Negociatat në 2019, Ambasada Amerikane: Vendim pozitiv, rrisni ritmin e reformave

27/06/2018 11:25

Pas vendimit të shteteve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

Selia diplomatike amerikane, përgëzon Shqipërinë për marrjen e një afati zyrtar për nisjen e negociatave, vlerëson ecurinë e reformave të bëra deri më tani dhe inkurajon ecjen e mëtejshme të luftës ndaj krimit.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Top Channel