Përroi i Zharrzës është vendi ku grumbullohen mbetjet hidrokarbure nga puset e Albpetrol të zonës naftëmbajtëse.

Përroi i Zharrëzës përshkon mes për mes tre fshatra, Zharrës, Sheqishte dhe Frashër të bashkisë Patos. Vetëm Zharrëza ka rreth 550 shtëpi banimi.

Veç puseve të naftës, në këtë zonë janë dhe 8 depozitat e dekantimit të Albpetrolit me 5 mijë ton secila, janë ndotësit kryesor të përroit të Zharrzës.

Përfaqësues të Albetrol e kanë kundërshtuar derdhjen e mbetjeve hidrokarbure në përrua me pretendimin se ato janë ujëra nga shirat e ditëve të fundit.

Madje janë konfliktuar edhe me banorë të zonës.

Top Channel