Pasi humbi një futbollist influencues si Rafinha, për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit, Barcelona detyrohet të bëjë llogaritë pa disa lojtarë të tjerë vendimtarë që mund të cënojnë fushatën impenjuese dhe kalendarin e ngjeshur.

Trajneri Ernesto Valverde do të duhet të bëjë në sfidat e radhës pa sulmuesin uruguaian Luis Suarez, pa Arthur dhe Cilesen që nuk janë grumbulluar për sfidën që katalanasit do të luajnë në Eind’hoven, ndaj PSV.

Kështu infiermieria e skuadrës “blaugrana” arrin në një numër emergjence pasi vec këtyre, në pit stop janë Rafinha, Sergi Roberto, Samper e Vermaelen. të vetmit futbollistë që mund të rikuperohen janë Coutinho e Rakitiç që kanë marrë lejen e stafit mjekësor.

Barcelona ka humbur kreun e La Ligës, po zhvillon një lojë me oshilacione që lë për të dëshiruar dhe në mbrojtje ka shumë probleme. Vështirësive teknike i shtohet tashmë dhe fati i keq.

Dëmtimi me më tepër peshë është ai i uruguaianit Suarez që do të mungojë të paktën dy javë, pasi gjuri i tij i djathtë do të trajtohet me qeliza staminale.

Top Channel