Shprehja “What the fuck” gjatë mbledhjes së dy qeverie në Pejë nga kryeministri është interpretuar nga jo pak persona si një sulm drejt Brukselit për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe liberalizimit të vizave të Kosovës.

Por në një lidhje të drejtpërdrejtë, nga Peja, në emisionin “Open”, kryeministri Rama hodhi poshtë këto pretendime duke shtuar se është përpjekur vetëm që të nënvizojë disa të vërteta.

  “What the Fuck”, Rama në “Open”: U tha në një kontekst preçiz

Kryeministri Rama shkoi më tej duke thënë se tentativat për ta kthyer këtë temë në një mollë sherri është e ulët.

“Nuk sulmova Brukselin, kam nënvizuar të vërtetat. Tentativat për ta kthyer këtë temë në një mollë sherri është e ulët. E konsideroj një skandal politik, por një ngjyrim politik për një qëllim. Të vërtetat tona përjetohen shpesh herë jo nga ata që na duan të mirën, përjetohen si provokacione e vulgaritete. Kjo është arsyeja se ato duhen thënë, Fatkeqësia qëndron tek ata që duan t’i përdorin këto të vërtetat për të bërë luftë te Unaza e Re”.

Top Channel