Nga protesta në bulevard, jo përmes Dritan Goxhajt, por me një fytyrë të re, përsëri u artikuluan të enjten kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kreu qeverisë, përmes kësaj kërkesë i është përgjigjur me atë që e quan si 𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀 për të cilin thotë se ia ka dërguar një numër i panjohur.
Kryeministri rendit disa aspekte pozitive deri tani në mes të mandatit të katërt të qeverisjes si transformimet e zonave urbane dhe rurale, aeroporteve, turizmin që shënon shifra rekord për të cilat u thotë protestuesve me ironi për t’ia shtuar pesë kërkesave të tyre.
STATUSI I PLOTË
MIRËMËNGJES 😊
dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë🙏
𝗠𝗮𝗻𝗶𝗳𝗲𝘀𝘁𝗶 𝗶 (𝘀)𝗱𝗼𝗿ë𝗵𝗲𝗾𝗷𝗲𝘀!
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030! 🇪🇺🇦🇱
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.
Reagimi i Ramës vjen në një kohë kur protesta mbetet e ndezur, ndërsa opozita dhe kritikët kërkojnë dorëheqjen e tij.
Top Channel