FIFA vendosi që të mos marrë parasysh kërkesën e Serbisë për të dënuar shqiponjën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pas golave të shënuar në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

Dy ditë përpara ndeshjes së fundit në grup kundër Kosta Rikës, ky është një lajm shumë i mirë për përfaqësuesen zvicerane, e cila në këtë çështje, veç dy lojtarëve kryesorë të formacionit të saj, që janë Xhaka dhe Shaqiri, kishte të përfshirë edhe kapitenin Stefan Lishtajner, i cili në shenjë solidarizimi bëri të njëjtin gjest në momentin e golit të Shaqirit, duke rrezikuar të goditej edhe nga tifozët serbë.

Megjithatë, të tre këta lojtarë janë gjobitur nga FIFA me shuma monetare. 10 000 franga zivcerane për Xhakën dhe Shaqirin dhe 5 000 franga për Lishtajner, duke i konsideruar festimet e tyre jo sportive dhe një sjellje kundër principeve të “fair play”-t.

Jo vetëm tre lojtarët zviceranë, por edhe Federata Serbe e Futbollit është gjobitur me 54 000 franga zvicerane për të njëjtën ndeshje. Në argumentin e vendimit të saj, FIFA sqaron se tifozët serbë kanë shfaqur postera diskriminues dhe kanë hedhur objekte në fushën e lojës.

Top Channel