Lajmet kryesore të ditës, 26/06/2018 – Ora 16:00

26/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
Për më tepër ndiqni videon:

INVESTIMET E HUAJA NË RËNIE

Investimet e huaja në vend janë të përqendruara vetëm në sektorin e energjisë dhe finalizimi i tyre krijon një gropë në ekonomi. Banka botërore paralajmëron rënie gjatë viteve në vijim.

GJYQI NDAJ ÇEZ, DY TË AKUZUAR

Në gjykatën e Tiranës pas shume ndërprerjes rinisi gjyqi për çështjen CEZ me të akuzuar dy ish drejtuesit çekë të kompanisë për mashtrim me 5 milionë euro.

KUSHTET PËR INTEGRIMIN EDHE MAQEDONISË

Kushtet për integrimin nga bundestagu gjerman i janë vendosur edhe Maqedonisë fqinje mbi sundimin e ligjit, luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit.

RAMA NË MBROJTJE TË LOJTARËVE TË ZVICRËS

Nismës në ndihmë të lojtarëve të Zvicrës që festuan me shenjën e shqiponjës, përveç tifozëve i ka dalë në ndihmë edhe kryeministri Rama, i cili njoftoi hapjen e një llogarie bankare me emrin “MOS KINI FRIKË NGA SHQIPONJA”

BOTËRORI “RUSI 2018”

Nisin në këto momente dy ndeshje të tjera të botërorit ku Australia gjendet përballë Perusë dhe Danimarka kërkon pikë nga Franca.

Top Channel