Një 25-vjeçar nga Hasi është arrestuar pas ka tentuar të korruptojnë një efektiv policie, duke i ofruar atij para për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej për drejtimin e mjetit të tij tip Golf 5.

Mësohet se Kristal Brati është ndaluar nga patrulla e policisë pas është konstatuar se në aksin rrugor Thumanë – Lezhë, ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar, çka është provuar edhe nga matja e saj me anë të radarit.

Në këtë moment 25-vjeçari i ka ofruar 5000 lekë punonjësit të policisë rrugore, për të shmangur masën administrative që do ndëshkohej.

Arrestimi i tij në flagrancë u krye për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Top Channel