Botërori 2026/ Ekuadori indinjohet me arbitren për golin e Sane ndaj Gjermanisë
Ekuadori ka arritur një fitore të madhe ndaj Gjermanisë në “MetLife Stadium”, me rezultatin 2-1, duke siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.
Pjesa e parë nis “zjarr”. Që në minutën e dytë Gjermania tregon se edhe pse e kualifikuar, nuk ka ndërmend të ulë ritmin. Leroy Sane arrin të shënojë, duke hapur shumë shpejt ndeshjen.
Ekuadori e ka si një ndeshje për jetë a vdekje dhe pavarësisht supremacisë së kundërshtarit nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Në minutën e nëntë Nicolas Pepe arrin të barazojë dhe të rihapë ndeshjen. Edhe pas golit për pak minuta ekuadorianët arrijnë të dominojnë, por në metrat e fundit nuk kanë fantazi.
Në anën tjetër, me kalimin e minutave Gjermania e merr lojën nën “frerë” dhe rrezikon në disa raste me Musialën apo Havertz, por mbrojtësit kundërshtarë arrijnë të bllokojnë në momentet finale me ndërhyrje vendimtare.
Fraksioni i parë mbyllet në barazim 1-1, nën një ritëm mjaft të shpejtë loje dhe futboll të kënaqshëm.
Pjesa e dytë foli më shumë për amerikano-latinët, të cilët gjetën golin e përmbysjes së madhe në minutën e 78’ të takimit me Platën.
Kështu, Ekuadori shkon në kuotën e katër pikëve dhe renditet mes vendeve të treta më të mira për të avancuar më tej.
Ndërkohë, Gjermania e kishte siguruar që në ndeshjen e dytë vendin e parë në Grupin E.
REZULTATI
Ekuador-Gjermani 2-1
Angulo 9′, Plata 78′ / Sane 2′
RENDITJA

NGJARJET KRYESORE
90+7′ Mbyllet sfida me fitoren 2-1 të Ekuadorit!
90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
78′ Goool Ekuadori 2-1/ Plata ndodhet në vendin dhe kohën e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës. (Video)
76′ Sane godet brenda zonës, por topi ndalet pa problem nga Galindez.
73′ Neuer dhe Tah nuk merren vesh me njëri-tjetrin. Caicedo hedh topin pranë portës, por Plata nuk godet si duhet.
62′ Valencia provon me një gjuajtje, por ndalet nga Neuer.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+4’ Mbyllet në barazim pjesa e parë.
40′ “Panzerat” marrin kontrollin e ndeshjes, intensfikojnë sulmet drejt portës kundërshtare, por ende pa rrezikun e duhur.
34′ Zbritje “blic” e Gjermanisë, finalizon Musiala, por bllokohet në momentin final.
22′ Pas dy golave të shpejtë, skuadrat e balancojnë lojën dhe tregohen të kujdesshme.
9’ Goool Ekuadori 1-1/ Ekuadorianët arrijnë të barazojnë shpejt me golin Angulo. Ndeshja ndizet menjëherë. (Video)
2’ Goool Gjermania 0-1/ Zhbllokohet menjëherë sfidam Sane tund rrjetën që në start. (Video)
1’ Nis ndeshja në stadiumin “MetLife”.
FORMACIONET ZYRTARE
Ekuadori (4-4-2): Galindez; Franco, Ordonez, Pacho, Hincapie; Yeboah, Vite, Caicedo, Angulo; Plata, Valencia; Trajner: S. Beccacece;
Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Raum, Tah, Rudiger, Kimmich; Pavloviç, Nmecha; Wirtz, Musiala, Sane’ Havertz; Trajner: J. Nagelsmann;
Top Channel