Argjentina nuk po gjen paqe as pas fitores me Nigerinë 2-1 që e kualifikoi për në 1/8 e finaleve.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video shumë e shkurtër ku mesa duket konfirmohet se komandën te nënkampionët e botës e kanë marrë Lionel Messi dhe Javier Mascherano dhe jo vetëm për sa i përket formacionit, por edhe në lidhje me administrimin e ndeshjes.

Në video, Sampaoli i drejtohej Messit dhe e pyeste për aktivizimin apo jo të Agueros, me futbollistin që mesa duket e dha miratimin e tij sepse sulmuesi i Manchester City hyri në fushën e lojës, në minutën e 75.

Top Channel