Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

NGATËRRUAN QYTETIN, PUTIN U DHURON BILETA
Dy tifozë argjentinas u bënë protagonistë të një aventurë të çuditshme, duke shkuar në Novgorod dhe jo në Nizhni Novgorod. Humbën ndeshjen me Kroacinë, por presidenti rus Putin u dhuroi 2 bileta për ndeshjen e Argjentinës me Nigerinë.

ERDOGAN U KTHEN FANELLAT OZILIT E GUNDOGANIT
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u zhgënjye nga paraqitja e Ozil e Gundogan, në Botërorin e Rusisë. Ai u ktheu lojtarëve të Gjermanisë fanellën me dedikim, që ata ua kishin dhuruar para kompeticionit.

AZMOUN LA KOMBËTAREN IRANIANE NË MOSHËN 23-VJEÇARE
Është vetëm 23 vjeç, por Azmoun vendosi të tërhiqet nga përfaqësuesja iraniane, sepse nuk e përballoi dot sulmin e medies për eliminimin nga Botërori. “Pati shumë kritika, nëna ime vuajti shumë”, deklaroi Azmoun.

KOREJA E JUGUT, LOJTARËT PRITEN ME VEZË E JASTËK
Koreja e Jugut u eliminua nga Botërori i Rusisë, pavarësisht fitores ndaj Gjermanisë. Për këtë arsye, futbollistët në momentin e mbërritjes në vend u pritën nga tifozët me vezë dhe jastëkë të mbuluar me flamurin britanik.

BATSHUAYI DHE FESTIMI QESHARAK PAS GOLIT
Golin e Belgjikës e shënoi Januzaj, por protagonist u bë edhe Batshuayi. Ky i fundit po gëzonte në momentin e shënimit të golit, por topi i goditur me forcë prej vet atij iu përplas në fytyrë, duke bërë që e gjithë bota të qeshë me episodin.

Top Channel