Taulant Balla reagon ndaj Bashës: O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma

25/06/2018 13:16

Basha akuzoi Taulant Ballën se ishte ai personi që kishte garantuar hyrjen e sasisë rekord të eurove një ditë më parë në Portin e Durrës, ndërkohë për këto akuza ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste.

“O Babale! Mjerë kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh!”, shkruan Balla në Facebook.

Më tej, Balla i quan akuzat e Bashës si gënjeshtrat e radhës nga kreu i PD. “Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve”, shkruan Balla.

Top Channel