I fiksuar pas Kim Kardashian, një djalë bën gjithçka për t’i ngjarë asaj, por po rrezikon jetën. Jordan Parke, nga West Midlands, ka shpenzuar rreth 9 mijë euro për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale në të pasmet.

Operacioni u realizua në Turqi, por diçka shkoi keq dhe ndërhyrja pati pasoja në shëndet. 27-vjeçari ka njoftuar se nuk do të heqë dorë derisa të pasmet e tij të jenë të njëjta me ato të Kimit.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, pas ndërhyrjes së fundit, Jordan Parke ka marrë një bakter që rrezikon t’i hajë mishin. I riu tregon se ka vënë re një vrimë në faqe dhe që ishte infektuar: “Dhimbja ishte e padurueshme, por pavarësisht kësaj me thanë që ishte normale”.

“Ndërsa një mjek tjetër më tha se jam infektuar me në bakter mishngrënës”, tregon ai.

Jordan i është nënshtruar disa cikleve me antibiotikë dhe arriti të shërohej, por përvoja e tmerrshme nuk e ndaloi dhe menjëherë pas kësaj ai iu nënshtrua një operacioni të dytë për një kosto prej 5000 euro, në të njëjtën klinikë turke.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel