E enjte, 13 Shtator 2018
09:49
Apple, “iPhone” më të mëdhenj e më të shtrenjtë

Kompania “Apple” prezantoi produktet e saj më të reja “iPhone”, më të mëdhatë ndonjëherë dhe më të shtrenjtët, por edhe një orë dore që sinjalizon problemet me zemrën, mbrëmjen e së mërkurës në “Steve Jobs Theaters”.

09:43
Vjeshta erdhi… zgjidhini xhinset tuaja!

Gjatë verës i lamë në dollap, por me ardhjen e vjeshtës xhinset rikthehen fuqishëm dhe do të jenë një veshje që nuk mungon nga mëngjesi në darkë. Por cilat janë trendët e këtij viti?

09:42
Fiton 5 milionë euro në lotari, pensionistja humb ndjenjat

Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë humbi ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (Gërvisht dhe fito).

09:30
Akrepi, shenja e ditës

Afërdita sot të bën të ndjehesh më tërheqëse dhe për të joshur një person që të pëlqen vish rrobat e tua të preferuara dhe buzëqesh me simpati.

09:12
I uron vdekjen e fëmijëve në Instagram, Bonucci nuk përmbahet në reagimin e tij

“Vdekshin të dy fëmijët e tu!” Ky është mesazhi që ka marrë në Instagram futbollisti i Juventusit dhe kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci.

08:48
Kaliforni, vret gruan dhe 4 persona të tjerë. Në fund vetëvritet

Një burrë amerikan ka vrarë 5 persona, përfshirë gruan e tij, dhe më pas ka vrarë edhe veten në dy sulme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Bejkërsfilld të Kalifornisë.

08:38
Muller: E kemi mendjen te Champions-i

Thomas Müller tha të mërkurën se është i bindur se Bayern Munchen do ta përballojë këtë edicion të Champions League me më shumë vendosmëri se zakonisht.

08:26
Kinë, futet me makinë mes njerëzve; 11 viktima

11 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur pasi një makinë u fut mes njerëzve në një shesh në Hengyang.

08:14
Liberalizimi i vizave për Kosovën, PE vendos sot

Parlamenti Europian do të votojë sot rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, siç informon përmes një njoftimi Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) i PE-së.

E mërkurë, 12 Shtator 2018
23:04
U dëmtua ndaj Shqipërisë, Cutrone qetëson kampin kuqezi

Jo vetëm Gattuso, por i gjithë mjedisi kuqezi u trodh mbrëmjen e kaluar kur në minutën e 34 të ndeshjes së Shpresave mes Italisë dhe Shqipërisë, Cutrone u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një probleme me kyçin e këmbës së majtë.

23:00
Dita e fundit e sigurt, “Florence” detyron evakuimin e 1.7 milionë njerëzve

Rrugët në zonat e brigjeve lindore amerikane janë të mbingarkuara me trafik për shkak të numrit të madh të njerëzve që po tentojnë ti largohen sa më shumë që të munden, stuhisë më të madhe të jetës së tyre. Rreth 1.7 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në Karolinën e Jugut, atë të veriut dhe në Virxhinia.

22:55
Trump, masa kundër ndërhyrjeve në zgjedhje

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që parashikon sanksione ndëshkuese ndaj të huajve që ndërhyjnë në zgjedhjet amerikane. Vendimi vjen dy vjet pasi Rusia dyshohet se ka ndërhyrë me qëllim fitoren e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

22:53
“Rikthejmë Milanin aty ku e meriton”

Në një intervistë për mediat italiane mesfushori argjentinas, i cili është truri i skuadrës së Gattusos në mesfushë është shfaqur i sigurt se kuqezinjtë do të zhvillojnë një kampionat pozitiv.

22:51
TopAwards/ Shaolin Gang futet në “The Top List” me këngën e re

Të njohur më parë si dyshja e pandarë Blunt dhe Real 1, tashmë dy artistët kanë ndryshuar emrin dhe njihen me emrin e ri të artit Shaolin Gang.

22:42
Vjen momenti i shumëpritur; Apple prezanton modelet e reja

Apple ka lançuar pasditen e së mërkurës tre modele të rinj të gjeneratës iPhone X, dy prej të cilave janë më të mëdha se më parë.

22:40
Botërori i vitit 2030, Spanja vendos kandidaturën

Duket larg, por vitet ikin shpejtë dhe Spanja ka hedhur kandidaturën që tani për të organizuar Botërorin e vitit 2030.

22:02
“Dybala ikën nga Juventusi që në janar”

Pas transferimit të bujshëm të Ronaldos në Torino u fol për një largim të mundshëm të Dybala në drejtim të Realit në orët e fundit të merkatos së verës, por ndërsa kjo gjë nuk ndodhi, tashmë dalin të tjera deklarata se argjentinasi do të braktisë Juventusin.

21:49
Aksioni kundër “Grupit të Niklës”, policia detaje mbi operacionin

Policia e Shtetit zbarkoi këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve. Duke ushtruar kontroll edhe në banesën e Durim Bamit, i cili trazoi politikën shqiptare me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi.

21:37
Lira turke dhe dilemat e qeverisë

Banka Qendrore Turke po përballet me një presion në rritje për të ngritur normat e interesit në një takim të enjten me synimin për të mbrojtur vlerën e një monedhe në rënie dhe për të frenuar inflacionin dy shifror. Por mbeten shqetësime lidhur me kontrollin që ka Presidenti Rexhep Tajip Erdogan mbi politikën monetare të vendit.

21:23
Pamje apokaliptike në Krime – FOTO

Një stuhi e vërtetë përfshiu së fundmi rajonin e Krimesë ditët e fundit, me shi, tornado dhe vetëtima.

21:17
Veliaj me kryebashkiakun e Sarajevës: Ngremë nivelin e bashkëpunimit

Tirana dhe Sarajeva do ta çojnë në një nivel tjetër bashkëpunimin mes tyre, në të mirë të qytetarëve të të dyja kryeqyteteve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Sarajevës, Abdulah Skaka, me të cilin ndau një bisedë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shtimin e marrëdhënieve mes dy bashkive në fushat e shkëmbimeve tregtare, biznesit, rinisë dhe kulturës.

20:41
Skandali/ Fruta dhe perime me nitrite 10 herë më të lartë se norma

Fiks Fare i rikthehet sot sigurisë ushqimore, pranisë së nitratit dhe mënyrës së përdorimit të hormoneve në prodhimet bujqësore. Nga vëzhgimi i bërë nga gazetarët e Fiks Fare janë gjetur raste të pranisë së nitrateve dhe nitriteve tek frutat dhe perimet në vlera shumë të larta, ndërkohe që asnjë laborator i certifikuar në Shqipëri nuk është në gjendje që të kryejë analiza të tilla.

20:37
Afrikë, SHBA-të përshkallëzojnë luftën me dronë që i shpëton vëmendjes mediatike

Në muajt e ardhshëm, ushtria amerikane do komandojë nëpër Afrikë fluturimin e dronëve më të fundit, të armatosur me bomba.

20:17
Restaurohen rrugët e Shkodrës; Gjiknuri: Bashkia të bashkëpunojë për by-pass

Kantieri i ndërtimit të rrugës Shkodër-Murriqan është inspektuar nga ministrat Gjiknuri dhe Bushati. Kjo rruge 12 kilometra do restaurohet me një fond prej 1.48 milionë euro.

20:03
Bushati-Zaev: Vota pro emrit të ri, rruga e vetme drejt NATO-s e BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare në Maqedoni ku është takuar me kryeministrin Zoran Zaev.

20:01
Vazhdon përplasja për “Teatrin”, PS: Do bëhet garë. PD kundër prishjes së ndërtesës

Në segmentin e oborrit të Kuvendit dikur parakalonte Ilir Meta, atëherë kryetar i institucionit. Në mungesë të protagonizmit të Gramoz Rucit, skenën e mori Eduard Shalsi, që pohoi se mazhoranca do ta ndryshojë ligjin për Teatrin duke hapur garën, por nuk e ka me qejf t’i japë të drejtë Metës, tashmë President, duke i pranuar dekretin që ktheu ligjin. Për këtë është menduar një formulë e posaçme.

19:53
KLSH, Leskaj do zëvendësohet, nis procedura në Kuvend

Mandati i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj përfundon në fillim të dhjetorit, ndërkohë që Kuvendi po përgatit nisjen e procesit për zëvendësimin e tij.

19:40
“Rregullat e Vrasjes së Përsosur 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 15, i fundit

Analiza nuk e përballon më presionin dhe përpiqet të arratiset, ndërkohë që Uesi i afrohet gjithnjë e më shumë zbulimit të detajeve të rëndësishme për të shkuarën e tij.

19:30
Kimikatet tek frutat; Investigimi i “Fiks Fare” zbulon nivelet e rrezikshme

Fiks Fare i rikthehet sot çështjes së sigurisë ushqimore, pranisë së nitratit dhe mënyrës së përdorimit të hormoneve në prodhimet bujqësore.

18:50
5 fëmijë me Roman Abramovich, flet për herë të parë ish-gruaja e manjatit rus

Ish-gruaja e Roman Abramovich ka dhënë intervistën e saj të parë 11 vjet pas ndarjes me manjatin rus, Roman Abramovich.

18:21
Dëmtimi i rëndë i çiklistit në Xhiron e Spanjës – VIDEO

Çiklisti Fabio Aru pësoi një rënie mjaft të rrezikshme në etapën e 17-të të Xhiros së Spanjës.

18:05
Vietnami: Mos konsumoni më mish qeni

Në disa vende aziatike, kryesisht në Vietnam, qeni nuk është thjesht një kafshë që ruan shtëpinë, por mishi i tij shërbehet edhe në tavolina.

17:42
Në bashkëpunim me komunitetin, policia sekuestron 4 armë zjarri. Arrestohet poseduesi

Në kuadër të bashkëpunimit Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, kanë mësuar se në fshatin Dorëz, në një banesë kishte armë zjarri.

17:36
Heronjtë e kohëve moderne, dy mësues ndërtojnë vetë shkollën

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho janë heronj të kohëve moderne! Ata janë të dy mësues, ndërsa ëndrrën tyre e kanë bërë realitet së fundmi duke ndërtuar vetë shkollën në zonën e Vëndresh Mal, në Skrapar.

17:24
Prokurorja e Apelit Shkodër rrëzohet edhe në KPA, shkarkohet

Besa Nikëhasani, prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër, tashmë mund të quhet ish-prokurore, pasi vendimi quhet i formës se prerë.

17:06
Tabaku në Top Talk: S’ka bojkot, por Kuvendi është zhvlerësuar

E ftuar në “Top Talk”, Jorida Tabaku mohoi që të ketë një vendim nga ana e opozitës për bojkot të Kuvendit, pavarësisht faktit se në 2 seancat e para të këtij sesioni nuk ka marrë pjesë.

17:06
Ilaçet, reagon Fondi: Ja pse përjashtohen disa pacientë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore pranon që medikamenti me të cilët trajtohen pacientët me probleme kardiake është i mirë, por i sipas tyre është i kushtueshëm.

16:59
Nikolla në Rubik, libra falas për familjet në nevojë

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka qenë e pranishme në zonën e Mirditës ku ka shpërndarë libra falas për familjet nga kategoritë e veçanta përfituese.

16:43
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 58

Bibia i kërkon Kaios ndihmë për të liruar Rubinjon nga burgu. Ajo i kërkon mbrojtje për Rubinjon në burg edhe shefit te bandës.

16:31
Landfill për mbetjet e Vlorës, prezantohet projekti

Një landfill për depozitimin e mbetjeve në jug të vendit do të ndërtohet në fshatin Sherishte të Vlorës.

16:16
Shkollat profesionale në Elbasan, rritet numri i nxënësve që regjistrohen

Duke ndjekur traditën e tij të familjes dhe për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë biznesit familjar Florenc Hyka zgjodhi të studiojë ekonomi–biznes në shkollën profesional “Ali Myftiu” në Elbasan.

15:59
Tabaku në “Top Talk”: Vetting në politikë dhe ngritje e SPAK e BKH-së

Në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, deputetja demokrate Jorida Tabaku foli edhe për nismën e PD-së për vettingun në politikë.

15:55
“Top Talk”, Tabaku: Edhe me garë të hapur, kundër prishjes së Teatrit

E ftuara e kësaj të mërkure në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, në Top Channel, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, biseda me të cilën është fokusuar fillimisht te çështja e Teatrit Kombëtar dhe përfshirja e Komisionit Europian në të.

15:40
“Teatri”, PD: Jemi kundër, shkel parimet kushtetuese

Partia Demokratike ka reaguar përmes Albana Vokshit pas deklaratës së socialistit Eduard Shalësi, duke thënë se tjetërsimi i pronës publike shkel parimet kushtetuese, duke shprehur qëndrimin kundër amendimit të ligjit të teatrit.

15:39
Basha takon Veselin: Theksi për Kosovën dhe rajonin është uniteti

Pas Metës kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli u takua me kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se në këto kohë sfidash theksi për Kosovën dhe rajonin është uniteti.

15:36
Obeziteti kërcënon jetëgjatësinë në Europë

Jetëgjatësia në Europë vazhdon të rritet, mirëpo obeziteti dhe rritja e numrit të personave që vuajnë nga mbipesha rrezikon përmbysjen e këtij trendi, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

15:20
Porosia e Metës për Kosovën: Nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm

Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Shqipërinë. Ka qenë kjo deklarata e kreut të shtetit Ilir Meta gjatë takimit me kryeparlamentarin e Kosovës Kadri Veseli dhe zv.kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

15:15
Libra falas për 125 mijë nxënës, nga klasa e parë në të katërtën

Në shkollën “Ali Demi” janë rreth 500 nxënës të klasave të para deri tek e katërta, që librat shkollorë i përfitojnë falas. Por, ekziston gjithashtu një familje në këtë shkollë, që nuk i ka marrë ende librat falas, arsye për të cilën drejtoresha e shkollës, e shoqëruar nga mësuesja kujdestare iu drejtua shtëpisë së 10-vjeçares për t’ia dhuruar personalisht tekstet e klasës së katërt.

15:03
Digjitalizimi, detyrim europian. Ligji u miratua në 2012. Shqipëria u kritikua për vonesën

Ndërprerja e transmetimeve televizive në sistemin analog dhe kalimi i tyre në digjital është një proces i detyrueshëm për të gjitha vendet europiane, gjithashtu edhe për Shqipërinë, që ka nisur shumë vite më parë.

15:01
Bushati dhe Gjiknuri në Murriqan: Bashkia Shkodër ti japë dritën jeshile ARRSH-së për By pass-in

Ministrat Bushati dhe Gjiknuri kanë inspektuar punimet për rehabilitimin e rrugës Shkodër- Murriqan, prej nga kërkuar bashkëpuninin e bashkisë së Shkodrës për ndërtimin e By Pass.

14:29
BE miraton ndryshimet e rishikuara të të drejtave të autorit

Ligjet e reja kontroverse për të drejtat e autorit janë miratuar nga deputetët e Parlamentit Europian, sigurisht me ndryshime që prej versionit të parë të muajit korrik, kur direktiva u refuzua po me votë. Megjithatë, kritikët thonë se ato mbeten ende problematike.

14:24
I njihni këto vogëlushe? Kanë vetëm 2 javë diferencë

Ato lindën vetëm dy javë larg njëra-tjetrës, por do të rriten së bashku, si pjesë e klanit Kardashian-Jenner.

14:08
Duka: Panucci nuk është në diskutim!

Cristian Panucci nuk është në diskutim si trajneri i Shqipërisë. Këtë gjë e ka konfirmuar publikisht Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili e ka rikonfirmuar trajnerin duke i dalë krah pas humbjes në Gllasgou, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

14:05
Demi Rose nuk ndalet (FOTO)

Linjat provokuese e kanë kthyer Demi Rose në një sensacion të rrjeteve sociale teksa ka mbi 7.4 milionë ndjekës.

14:00
Teatri, Shalsi: Thirrje çdo subjekti për të zhvilluar projektin

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi u shpreh se pas letrës së KE-sw për Teatrin Kombëtar, shumica ka vendosur që të rihapë garën për ndërtimin e teatrit.

13:53
Pirlo do të rikthehet të luajë futboll? Zbulohet oferta për ish-mesfushorin

Andrea Pirlo mund të kthehet të luajë futboll një vit pas tërheqjes së tij nga fushat e blerta.

13:51
Ironia e amerikanëve me ushqimin italian (FOTO)

Amerikanët njihen për një kuzhinë që përfshin më tepër ushqimin e shpejtë, dhe për shkak të kulturave të ndryshme dhe restorantet janë nga më të ndryshmet, kinez, italian, meksikan etj.

13:51
Thaçi, në Shkup bën thirrje për votë masive pro referendumit

Gjatë vizitës së tij në Shkup, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë dhe sidomos shqiptarëve të atjeshëm, që pa hezitim të dalin dhe të votojnë në referendumin për emrin, që organizohet më 30 shtator.

13:41
Vidhet dyqani, por hajdutët marrin vetëm këpucën e djathtë (VIDEO)

Provo të ecësh me këto këpucë. Në Virginia të SHBA kanë vjedhur një dyqan këpucësh. Deri këtu është një lajm normal kronike, pro e çuditshmja është se hajdutët kanë vjedhur vetëm këpucët e këmbës së djathtë.

13:24
PE vendos të ndëshkojë Hungarinë, pengesë bëhet Polonia

Parlamenti Europian votoi për të dënuar Hungarinë për goditjen nga ana e saj të institucioneve demokratike, duke nisur një proces që mund të çojë në përfundim në pezullimin e të drejtës së votës të këtij vendi në bllok.

13:20
“Paguani dhe për urinën e kafshëve”, por pronari gjobitet

Një shenjë sarkastike në dritaren e një restoranti në Konektikat të SHBA i kërkon njerëzve të mos lejojnë qentë e tyre të urinojnë në lulen jashtë lokalit dhe kjo ka bërë që të hajë një gjobë prej 250 dollarë.

13:05
“Tërbimi” i Serenës, arbitrat mendojnë ta bojkotojnë

Polemikat e forta që shpërthyen në finalen e femrave të “US Open” mes Serena Williams dhe arbitrit të ndeshjes Carlos Ramos, vazhdojnë të shkaktojnë debate në medien sportive dhe jo vetëm. Opinionet janë të ndryshme në lidhje me sjelljen e tenistes amerikane. Disa e mbrojnë ish-numrin 1 të botës, e disa të tjerë i dalin kundër.

12:54
Formulës 1 i rikthehet emri Schumacher

Botërori i Formulës 1 duket se shumë shpejt do të ketë një tjetër Schumacher në pistë. Bëhet fjalë për Mick Schumacher, djalin e legjendës 7 herë kampion bote, Michael, që me sa duket është vënë në shënjestrën e Toro Rossos.

12:42
Uragani “Florence” kërcënon të sjellë dallgë vdekjeprurëse

Uragani “Florence”, i konsideruar edhe si stuhia më e fuqishme që kërcënon pjesët qendrore të Lindjes së Shteteve të Bashkuara, përfshi shtetet e Karolinës së Veriut e të Jugut, në afro 3 dekada, pritet të përforcohet ndjeshëm sipas parashikimeve.

12:41
Arrestohet kreu i “shoqatës artistike” që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni

Pas denoncimit në “Fiks Fare”, policia ka arrestuar Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni.

12:05
Aksion kundër “grupit të Niklës”. Policia shoqëron 11 persona pas operacionit

Policia e Shtetit zbarkoi këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve.

12:04
Weah, titullari 52-vjeçar në miqësoren Liberi-Nigeri

Më 1 tetor do të festojë 52-vjetorin e tij, por duket se George Weah është mjaftueshëm në formë për të luajtur si titullar për thuajse 90 minuta të plota me fanellën e kombëtares së tij, që një natë më parë luajti ndaj Nigerisë, me këtë të fundit që fitoi 2-1.

11:56
Basha: Jeta e Azemit duhet të na frymëzojë. Shteti i lidhur me krimin, pengesë për në Evropë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit se, “sot, më shumë se kurrë, jeta e shkurtër por e plotë e Azemit, duhet të na frymëzojë”.

11:43
Miqësoret latine, Brazil i pamëshirshëm. Argjentina, “paqe” me Kolumbinë

Argjentina dhe Kolumbia e mbyllën “në paqe” sfidën e tyre miqësore me njëra-tjetrën, të zhvilluar në “East Rutherford” të New Jerseyt. Në këtë përballje, njeriu i ndeshjes për bardhekaltrit u bë pikërisht portieri Armani i River Plate.

11:15
Thaçi viziton Shkupin, takime me Zaevin e Xhaferin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të ndalet këtë të mërkurë për një vizitë të shkurtër në kryeqytetin e Maqedonisë, aty ku do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe krerë të partive të tjera politike.

11:11
Veseli: Territori ynë, i panegociueshëm

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua paraditen e së mërkurës me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi. Pas takimit, kryetarët e kuvendeve dolën në një konferencë për shtyp, aty ku Veseli theksoi se “territori i Kosovës është i panegociueshëm”.

10:59
Të gjithë në radhë për sytë. Fëmijë e pacientë presin doktorin në spitalin e Laçit

Vetëm tre ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në Spitalin e Laçit ka një dyndje nxënësish për të kryer kontrollet mjekësore të detyrueshme.

10:53
Qendrimet skeptike për zgjerimin, Juncker: Unitet për Ballkanin Perëndimor, njëherë e përgjithmonë!

Në një kohë kur Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezervat e tyre për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker bën thirrje për unitet për çështjen e Ballkanit Perëndimor.

10:47
Besnik Mustafaj, “letër” Azem Hajdarit: PD-ja nuk është sot aty ku do doje

Në ceremoninë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, Besnik Mustafaj pati një kritikë të fortë për Partinë Demokratike.

10:44
Përkujtohet Azem Hajdari. Ceremoni për 20-vjetorin e vdekjes në Tiranë

20 vjet nga vrasja e një prej figurave të rëndësishme të lëvizjes së dhjetorit ’90 dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Azem Hajdari vlerësohet si një figurë epokale, që ka lënë gjurmë me vlerat, por edhe kurajon e tij.

10:41
Fjalimi i fundit, Juncker: BE, 10 mijë trupa në kufi; “Brexit”, emigracioni dhe populizmi…

Bashkimi Europian planifikon të përforcojë me 10 mijë trupa të tjerë rojet kufitare për të ndalur emigrimin e paligjshëm deri në vitin 2020.

10:30
“Dita Kombëtare” e Katalonjës, një milion vetë në “marshimin pa fund”

Rreth një milion njerëz dolën në rrugët e Barcelonës të martën, për të shënuar “Ditën Kombëtare” të Katalonjës, duke shfaqur sërish mbështetjen e pakufizuar për pavarësi. Festimi i përvitshëm është i pari që pas përpjekjes së dështuar të Katalonjës për t’u mëvetësuar nga Spanja, tetorin e vitit të kaluar.

10:25
“Zbërthehet” Alfa Romeo (Foto)

Alfa Romeo ka vendosur që të “zbërthejë” makinat e veta historike në një ekspozitë shumë të veçantë, të çelur në Areze të Italisë.

10:18
Xhaketat e vjeshtës (FOTO)

Duket sikur dje ishim duke blerë bikini për në plazh dhe sandale vere për në valixhen e pushimeve, ndërsa tani duhet të mendojmë për xhaketat e vjeshtës për muajt e ardhshëm.

10:06
Të shtunën, aksion i gjerë pastrimi në kryeqytet. Veliaj: Ta bëjmë Tiranën xixë për vitin e ri shkollor

Për të mirëpritur nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollave, por edhe ata që rikthehen në to për të vijuar rrugën e dijes, Bashkia e Tiranës, në kuadër edhe të Ditë Botërore të Pastrimit, do të organizojë ditën e shtunë, më 15 shtator, një aksion të gjerë në gjithë territorin e saj për heqjen e mbetjeve dhe papastërtive.

09:56
Në zyrë, si në dashuri… çështje kimie

Flitet shpesh për kimi në dashuri, duke theksuar tërheqjen reciproke apo dhe dashurinë me shikim të parë mes dy personave. Por ja që e njëjta mund të thuhet edhe për lidhjet njerëzore, ku raportet e tërheqjes, simpatisë e antipatisë në ambientin që punon në të vërtetë është çështje kimie, e hormoneve tona.

09:51
“Qytetarë, jo kriminelë”. Putin: Kemi identifikuar të dyshuarit e Londrës për sulmin me “Novichok”

Duke folur në një forum ekonomik të mbajtur në Vladivostok, presidenti i Rusisë Vladimir Putin njoftoi se Moska i ka identifikuar dhe gjetur të dyshuarit e sulmit me agjentin nervor “Novichok” në Salisbury të Britanisë së Madhe. Madje, ai i fton të dyshuarit që të shfaqen e të flasin për mediet, pasi siç tha, “kanë shumë për të treguar nga historia e tyre si qytetarë të thjeshtë dhe jo kriminelë”.

09:43
Instagrami dhe realiteti. Artistja gjermane tregon ndryshimin (Foto)

Të gjithë kemi një moment kur mendojmë për jetën tonë duke bërë “scroll” në Instagram, pasi shohim të gjithë ata njerëz të lumtur me poza perfekte në këtë rrjet social.

09:36
Peshorja, shenja e ditës

Yjet sot të bënë gati të harrosh problemet dhe shqetësimet. Përgatitu për të papritura në çdo fushë të jetës!

09:28
Bllokohet aeroporti i Beogradit, devijohet fluturimi nga Tirana

Një avion i linjës ajrore “Air Serbia”, me itinerar nga Tirana drejt Beogradit që është nisur mëngjesin e kësaj të mërkure në orën 4:35, nuk ka mundur të mbërrijë në kryeqytetin serb, por ka devijuar fluturimin përkohësisht në Rumani.

09:23
Nuk ka para’ për filmin. Kineastët: Shqipëria, e fundit në rajon për financimet

Ndërsa po diskutohet krijimi i një strategjie kombëtare për kulturën, kineastët e vendosin theksin tek buxheti, i cili është më i ulti për industrinë e filmit në gjithë Ballkanin.

09:07
Qeveria e Vietnamit, apel popullit: Mos hani mish qeni!

Zyrtarët në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi u bënë thirrje banorëve që të ndalojnë konsumin e mishit të qenit, pasi mund të dëmtojë reputacionin e qytetit dhe të çojë në sëmundje si tërbimi.

09:00
Brazil, Lula tërhiqet nga zgjedhjet presidenciale

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva nuk do të jetë në garë në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur një nga drejtuesit e Partisë së Punëtorëve, jashtë burgut ku 72-vjeçari Lula po vuan dënimin me 12 vjet heqje lirie.

08:49
“Magjia” e Asensios (Video)

Marco Asensio di të shënojë vetëm gola spektakolarë dhe këtë gjë e tregoi edhe në ndeshjen që Spanja luajti ndaj Kroacisë.

08:19
Sergio Ramos feston golin me… shqiponjë

Spanja e Luis Enriques fitoi 6-0 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, por ajo që ra në sy në takimin e zhvilluar në Elçe ishte festimi i golit nga ana e Sergio Ramos.

E martë, 11 Shtator 2018
23:59
Ndryshimi i kufijve, Shqiprim Arifi në Top Show: “I vraftë buka” nëse përdorin politikisht Luginën

Një ditë pasi liderët e Komunës së Preshevës cituan një rezolutë për bashkimin me Kosovën, kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, ishte i ftuar në studion e Top Show.

23:48
“Kufiri i padukshem” – Çfarë do të ndodhë në episodin 7

Gabrielin e thërret ish komandanti Pini, i cili i tregon se Counterpoint ishte një skemë për të mbledhur para të pista për të financuar pensionet e policëve.

23:02
Vettingu i politikanëve, PS e PD përplasen në “Top Show”

Vettingu i politikanëve ka përplasur për herë të parë në një studio televizive PS dhe PD kur kjo e fundit, pak ditë më parë, depozitoi nismën për ndryshim të kushtetutës për të finalizuar atë që ata e shohin si shkëputjen e politikës me krimin.

22:34
Top Show/ “Vetting-u në politikë nuk bëhet dot”

Vetting-u i politikanëve ishte tema e diskutimit në “Top Show” mbrëmjen e së martës.

22:27
Tevez: Messi, kurrë në palestër. Ronaldo i “çmendur”!

Argjentinasi Carlos Tevez, një njohës i mirë i yjeve aktual të futbollit, Lionel Messi, e Cristiano Ronaldo, ka bërë një krahasim mes të dyve, duke shpjeguar diferencat.

22:16
“Madame Secretary 3” – Çfarë do të ndodhë në episodin 12 dhe 133

Pas vdekjes së babait të Henrit, familja e tronditur nga dhimbja zbulon sekrete të rënda. Rasëlli i fsheh një informacion shumë domethënës ekipit të Elizabetës.

22:13
Kreu i Gardës ruse sfidon në duel Navalny-n

Kreu i Gardës Kombëtare të Rusisë ka ngarkuar një video, ku sfidon udhëheqësin e opozitës dhe aktivistin anti-korrupsion Alexei Navalny në një duel.

21:39
Tre ditë pushim në javë, e kërkojnë sindikatat

Fundjava tre ditore duhet të jetë një normë. Kjo është kërkesa e sindikatës kryesore të punonjësve në Britaninë e Madhe që argumenton se teknologjia e re krijon pasuri mjaftueshëm.

21:17
Uragani “Florence”, Trump shpall emergjencën

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një numër paralajmërimesh në pritje të Uraganit Florence, që ka fituar fuqi ndërsa po i afrohet Karolinës Jugore dhe veriore.

21:05
Kërcënimi i mjekëve, Fondi s’ka përgjigje për mosdhënien e ilaçeve me rimbursim

Nëse pacientët sorollaten për të përfituar me rimbursim “xarelton”, e nga ana tjetër mjekët kërcënohen me vendin e punës apo dhe gjoba nëse e rimbursojnë në Fondin e Sigurimeve të kujdesit shëndetësor nuk japin asnjë sqarim.