Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dënohet me një vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Serbia dhe Kosova do të fitojnë vetëm atë për të cilën bien dakord në dialog, tha të premten ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott.
I pyetur se cili është maksimumi që mund të fitojë Serbia nga bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Scott tha se SHBA “vetëm i inkurajon të dyja palët të bëjnë dialog”.
“Ne i inkurajojmë të dyja palët të vijnë deri te kompromisi, sepse pa të nuk ka marrëveshje”, u tha Scott gazetarëve ne Beograd, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, kanë zhvilluar më 24 qershor rrethin e fundit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.
Me këto bisedime, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, synohet të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizimin e raporteve.
Top Channel