E premte, 14 Shtator 2018
10:33
“Rreziku është zanati im”. Magjia e ngrënësve të zjarrit (Foto)

Në Angli i quajnë “fire eater”, që në shqip do të thotë “ngrënës zjarri”. Një zanat i kohëve të kaluara, interesant, që ka rrënjët në Mesjetë dhe që deri në vitet ‘50 vazhdon të tërheqë qindra njerëz me truket me rrezik shumë të lartë.

10:16
“Sex and the City” është jashtë mode, e thotë Sarah Jessica Parker

Ka gjëra që me kalimin e kohës përmirësohen, si vera, djathi apo George Clooney. Por seritë e “Sex and the City” nuk është mes tyre.

10:02
Itali, shkatërrohet banda e prostitucionit; 22 shqiptarë të arrestuar

Patrullat policore të Milanos kanë arrestuar 23 persona në total për shfrytëzim prostitucioni, të gjithë shtetas shqiptarë me përjashtim të një gruaje rumune, që të gjithë rezidentë në provincat e Comos, Monzas dhe Brianzas.

09:59
Supë me hudhra dhe qepë për forcimin e imunitetit

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

09:51
Hungaria, hapa ligjore kundër vendimit kritik të BE-së

Qeveria e Hungarisë do të vendosë të hënën që vjen, mbi hapat ligjore që do të ndërmarrë për të sfiduar vendimin e Parlamentit Europian për të nisur procedurat disiplinore ndaj vendit, me argumentin e shkeljes së standardeve demokratike.

09:43
“Back to gym”, ju duhen këto veshje për palestër

Shtatori do të thotë fundi i pushimeve të verës dhe rikthim në zyrë, por jo vetëm, edhe tek aktivitetet fizike të përditshme.

09:37
SHBA, 20 mln dollarë Meksikës për të deportuar emigrantët

Administrata amerikane duket e gatshme të paguajë miliona dollarë, për të ndihmuar Meksikën të deportojë mijëra emigrantë që kanë hyrë në vend me shpresën për të mbërritur një ditë në Shtetet e Bashkuara.

09:36
Binjakët, shenja e ditës

Stresi i ditëve të fundit ju bën të ndjeni dëshirën e momenteve vetëm për veten tuaj, ndoshta në heshtje të plotë.

09:25
Korçë, gjendet një trup i pajetë në periferi

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së premtes në periferi të qytetit të Korçës.

09:20
Berat, heroinë në një pikë bastesh; 3 të arrestuar

Policia e Beratit ka sekuestruar 8 doza heroinë dhe ka arrestuar 3 persona në kuadër të një operacioni të koduar “Basti”.

09:01
Panik në Zakinthos, 7 të plagosur nga rënia e shkëmbinjve në plazhin e famshëm

Me kamerën e një telefoni celular, një prej turistëve që ndodhen në bregun e famshëm me anijen e mbytur në Zakintho, fikson momentet e tmerrit dhe panikut. Një shkëmb i vogël në fillim e më pas dy të tjerë akoma më të mëdhenj, bien në det në momentin që pranë bregut ndodhen tre anije me turistë.

08:48
Basha: Shqiptarët varfërohen çdo ditë nga korrupsioni i qeverisë Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha postoi mëngjesin e së premtes një video në Facebook ku tregon atë që ai e quan “rrënim i ekonomisë dhe vendit nga korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës”.

08:31
Shpërthime gazi në Boston, një i vdekur dhe 25 të plagosur

Të paktën një person ka vdekur dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një serie shpërthimesh gazi në qytetet në veri të Bostonit, në Masaçusets, të enjten në mbrëmje.

02:13
“Kufiri i padukshëm” – Çfarë do të ndodhë në episodin 8

Khokar detyrohet të dalë në pension pasi Gabrieli tregon se ai kishte vënë Petrën që të vriste Gejthausin. Gabrielin e thërret ish komandanti Pini, i cili i tregon se Counterpoint ishte një skemë për të mbledhur para të pista për të financuar pensionet e policëve. Zbulimi që bëri Wratten vulosi fatin e tij, falë ish punonjësit të shërbimeve secrete Gejthaus, i cili ishte punësuar nga Counterpoint.

E enjte, 13 Shtator 2018
23:18
Teatri, Rama: Dritë jeshile për procesin

Teatri Kombëtar ka qenë një çështje e nxehtë në sesionin e kaluar parlamentar, e është trashëguar edhe në sesionin e ri.

23:11
Kur do të largohet Rama nga politika? Kryeministri e zbulon në “Open”

Përveç shumë çështjeve të tjera, në emisionin “Open”, Edi Rama foli edhe për kohën se kur ai do të largohet nga politika.

23:11
Mbyllja e transmetimeve analoge, Rama jep “sqarime” në “Open”

Mbyllja e transmetimeve analoge, për të kaluar frekuencat e të gjitha televizioneve në sistemin digjital, edhe pse i lajmëruar prej shumë kohësh gjeti shumë qytetarë të papërgatitur.

23:01
A po i shet Rama kravatat? Kryeministri zbulon të vërtetën

Pak ditë më parë, Sali Berisha shpërndau një postim në profilin e tij të “Facebook”, duke pretenduar se Kryeministri Rama ka hapur një dyqan në qendër të Tiranës, ku shet kravata e dizenjuara prej tij.

22:56
Varfëria në vend, Rama: Po përpiqemi, por kaq është mundësia

Gjendja ekonomike e 33% e shqiptarëve sipas Bankës Botërore cilësohet e varfër, një shifër kjo që sipas kryeministrit Rama duhet të ishte shumë më e vogël, nëse do të ishte punuar më mirë 20 vite më parë.

22:38
Vrasjet në Shkodër, Rama: PD s’ka gojë të flasë, e tregojnë shifrat

Një tjetër çështje mjaft e rëndësishme dhe e diskutuar gjerësisht në vend gjatë ditëve të fundit, është edhe kriminaliteti në Shkodër, për të cilin opozita realizoi edhe një mbledhje të jashtëzakonshme në këtë qytet.

22:37
Përjashtimi i deputetit, Rama tregon arsyen në “Open”

I ftuar në emisionin e parë të “Open” në Top Channel, nga Eni Vasili, kryeministri Rama ka folur edhe për përjashtimin nga partia të deputetit të PS për Kurbinin, Gjetan Gjetanit.

22:05
Vettingu i politikanëve, Rama: Do i hetojnë SPAK e BKH

Ndërkohë që PD ka depozituar në Kuvend një pr/ligj të ri për Vetting të policisë kryeministri Rama ka deklaruar në studion e “Open”, me Eni Vasili, në Top Channel, se institucionet që do të hetojnë politikanët janë vetëm SPAK dhe BKH.

22:04
Rama: Vettingu në politikë, lojë e Lulit, e çojmë në Venecia

Rama u shpreh në “Open” se propozimi i bërë nga opozita për vettingun e politikanëve është një lojë e Lulzim Bashës për të krijuar turbullirë.

21:53
Vettingu/ Rama: Të hapen “librat” e pasurisë, të nisë nga sarajet e mia

Që pas hedhjes së idesë së kreut të PD, Lulzim Basha, që përveç në sistemin e drejtësisë, edhe politikanët t’i nënshtrohen vettingut, kjo ka qenë edhe tema e ditëve të fundit të diskutimit mes opozitës dhe mazhorancës.

21:46
Rama në “Open”: Momenti të them disa të pathëna…

Kryeministri Rama ka shfrytëzuar studion e “Open” në Top Channel, për të deklaruar “gjera të pathëna”, siç u shpreh ai.

21:25
“Kosova”, Rama: S’mund të bëj tutorin. Nevojitet diskutim strategjik i brendshëm

Teksa foli për temën e korrigjimit të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, për herë të parë, Kryeministri Rama në “Open” në Top Channel, u shpreh se nevojitet një diskutim i brendshëm strategjik.

21:10
Kufiri Kosovë-Serbi, Rama flet për herë të parë në “Open”: Luhet fati i Kombit

Në Top Channel ka nisur mbrëmjen e së enjtes transmetimi i emisionit politik të titulluar “Open”, i drejtuar nga gazetarja e njohur Eni Vasili. Kryeministri Edi Rama është i ftuari i parë në këtë start të emisionit të ri në Top Channel.

21:07
Akuzat e PD për vizitën në SHBA, Rama në “Open”: Fyerje për shqiptarët

Në Top Channel ka nisur mbrëmjen e së enjtes transmetimi i emisionit politik të titulluar “Open”.

21:02
Në prag të referendumit, vizita intensive nga Perëndimi në Shkup

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazinë, Wes Michel, deklaroi në Shkup, se Uashingtoni e mbështet fuqishëm Marrëveshjen e Prespës. Realizimin e saj SHBA e sheh si mundësi për Maqedoninë në NATO.

20:25
Fiks Fare/ Masakrohen pyjet në Valikardhë të Bulqizës, motosharrat punojnë ditë e natë

Fiks Fare i është rikthyer prerjes së paligjshme të pyjeve, ku persona të ndryshëm, jo vetëm shkatërrojnë pyjet, por edhe bukuritë e natyrës.

20:11
“Fytyra e re e Europës”

Revista e përjavshme Amerikane “Time” i ka dedikuar kopertinën e numrit që do të dalë më 24 shtator Matteo Salvinit.

20:09
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 47, 48

Tereza do të përfitojë nga Herardoja e s’i tregon që humbi fëmijën. Rexhina i rrëfen Hernanit se Emilianoja ka gisht në çështjen e Almës dhe do ta denoncojë të birin.

19:51
Pagesa në Rrugën e Kombit; “Për banorët e Kukësit u zgjidh me marrëveshje”

Pak ditë para rifillimit të kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, drejtuesit e këshillit bashkiak të Kukësit thonë se kjo çështje nuk do jetë më pjesë e diskutimit në këshill pasi ajo u zgjidh me marrëveshjen me qeverinë.

19:42
Shpëtim Idrizi braktis koalicionin me PS, por jo deputetët e tij

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka braktisur koalicionin qeverisës, duke zyrtarizuar atë që Shpëtim Idrizi kishte deklaruar disa orë më parë në emisionin “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, por kjo nuk është aspak dëshira e 3 deputetëve të zgjedhur një vit më parë nën logon e kësaj partie.

19:10
Tension në ndeshjen SHBA-Meksikë, talli kundërshtarin se ishte i shkurtër

Edhe pse në një ndeshje miqësore, tensionet nuk kanë munguar gjatë takimit të luajtur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

19:05
Vodhën kabulla nën kërcënimin e armëve, 2 të arrestuar

Policia ka zbardhur vjedhjen nën kërcënimin e armëve në Minierën e Munellës, duke arrestuar dy nga autorët e dyshuar, si edhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

18:51
Projektligjet për ushtrinë, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Në një mbledhje urgjente të mbajtur këtë të enjte, Qeveria e Kosovës ka votuar pro projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

18:29
Bilanci i uraganeve, Trump: U “fry” nga demokratët

Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, nuk është e vërtetë që rreth 3 mijë vetë humbën jetën në Porto Riko pasi ishulli u godit nga dy uragane, vitin e shkuar.

18:16
“Destinacioni i Pogba është Barcelona”

Pogba e nisi këtë sezon me Manchester United mes shumë polemikash me Mourinho dhe jo vetëm, duke u folur shumë edhe për një largim të mundshëm të tij.

18:08
E larguan nga Kamza, Devolli gjen skuadër në Kategorinë e Parë

Me një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare të “Facebook”, drejtuesit e Kamzës shkarkuan pak ditë më parë trajnerin Bledar Devolli pas humbjes ndaj skuadrës së Tetutës, ndërsa e zëvendësuan atë më pas me ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duro.

18:00
Rikthehet “Peza N’Fest”, Veliaj: Dy ditë aktivitete për të gjitha grupmoshat

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, për të katërtin vit radhazi, Peza do të presë të shtunën dhe të dielën, më 15 dhe 16 Shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

17:52
Hidhet shorti; Anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca dhe Artan Zenelaj, serish para Vettingut

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca “ngeli” në provën e parë të Vettingut, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij për shkak se nuk justifikonte 1.3 milionë lekë nga pasuritë e tij. Për shumën në fjalë Tom Ndreca këmbëngul se nuk i janë llogaritur të ardhurat e tij nga viti 1980 e në vijim.

17:34
“Preçizioni” vë në pranga anëtarin e grupit të Met Kananit

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “Preçizioni” ka vënë në pranga ditën e sotme një tjetër pjestar të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve.

16:53
Ekspozita e parë e Greg Ramës, prezantohet në galerinë FAB

Greg Rama, djali i kryeministrit Rama ka hapur ekspozitën e tij të parë. Ai e ka quajtur atë “Fidem”, që do të thotë besim. Kuratori i ekspozitës njëherësh edhe pedagogu Vladimir Myrtezaj thotë se autori i besoi përvojave personale për këtë krijim.

16:45
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 59

Kandida i tregon Zheizës se Kaioja do të jetë avokati mbrojtës i Rubinjos. Ritinja njofton Ruin se do të punojë si sirenë te akuariumi i qytetit.

16:33
Vetting për kreun e KLSH; Kandidatëve do t’u kontrollohet figura dhe pasuria

Vettingu për kandidaturat që do të propozohen nga presidenti Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, do t’i nënshtrohen nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë të njëjtit kontroll verifikimi siç po behet me gjyqtaret dhe prokurorët, bën me dije Erion Braçe.

16:10
Hoteli i ri “CR7” në Paris. Ronaldo, 6 hotele gjithsej

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur Parisin për të ndërtuar hotelin e tij të 6 nën markën “CR7”. Lajmi është publikuar nga grupi i hoteleve “Pestana”, ku futbollisti i Juventusit është aksioner.

16:05
Guardiola mendon fundin e karrierës: Dua ta mbyll te të rinjtë e Barçës

I ka mbetur ende edhe një objektiv për të arritur, të fitojë Champions League me dy skuadra të ndryshme, por Pep Guardiola ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen, ose më saktë për mbylljen e karrierës.

15:53
“Top Talk”, Patozi përjashton revolucionin: Zgjidhjen e kërkoj nga shoqëria

Në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, këtë të enjte në Top Channel, Astrit Patozi tha se nuk e lidh asgjë me partinë e privatizuar të Lulzim Bashën, por u kujdes të theksonte se me Partinë Demokratike e lidh e gjithë jeta e tij politike, të cilën nuk e zhbën dot.

15:50
Patozi në “Top Talk”: S’kam asnjë lidhje me PD-në e Bashës. Edhe Berisha përgjegjës

Por pavarësisht shportës plot me kritika për Lulzim Bashën, teksa ka denoncuar si të manipuluara zgjedhjet në PD, e për më tepër premtimit të një fushate agresive politike brenda partisë për ta ndryshuar atë, duket se gjithçka ka rënë në heshtje, e tek-tuk ka ndonjë reagim të mefshtë të ndonjë nga personazhet e PD-së, prej të cilave Basha duket se nuk shqetësohet.

15:45
“Top Talk”, Patozi: Vettingu politik nuk do të bëhet! Basha përdoret nga Rama

Zhvillimet e fundit politike, veçanërisht ato të opozitës, kanë qenë në fokusin e emisionit të kësaj të enjteje “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, ku i ftuari i radhës ka qenë njëri prej personazheve më të shquar brenda Partisë Demokratike, me role të rëndësishme drejtuese, dikur drejtues i “Rilindjes Demokratike”, organit zyrtar të PD-së, Astrit Patozi.

15:26
Forca e ligjit u zbut në Nikël; Bami dhe Haka u ndaluan në mëngjes, u liruan në darkë

Një ditë më parë policia me forca të shtuara rrethoi fshatin Nikel e shoqëroi 11 persona mes të cilëve edhe Durim Bami dhe Flamur Haka. Policia njoftoi se operacioni u zhvillua si pjesë e aksionit forca e ligjit dhe se ishte punuar disa muaj për të mbledhur faktet, por në mbrëmje në qeli mbetën vetëm 5 persona ndërsa Bami dhe Haka u liruan.

15:07
Ahmetaj, letër autoritetit mbikëqyrës: Largoni kumarin!

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ka kërkuar zyrtarisht Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që të nisë punën për zhvendosjen e kazinove jashtë zonave të banuara.

14:59
Bushati: Marrëveshja e Prespës e rëndësishme, qytetarët e Maqedonisë të votojnë “Pro”

Qytetarët e Maqedonisë të votojnë pro referendumit më 30 shtator, ka qenë apeli i ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati në takimet e tij me zyrtarë të qeverisë maqedonase.

14:49
“Vetting për kumarin”. Rrëzohet dekreti i Metës, Basha lëshon akuza nga Durrësi

Mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta që kërkonte rishikimin e ligjit për tatimin e lojrave të fatit, pasi, sipas saj, favorizoheshin pa të drejtë kompanitë që veprojnë në këtë sektor.

14:37
Reali fiton “El Clasico”-n e financave

Reali i Madridit ka vendosur të bëjë gjithçka transparente në lidhje me garën financiare të fituar me Barcelonën për sezonin e shkuar.

14:09
Gjonaj-Bonafede, forcim të bashkëpunimit gjyqësor

Forcimi i bashkëpunimit gjyqësor ka qenë në fokus të takimit të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe homologut të saj italian Alfonso Bonafede në Romë.

14:04
Vendimi i PE-së, Rama: Kosova, dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën. Në një postim në Twitter, Rama thotë se PE e hoqi nga vetja “njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet”.

13:58
Piloti i frenuar fal kundërshtarin: Nuk do ta padis Fenatin

Pas episodit të shëmtuar të së dielës në garën e Moto 2, kur piloti italian Romano Fenati preku frenat e kolegut Stefano Manzi kur të dy ishin me një shpejtësi rreth 220 km/h, “viktima” e këtij episodi thotë se është gati që ta falë kundërshtarin për veprimin që bëri.

13:40
Vendimi i PE, Gjosha: Përgjigja më e mirë për debatin për ridizejnimin e kufijve Kosovë-Serbi

Ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cilëson një lajm të mirë miratimin e liberalizimit të vizave me Kosovën nga Parlamenti Europian, duke e quajtur si përgjigjen më të mirë për debatin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

13:31
Liberalizohen vizat për Kosovën, Basha përshëndet votimin e PE-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti “votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE”.

13:29
Të dyshuarit e Salisburyt flasin për “RT”: Ishim atje si turistë për të parë katedralen

Dy personat e identifikuar si të dyshuarit kryesorë për sulmin me agjentin nervor “Novichok” në Salisbury të Britanisë së Madhe, janë shfaqur në ekranin e televizionit shtetëror rus “RT” këtë të enjte, ku kanë pretenduar se e kanë vizituar qytetin “e mrekullueshëm” anglez si turistë për të parë katedralen e saj.

13:21
Modriç, tek Interi në merkaton e janarit

Luka Modriç tashmë e ka marrë rrugën e tij për të kaluar tek Interi në muajin janar, e kjo nuk është më thjesht një pjesë e fantazisë së merkatos.

12:58
Çiklizëm, vijon etapën i gjakosur pas përplasjes

Turi çiklistik spanjoll “Vuelta” ka prodhuar një ngjarje pak të këndshme në etapën e tij të 17-të.

12:51
Gara në mungesë të gravitetit. Bolt, më i shpejti edhe në “hapësirë”

Në një periudhë tranzicioni në karrierën e tij, nga atletika në futboll, Usain Bolt mbetet një nga atletët më të mëdhej të historisë.

12:50
Zhbllokohet KLGJ, Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare (EMRAT)

Që shkarkimi i një gjyqtari të konsiderohet i formës së prerë duhet të shprehet shkalla e dytë e vettingut që është Kolegji i Pavarur i Kualifikimit.

12:36
PE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Në votimin e pak minutave më parë, pro heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës kanë votuar 420 eurodeputetë, 186 ishin kundër, ndërsa 22 absetuan.

12:31
“Të eksplorosh të padukshmen”, ekspozita e piktorit Ilir Pojani

Ilir Pojani ishte ndër të paktët artistë pas viteve 90 që e kishte kapërcyer “trarin mendor të izolimit”. Kjo, e dukshme jo vetëm në pikturën e tij, por edhe në leksionet dhënë studentëve.

12:30
Veliaj thirrje drejtorëve të shkollave: Respektoni kuotat, mos regjistroni nxënës të zonave të tjera

Shkolla “Dëshmorët e Lirisë” është rinovuar tërësisht dhe këtë të hënë do të presë nxënësit e saj në ambiente të reja.

12:24
“Babë Dudë Karbunara”, shkolla e rrënuar

Godina e shkollës “Babë Dudë Karbunara” po rrënohet nga dita në ditë, edhe pse është një ndër shkollat më të rëndësishme të Beratit.

12:19
Vetting i politikanëve, Kryemadhi: Axhenda e opozitës do të jetë shumë aktive

Për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi aksioni opozitar nuk do të ndalet “teksa çdo ditë e më shumë bëhen flagrante shkeljet dhe uzurpimi që bandat I kanë bërë shtetit shqiptar”.

12:14
Përgatitjet për shkollë. Në Shupenzë bëjnë gati shkollat

Në shkollat e fshatit Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, nxënës e mësues po përgatisin klasat për fillimin e vitit shkollor.

12:08
Ora e kodimit, projekti për ta përfshirë në kurrikula

Të gjithë të rinjtë janë tashmë tmerrësisht të lidhur me teknologjinë.

12:04
Thaçi: Përcaktimi i kufirit me Serbinë, njohje e shtetit të Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur sërish në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, gjatë një konference për shtyp paraditen e kësaj të enjteje, ku tha se korrigjimi i kufirit mes dy vendeve është njohje e drejtpërdrejtë e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe bashkim i Luginës së Preshevës me Kosovën.

12:01
“Hell’s Kitchen”, programi më i ri në Top Channel. Çfarë do të ndodhë në “Kuzhinën e Djallit”?

Renato Mekolli do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, aty ku u bë i njohur për të gjithë publikun me formatin “Masterchef”.

11:55
Mbledhje urgjente, Qeveria e Kosovës voton pr.ligjin për kalimin nga FSK në ushtri

Në një mbledhje urgjente të mbajtur këtë të enjte, Qeveria e Kosovës ka votuar pro projektligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.

11:39
Orët e fundit para forcës goditëse të uraganit monstër “Florence” (Foto)

Numërimi mbrapsht i orëve për t’iu larguar gjurmës së parashikuar të uraganit “Florence”, një stuhi “monstër” që pritet të godasë një rajon prej mbi 10 milionë banorësh me forcën e saj shkatërrimtare, po shkon drejt fundit teksa distanca e superstuhisë me tokën amerikane në bregdetin juglindor po zerohet me shpejtësi.

11:30
Polymega, konsola që njeh CD-të e vjetra (Foto)

Një lajm i mirë për të gjithë nostalgjikët. Në fillim të vitit 2019 do të dalë në treg konsola e video-lojrave Polymega, që njeh CD-të e vjetra.

11:22
Vlorë, aksident në rrugën transballkanike; plagoset i moshuari

Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuari ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë.

11:14
Balla: Propozimi i Bashës është autovetting-u

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, ritheksoi se “vetëm SPAK-u dhe BKH-ja e bëjnë vetting-un në politikë”.

11:01
Revolucion merkatoje nga FIFA: Vetëm 8 huazime të mundshme

FIFA po mendon për një ndryshim drastik në merkaton e futbollistëve. Mediet gjermane njoftojnë se, qeveria botërore e futbollit po mendon që të vendosë një limit prej 8 lojtarësh, që secili klub mund të dërgojë në formë huazimi në klube të tjera.

10:57
Topa kubikë në basketboll, “shpërthen” LeBron James

Moda për t’u stërvitur në basketboll me topa në formë kuadrati, që po futet gjithmonë e më shumë nga disa trajnerë që mendojnë se kështu përmirësohet gjuajtja, është përplasur me një kundërshtar shumë të fuqishëm: LeBron James.

10:52
“Minuan pavarësinë e Ukrainës”, BE shtyn me 6 muaj sanksionet

Bashkimi Europian ka zgjatur edhe me 6 muaj të tjerë sanksionet e vendosura ndaj individëve rusë dhe ukrainas, të cilët kanë minuar pavarësinë e Ukrainës, siç thuhet në deklaratën e publikuar nga Këshilli i BE-së.

10:42
Turqi, Erdogan: Shitblerja e pronave apo qiradhënia, vetëm me lira dhe jo valutë

Në një përpjekje të re për të mbështetur monedhën vendase, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vendosur që shitjet e pronave apo marrëveshjet e qiradhënies së tyre të bëhen vetëm në lirën turke, duke i dhënë fund kështu lejimit të marrëveshjeve të tilla në valuta të huaja.

10:29
Opozita bojkoton Parlamentin. Basha: Nga nesër, fakte tronditëse mbi lojrat e fatit; Ja pse ka shkuar Rama në Nju Jork

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk morën pjesë të enjten në seancën plenare të Kuvendit, por zhvilluan mbledhjen e grupeve parlamentare respektive në Durrës.

10:23
Marrëveshje Gjermani-Itali për kthimin mbrapsht të emigrantëve

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer njoftoi se Gjermania ka arritur një marrëveshje me Italinë për të rikthyer emigrantët që kanë aplikuar për azil në vendin e Apenineve, marrëveshje të cilën ai pret të nënshkruhet shpejt.

10:23
Dhimbja e kokës, çfarë duhet të hani dhe çfarë jo

Kush vuan shpesh nga dhimbja e kokës duhet t’i kushtojë vëmendje dhe asaj që konsumon, ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe duhet të dinë dhe ato që ndikojnë për keq.

10:16
Lame: Nga java e ardhshme nis regjistrimi i banesave të para vitit 1991

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, njoftoi paraditen e së enjtes se nga e hëna do të nisë regjistrimi i banesave të para vitit 1991.

10:04
Namik Dokle marton djalin, Bleroni dhe Ornela betohen para kryebashkiakut Veliaj

Bleron Dokle, djali i ish-deputetit socialist, Namik Dokle i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Ornela Belën.

10:03
Putin inspekton stërvitjen më masive në kufi me Kinën (Foto)

Presidenti Vladimir Putin premtoi gjatë së enjtes të forcojë maksimalisht ushtrinë dhe të vendosë në dispozicion të saj armë të gjeneratës së re, teksa udhëtonte për të mbikëqyrur nga afër stërvitjen më të madhe luftarake të Rusisë, që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

09:49
Apple, “iPhone” më të mëdhenj e më të shtrenjtë

Kompania “Apple” prezantoi produktet e saj më të reja “iPhone”, më të mëdhatë ndonjëherë dhe më të shtrenjtët, por edhe një orë dore që sinjalizon problemet me zemrën, mbrëmjen e së mërkurës në “Steve Jobs Theaters”.

09:43
Vjeshta erdhi… zgjidhini xhinset tuaja!

Gjatë verës i lamë në dollap, por me ardhjen e vjeshtës xhinset rikthehen fuqishëm dhe do të jenë një veshje që nuk mungon nga mëngjesi në darkë. Por cilat janë trendët e këtij viti?

09:42
Fiton 5 milionë euro në lotari, pensionistja humb ndjenjat

Një pensioniste me banim në Groseto të Italisë humbi ndjenjat pasi fitoi 5 milionë euro me një biletë lotarie “Gratta e vinci” (Gërvisht dhe fito).

09:30
Akrepi, shenja e ditës

Afërdita sot të bën të ndjehesh më tërheqëse dhe për të joshur një person që të pëlqen vish rrobat e tua të preferuara dhe buzëqesh me simpati.

09:12
I uron vdekjen e fëmijëve në Instagram, Bonucci nuk përmbahet në reagimin e tij

“Vdekshin të dy fëmijët e tu!” Ky është mesazhi që ka marrë në Instagram futbollisti i Juventusit dhe kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci.

08:48
Kaliforni, vret gruan dhe 4 persona të tjerë. Në fund vetëvritet

Një burrë amerikan ka vrarë 5 persona, përfshirë gruan e tij, dhe më pas ka vrarë edhe veten në dy sulme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Bejkërsfilld të Kalifornisë.

08:38
Muller: E kemi mendjen te Champions-i

Thomas Müller tha të mërkurën se është i bindur se Bayern Munchen do ta përballojë këtë edicion të Champions League me më shumë vendosmëri se zakonisht.

08:26
Kinë, futet me makinë mes njerëzve; 11 viktima

11 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur pasi një makinë u fut mes njerëzve në një shesh në Hengyang.

08:14
Liberalizimi i vizave për Kosovën, PE vendos sot

Parlamenti Europian do të votojë sot rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, siç informon përmes një njoftimi Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) i PE-së.

E mërkurë, 12 Shtator 2018
23:04
U dëmtua ndaj Shqipërisë, Cutrone qetëson kampin kuqezi

Jo vetëm Gattuso, por i gjithë mjedisi kuqezi u trodh mbrëmjen e kaluar kur në minutën e 34 të ndeshjes së Shpresave mes Italisë dhe Shqipërisë, Cutrone u detyrua të lërë fushën e lojës për shkak të një probleme me kyçin e këmbës së majtë.