“Drejtësi për Nourën”, gjykata rrëzon dënimin me vdekje për 19-vjeçaren

27/06/2018 01:17

E reja sudaneze që u bë e njohur në të gjithë botën për rastin e saj, i shpëtoi tashmë dënimit me vdekje. Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Noura Hussein, që vrau bashkëshortin e saj për shkak se ai e kishte dhunuar në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo bëri që një gjykatë islame ta dënonte të renë me varje, por lajmi bëri bujë në të gjithë botën dhe nxiti shumë njerëz të famshëm të nisin fushatën “Justice for Noura”.

Gjatë ditës së martë, Gjykata e Apelit në Sudan vendosi të rrëzojë dënimin me vdekje, ndërsa do të lërë në burg 19-vjeçaren për vetëm 5 vite, për krimin e kryer.

Noura Hussein tha se burri i saj kishte marrë disa nga kushërinjtë e tij, të cilët dyshohet se e kishin mbajtur poshtë, kur ai e dhunonte. Kur dyshohet se u përpoq të bënte të njëjtën gjë ditën tjetër, ajo e gjuajti me thikë dhe duke i marrë jetën.

Top Channel