Të gjithë e dimë që Jose Mourinho është një personazh paksa i veçantë në botën e futbollit dhe këtë gjë e ka treguar edhe një herë tjetër me veprimet e tij.

Manchester United po barazonte 0-0 në shtëpi ndaj modestëve të Young Boys, kur Fellaini shënoi një gol në minutat e fundit që i dha fitoren “Djajve të Kuq”, së bashku me kualifikimin për në fazën tjetër.

Kamerat kapën trajnerin portugez të United, i cili po festonte duke hedhur në tokë me tërbim një koli me ujë.

Videoja po bën xhiron e botës…

Top Channel