Mund të quhej si grupi me më pak interes në këtë Botëror, për shkak se në të merrnin pjesë ekipe relativisht mesatare dhe të së njëjtës peshë.

Por, mes Kolumbisë, Japonisë, Senegalit dhe Polonisë (së skualifikuar pas raundit të dytë) u desh një detaj i jashtëzakonshëm për të përcaktuar ekipet e kualifikuara.

Nëse Kolumbia arrin kreun e grupit me 6 pikë, pas fitores 1-0 ndaj Senegalit gjatë kësaj të enjteje, Japonia i falet rregullit të “Fair Play”-t për të prerë biletën si e dyta e grupit, pas humbjes 0-1 me Poloninë.

Senegali dhe Japonia ishin në kuotën e 4 pikëve, me golavarazh të barabartë 4-4 secila, por kartoni i verdhë i marrë nga Niang për afrikanët bëri që të eliminoheshin në këtë fazë, pasi në të trija ndeshjet janë ndëshkuar me 1 karton të verdhë më shumë sesa aziatikët.

Tashmë Kolumbia do të luajë me të dytin e grupit ku bëjnë pjesë Anglia e Belgjika, ndërsa Japonia pret kryesuesen e grupit G.

Top Channel