“Detektori i gënjeshtrave”, zbulon të vërtetat mes çiftit të “çmendur”, këtë fundjavë në Teatrin Metropol Romët dhe egjiptianët historikisht kanë bashkëjetuar me pjesë tjetër të popullsisë në Shqipëri, por shumë pak dihet për kulturën, gjuhën, identitetin, origjinën dhe traditat e kësaj pjese të popullsisë.
Për herë të parë Departamenti i Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit ka ndërmarrë një iniciativë të guximshme, duke organizuar një konferencë shkencore ndërkombëtare për hulumtime rreth këtyre minoriteteve.
“Edhe qëllim shkencor, por edhe qëllim njerëzor, etik dhe moral, duke e konsideruar pikërisht këtë vizion të Universitetit, si një qendër të kërkimit shkencor dhe si një qendër të integrimit njerëzor, një qendër që i shërben komunitetit”, deklaroi Teuta Toska, pedagoge e universitetit “Aleksandër Xhuvani.
Mos njohja e gjuhës dhe kulturës së këtij komuniteti nuk është vetëm realitet shqiptar, por gjithëballkanas. Kjo konferencë pritet të hedhë hapat e parë në një hulumtim të gjerë shkencor.
Organizime të tilla janë të rëndësishme edhe për vetë komunitetin i cili mbi të gjithë vlerëson njohjen nga qeveria shqiptare si pakicë kombëtare me të drejtat që kjo njohje sjell.
Universiteti Aleksandër Xhuvani i Elbasanit prej disa vitesh tashmë ka bërë pjesë të kurrikulës së tij Gjuhën Rome, e cila së bashku me Gjuhën Shqipe studiohet si degë e veçantë në këtë universitet.
Top Channel