Çështja Manchester City, fiksohet data e apelit, sanksioni mund të jepet në fillim të 2027, çfarë do të ndodhë me ‘Citizens’
Që UEFA vepron me dy standarde kjo tashmë dihet dhe për këtë mjafton të shikosh dënimin shembullor që i dha Skënderbeut duke e përjashtuar nga kompeticionet europiane për 10 vite vetëm në sajë të dyshimeve të ngritura nga kompanitë e basteve për shkak të luhatje të koeficienteve gjatë ndeshjeve të korçarëve në Europë në sezonin 2015-2016, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë.
Për të vënë në dukje edhe njëherë faktin që qeveria e futbollit europian përdor dy standarde në skualifikimet apo dënimet që jep kanë menduar mediat spanjolle dhe më konkretisht ato që qëndrojnë pranë klubit të Barcelona.
Media e famshme gjermane Der Spiegel referuar zbulimeve të platformës Football Leaks pak ditë më parë bëri publik lajmin tronditës se kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos përpara finales së Champions League ndaj Juventusit në vitin 2017-të kishte marrë një medikament mjekësor që nuk lejohet të përdoret pasi është në listën e barnave të ndaluara në kontrollet e antidopingut.
Megjithatë, nëse ka media që i kanë dalë në mbrojtje, ka dhe nga ato që kanë hapur arkivat, duke i treguar Spanjës, UEFA-s dhe gjithë botës, rastin e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu.Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe e Europa League ndaj Young Boys, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave dopuese të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut.
Kështu për të 27-vjeçarin është vendosur një masë disiplinore, duke e pezulluar atë nga aktiviteti për dy vjet. Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Champions League të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur “dexamethasone”, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping.
Top Channel