Lajmet kryesore të ditës, 27/06/2018 – Ora 20:00

27/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RAMA: OPOZITA HEDH BALTË EDHE PËR LAJMIN E MIRË

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe tha se vendimi i BE-së për hapjen e negociatave ishte zgjidhja optimale dhe cilësoi se nuk ka shtyrje të hapjes së negociatave, por vendim me afat kohor.

ZONA E ELBASANIT VUAN PËR RRUGË

Në zonën e Elbasanit janë rritur sipërfaqet e mbjella nëpër serra. Fermerët thonë se prodhimi është i lartë, por i penalizon rruga.

DHËRMIU NË 1 JAVË FESTIVAL

Festivali i Kalase do të mbledhë në plazhin e Dhërmiut për një javë 120 DJ të ndryshëm. Në natën e parë interpretimet e tyre i kanë ndjekur mbi dy mijë turistë të huaj.

PUTIN DO TAKOHET ME TRUP NË MËS TË KORRIKUT

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë rënë dakord mbi vendin dhe kohën e një samiti mes Presidentit Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin,  që do të zhvillohet gjatë vizitës së Trump në Evropë.

GJERMANIA DORËZON KURORËN

Gjermania eliminohet nga botërori Rusi 2018 që në fazën e grupeve kur cdo gjë rezultoi fatale në minutat shtesë ku pësuan dy gola nga koreanojugorët. Në këto momente fillon Zvicër – Kosta Rika dhe Serbi – Brazil

Top Channel