73% e studentëve shqiptarë, pranojnë korrupsionin në Universitete. Politekniku dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, mbajnë “flamurin”. Në 5 universitete, 43% e studentëve kanë pranuar se jepen para në këmbim të notës.

“Qendresa Qytetare” ka zbuluar shifrat alarmante, e Top Show sjell këtë të premte pikërisht këtë temë për të trajtuar.

E një pjesë e fjalës i takon vetë studentëve, të cilët vuajnë nga abuzimet e pedagogëve, që jo rrallë herë detyrojnë studentët të marrin notën kaluese, duek nisur që nga blerja me imponim e librit të tyre.

“Blerja e librit te pedagogut me imponim, është një rast korrupsioni”, shprehet në studion e “Top Show”, Anxhela Musaj, studente e Filologjikut.

Ndërsa Rigels Xhemollari, i “Qendresa Qytetare”, u shpreh se “Korrupsioni ka arritur deri aty sa studentet linin zarfin nëpër banaqet e lokaleve për pedagogët”.

Top Channel