Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetur përmes rrjeteve sociale, marrëveshjet e protokollet që u nënshkruan gjatë kësaj të hëne mes dy qeverive, asaj të Kosovës e të Shqipërisë.

Veseli shkruan veç kësaj se shpreson që ato të gjejnë zbatim, e jo të mbeten vetëm pjesë e diskursit publik.

“Përshëndes punimet e mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë. Nënshkrimi i marrëveshjeve që forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera, janë një zhvillim pozitiv për qytetarët tanë. Unë besoj se këto marrëveshje, por edhe të tjerat që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit tonë publik”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Top Channel