“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selin Bollatit rrëfehet në ‘Punë pa Teka’: Nuk isha mësuar pa të, kur e shihja që qante… 08/07 10:20
Simboli i shqiponjës pushtoi mediat botërore pas ndeshjes Zvicër-Serbi, kur dy lojtarët me origjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Lajmi mori jehonë edhe pas kërkesës së Serbisë, për të ndëshkuar dy futbollistët, por FIFA mendoi t’i dënojë ata vetëm me gjobë.
Ndërkohë tashmë, simboli i shqiponjës ka përfunduar i stampuar edhe në një shishe birre në Zvicër. Duket një lëvizje e zgjuar e kopanisë “Luzerner Bier”, duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve në këtë shtet.
Top Channel