80-vjetori i krijimit të Radio-Tiranës, Meta vlerëson figurat e shquara të saj

27/11/2018 19:45

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë festive të 80-vjetorit të krijimit të Radio-Tiranës, që u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar.

Presidenti Meta duke përshëndetur veprimtarinë e vyer dhe punë e pakursyer të punonjësve dhe drejtuesve ndër vite, vlerësoi Drejtorin e parë të Radio-Tiranës, Gjergj Bubanin (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”; folësit e parë: Kaliopi Nushi dhe Haki Bejleri (pas vdekjes) si dhe operatorin Todi Bojdani (pas vdekjes) me Titullin “Naim Frashëri”.
 
Ndërsa me Titullin “Mjeshtër i  Madh” komentatorin sportiv Anton Mazreku dhe mjekun e shquar Hamdi Sulçebeu (pas vdekjes) si dhe të mirënjohurën pedagoge, folësen dhe artisten zonjën Vera Zheji me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Top Channel