Lajmet kryesore të ditës, 26/06/2018 – Ora 13:00

26/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

TAULANT BALLA: NUK KAM LIDHJE ME EUROT
Taulant Balla iu përgjigj akuzave të PD se garantoi futjen e eurove ne Shqipëri dhe akuzoi direkt Lulzim Bashën për lidhje me krimin. Balla mohoi kategorikisht lidhjen me eurot e sekuestruara dhe kërkoi të hapet hetim në lidhje me këtë.

HAHN: TË HAPEN NEGOCIATAT
Johannes Hahn i bën thirrje BE të hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një sinjal pozitiv nga BE, shtoi ai.

ZAEV: JAP DORËHEQJEN NËSE REFERENDUMI S’KA SUKSES
Në lidhje me referendumin Maqedonas për emrin e ri, Kryeministri Zoran Zaev u shpreh se është I gatshëm të dorëhiqet nëse populli voton kundër.

LIBIA KUNDËR KAMPIT TË REFUGJATËVE
Libia, një prej vendeve afrikane ku nisen më shumë emigrantët drejt Europës nuk pranon të ngrejë kampe refugjatësh. Propozimi në BE u bë nga Italia.

NDALOHET KALIMI NË AKSIN URA E DAJLANIT-SUKTH
Filloi sot restaurimi i segmentit Durrës- Sukth dhe policia njofton të gjithë përdoruesit e autostradës që të përdorin rrugën dytësore.

Top Channel