Eliminatoret e Europa League, UEFA publikon oraret për skuadrat shqiptare

27/06/2018 04:38

UEFA ka publikuar sot oraret zyrtare të sfidave të para të fazës eliminatore të Europa Leagues, ku marrin pjesë edhe 3 skuadra shqiptare.

Sfidat do të luhen më 12 Korrik, ndërsa skuadra e parë që do të zbresë në fushë, do të jetë Luftëtari. Gjirokastritët do të përballen me Ventspilsin në orën 16:45, në transfertë, ndërsa një javë më pas, do të luajnë ndeshjen e kthimit.

Po në të njëjtën ditë, por në orën 17:30, do të jetë Partizani që do të presë Mariborin në Tiranë, ndërsa në orën 19:00, Laçi do të zbresë në fushë në Qipro, përballë skuadrës së Anorthosisit.

Nga ana tjetër, sa i përket Ligës së Kampionëve, Kukësi do të zbresë në fushë më 11 Korrik, teksa në orën 19:00 do të presë kundërshtaren malteze Valletta, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Top Channel