Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

DITA E TË VËRTETËS PËR LIONEL MESSIN
Sot është dita e të vërtetës për Messin dhe Argjentinën, ndërsa do të kërkojë kualifikimin ndaj Nigerisë në grupin D. Islanda do të luajë me Kroacinë po për këtë grup, Danimarkë-Francë dhe Australi-Oeru janë ndeshjet e tjera në program.

GJERMANIA I KËRKON FALJE SUEDISË
Gjermania ka marrë përsipër përgjegjësitë për sjelljet provokative të pankinës në ndeshjen me Suedinë dhe për këtë arsye ka shkarkuar nga detyra shefin e zyrës së shtypit dhe përgjegjësin e logjistikës

NË RUSI ‘MUNGON’ BIRRA
Prej ditësh në Rusi është ngritur në alarm nga baret dhe pabet për mungesën e birrës. Austria ka ofruar ndihmën e saj duke nisur 20 kampionët e parë, ndërsa priten më shumë në ditët në vijim

PIJE FALAS PËR RRËZIMIN E NEYMAR
Një pab në Rio De Janeiro ka vendosur që të ofrojë një pije falas për të gjithë klientët, për çdo rrëzim që do të bëjë Neymar në ndeshjen me Serbinë, në program për të mërkurën

ANGLIA RIGJEN DELE ALLI
Te Anglia është larguar alarmi për mesfushorin Dele Alli. Futbollisti i Tottenham është rikthyer në stërvitje pas shqetësimeve që kishte në kofshë, pas ndeshjes me Tunizisë

Top Channel