Lajmet kryesore të ditës, 24/06/2018 – Ora 20:00

24/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RIHAPET DOSJA “HAJDARI”
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia duket se kërkon vetëm përballje me ish-shefin e tij. “Nuk do të kërkojmë dhe nuk do të pranojmë një pafajësi në tavolinë, por duam një proces gjyqësor ku të dëgjohemi dhe të paraqesim prova dhe fakte konkrete”, tha avokati i tij.

NEGOCIATAT, FRANCA SHPREHET NË SAMIT
Franca, një nga tre vendet skeptike të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, do të deklarojë qëndrimin e saj në samitin e liderëve të unionit, në 28 qershor.

SHBA: PAVARËSIA E KOSOVËS, E PËRHERSHME
Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se pretendimet e Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës, janë të rreme.

SHBA, NIS PLANI PËR FËMIJËT MESIKANË
Qeveria amerikane tha se ende kishte 2 053 fëmijë në paraburgim, të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre. SHBA ka vendosur planifikimin e hollësishëm mbi atë se si do të bashkonte familjet.

HAMILTON FITON NË FRANCË
Ljuis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Francës, të parin në 10 vjet. Pas tij u rendit Verstapen, ndërsa Raikkonen përfundoi i treti. Vettel që u përplas në nisje, e mbylli garën i pesti.

Top Channel