Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka qenë pjesë e panelit këtë të martë në studion e Top Show ku është diskutuar raporti i “Qendresa Qytetare” që ka arritur në konkluzionin se 73% e studentëve shqiptarë, pranojnë korrupsionin në Universitete, Politekniku dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, mbajnë “flamurin”.

“Nuk mund të denigrohet trupa akademike mbi bazën e perceptimit mbi korrupsionin ne universitete”, deklaroi Musabelliu në studion e “Top Show”.

Por për ish-zv/ministrin e Arsimit, Taulant Muka, që ka korrupsion në Universitete këtë e dinë të gjithë dhe se perceptimi për korrupsionin është në të gjitha nivelet.

Top Channel