21 kuadro që paraqesin popuj në ecje, ku nuk dallon dot qartë një figurë në veçanti, po ku miliona të tilla formojnë imazhin dhe tablonë e madhe. Për herë të parë artisti italian Xigano lë Siçilinë dhe vjen të ekspozojë në Tiranë.

“Nudo dhe Crudo, sepse kështu e vërteta, është esenca e një njeriu, e një populli, pa korniza dhe pa asnjë telajo. Kështu janë edhe këto kuadro që kam ekspozuar këtu, nuk kanë korniza, sepse përmbajtja e tyre qëndron në brendinë që ato përfaqësojnë”, deklaroi Xinago.

Kuadro që paraqesin popuj në ecje e në mes tyre edhe afirmimin e popullit shqiptar që këto vite është në lëvizje. Kështu e sheh popullin shqiptar, të cilin e ka njohur përmes mikes së tij Beli Cafit, e të tjerëve shqiptarë që ka njohur më vonë, të cilëve u dedikon këtë ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar.

“Unë Shqipërinë e kam pikturuar në veçanti në një kuadro të titulluar “Të pikturosh popujt”, në të cilën gjen ngjyrat e tokës dhe jeshilen, pasi këtu ka shumë bimësi. Ka shumë lëvizje në këtë kuadro, sepse për mua toka shqiptare është një tokë në lëvizje. E lidh atë me kafen e tokës, të gjelbrën e pemëve dhe shpirtin e njerëzve shqiptarë, që është shumëngjyrësh”, deklaroi piktori.

Top Channel