E enjte, 29 Nëntor 2018
20:42
Në kampin ku fëmijët mësohen të vrasin për atdheun

Këshilla numër 1 që marrin fëmijët nga instruktorët në këtë kamp: “Mos e shihni armikun si qenie njerëzore”

20:40
Nën nismën “Mjekë për Shqipërinë”, Manastirliu “promovon” klinikën private të mjekes ruse

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së enjtes rastin e mjekes gjinekologe, Irina Alla, e cila sipas postimit të bërë nga ministrja Manastirliu ka “lënë” Rusinë dhe punon në Konsultoren e Gruas në Elbasan.

20:18
Stallone tërhiqet, kurrë më Rocky Balboa!

Sylvester Stallone i “var dorezat në gozhdë”. Kurrë më Rocky! Aktori 72-vjeçar ka njoftuar në Instagram faktin se nuk do ta luajë më personazhin që e bëri mit. Kësaj here ka përfunduar me të vërtetë.

20:10
Ndërtesat e veçanta të Koresë së Veriut

Në arenën botërore, Koreja e Veriut njihet vetëm për udhëheqësin e saj, i cili shfaqet herë qesharak, herë i frikshëm për shkak të kërcënimeve.

20:09
Priyanka Chopra josh dhe “tmerron” të ftuarit para dasmës përrallore

Priyanka Chopra ka rrëmbyer kopertinën e një reviste tejet të njohur të modës, vetëm pak ditë përpara se të martohet zyrtarisht me Nick Jonas në Indi.

19:46
Konfliktet për pronësinë e truallit nuk do të pengojnë më legalizimin e ndërtimeve pa leje

Legalizimi i ndërtimeve pa leje, përfshirë marrjen e pronësisë së truallit, do të funksionojë sipas parimit të dritares unike.

19:43
Fleckenstein: Negociatat e Shqipërisë me BE, vendosin zgjedhjet europiane

Parlamenti Europian miratoi raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, duke vlerësuar edhe përpjekjet reformuese të Shqipërisë. Plot 459 vota pro Shqipërisë dhanë europarlamentarët europianë.

19:40
HoloLens e Microsoft do të përdoret në misione luftimi

Sistemi “HoloLens”, nga Microsoft, përdoret aktualisht në disa profesione, si për shembull ndërtimi. Por shumë shpejt do të futet në edhe në ushtrinë amerikane.

19:21
I deformohet fytyra nga boja e flokëve

Estelle, një studente franceze 19-vjeçare, u zgjua në mëngjes me kokën të fryrë për shkak të një boje flokësh.

19:10
Krishtlindja, Trump dhe Melania ndezin dritat e pemës

Krishtlindjet tashmë janë fare pranë, e si për traditë, në Shtetet e Bashkuara është mbajtur ceremonia e nisjes në “National Christmas Tree”.

18:45
“Jashtë fashistët nga shkollat”, protesta e antiprotesta në Greqi për emrin e Maqedonisë

Qindra nxënës të shkollave të mesme të Greqisë kanë mbushur këtë të enjte rrugët e Athinës dhe Selanikut. Të ndarë në dy grupe, një pjesë e tyre ka protestuar kundër marrëveshjes së Prespës, duke hedhur parulla si “Demokracia e ka shitur Maqedoninë” dhe “Maqedonia është tokë greke”.

18:18
I dehur në kabinën e avionit, 10 muaj burg pilotit japonez në Londër

Një pilot i një linje ajrore japoneze është dënuar me 10 muaj burg këtë të enjte në Londër, pasi dështoi në testin antialkool vetëm pak përpara ngritjes në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar “Heathrow” i kryeqytetit britanik.

18:07
Trump anulon takimin me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, që ishte planifikuar gjatë takimeve të G20 në Buenos Aires.

18:04
Messi, 106 gola në Champions. Barça feston me Freddy Mercury

Dueli në distancë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, sa u përket rekordeve në Champions League, vazhdon.

17:57
Finalja e “Libertadoresit”, Reali vetofron “Bernabeun”

Pas kandidaturave të Dohas, Asunsionit, Miamit dhe Belo Horizontes, ka dalë në skenë një tjetër qytet që është vetofruar për të organizuar finalen e kthimit të Kupës Libertadores.

17:53
Vjedhësit dalin nga muzeu me veprën 160 mijë euro

Policia austriake është vënë në kërkim të tre personave të dyshuar për vjedhjen e një pikture të autorit të famshëm francez, Renuar. (Pierre-Auguste Renoir).

17:51
Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Kinën, por unë nuk e preferoj

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të enjte se një marrëveshje tregtare me Pekinin është shumë “pranë” arritjes, por shtoi se ndoshta ai nuk do të preferojë arritjen e një të tille, duke ftohur kështu shpresat për një zgjidhje të ngërçit gjatë një samiti të kësaj jave.

17:33
Tirana kërkon të fitojë derbin…pas plot 5 vitesh

Këtë të premte, Tirana ka mundësinë të thyejë një “mallkim” që rëndon shumë mbi tifozët bardheblu në futbollin shqiptar, pasi nuk fiton ndaj Partizanit, në sfidën emblematike të kryeqytetit, prej thuajse 5 sezonesh.

17:10
Tropojani mban fjalën e dhënë Veliajt, prish dy ndërtesat pa leje

Dy ditë më parë i premtoi kryebashkiakut Veliaj se nuk do të bëhej pengesë për zhvillimin e projektit të zgjerimit të “Unazës së madhe” dhe se do ta prishte vet banesën e ndërtuar pa leje.

16:58
Ish-avokati i Trumpit pranon të ketë gënjyer Kongresin

Ish-avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, Michael Cohen është vetëshpallur fajtor se ka gënjyer Kongresin në lidhje me hetimin që ka të bëjë me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

16:36
Fuqia e dashurisë – Episodi 114

Bibia ka vendosur të jetojë në Favelë me Rubinjon e djalin. Irena është e vendosur të vazhdojë me planin e saj për të rifituar Euzhenion. Kaio urdhëron për të sulmuar favelën.

16:17
Top Talk/ Deputeti Balliu: Prishja e ndërtesave, një gënjeshtër. Qeveria po bën “show”

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja deklaroi se deri tani nuk është shkatërruar asnjë banesë, por vetëm magazina të vjetra në zonën e Laprakës.

16:06
Balliu, ndjesë publike në Top Talk për moslegalizimin e banesave gjatë qeverisjes së PD-së

Klevis Balliu, një nga deputetët më aktivë të Partisë Demokratike në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit, i kërkoi falje publike banorëve që po protestojnë sot për faktin që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike nuk u legalizuan banesat e tyre.

15:47
Konflikti Ukrainë-Rusi. Poroshenko i kërkon ndihmë NATO-s. Merkel: Jo luftë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përjashtoi kategorikisht mundësinë që kriza e Ukrainës të zgjidhet ushtarakisht.

15:36
SHBA i jep goditjen e parë Arabisë, ndërpret…

SHBA i jep goditjen e parë Arabisë Saudite. Senati amerikan votoi në favor të një mocioni që parashikon ndërprerjen e mbështetjes amerikane për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, që lufton në Jemen.

15:32
Po hetohet për pastrim parash, bastiset “Deutsche Bank”

Zyrat qendrore të “Deutsche Bank” në Frankfurt janë bastisur nga një grup hetimor i përfshirë në hetimin ndaj saj për pastrim parash.

15:20
Punimet te Unaza, hiqen pemët, trafikndarëset dhe shtyllat

Pavarësisht protestave të njëpasnjëshme të banorëve në zonën e Astirit, puna për zgjerimin e Unazës së Re ka nisur. Si fillim janë hequr pemët dhe më pas pengesat e tjera siç janë trafikndarëset dhe shtyllat e ndriçimit.

15:13
Tanke dhe snajperë në Tiranë (Foto/Video)

Festa e Çlirimit sivjet, për Forcat e Armatosura dhe qytetarët ka ardhur në një formë krejt ndryshe. Pedonalja e kryeqyetit shërbeu për disa orë si vendtakimi mes efektivëve të FA-ve dhe qytetarëve, të cilët populluan të gjitha stendat, ku ishin vendosur pajime dhe efektivë nga të gjitha strukturat e FA.

15:01
“Banesa sociale pa afat”. Veliaj, në familjen e zhvendosur për shkak të zgjerimit të Unazës

Familja e Benjamin Pires jetonte në kushte të vështira në një nga shtëpitë pa leje që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

14:35
Bojken Lako, 25 vjet karrierë. E feston me një koncert!

Kantautori i njohur shqiptar Bojken Lako, mbush 25 vjet karrierë këtë vit dhe ai ka vendosur që këtë përvjetor ta festojë me një koncert, që do të zhvillohet në sallën e madhe të Akademisë së Arteve në datat 6 dhe 7 dhjetor.

14:32
PE, thirrje për dialog. Dokumenti për Shqipërinë: Opozita të kthehet në Parlament

Parlamenti Europian miratoi me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenim, rezolutën për Shqipërinë ku bën thirrje për dialog politik mes palëve dhe kthimin e opozitës në Parlament.

14:07
Europa League, priten verdikte të reja

Luhen sot ndeshjet e javës së pestë të Europa League, ku priten të jepen të tjera verdikte përsa i përket çështjes së kualifikimit mes 1/16 të finaleve.

13:56
Aksident në Shkodër, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur në Shkodër ditën ditën e enjte.

13:54
Renditja FIFA, Shqipëria në vendnumëro

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve. Kuqezinjtë e Panuçit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 60 të renditjes, duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga renditja e shkuar, pavarësisht rezultateve jo të mira në ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve.

13:45
Projekti i Unazës së Madhe, PD: I paligjshëm dhe korruptiv, në shkelje të ligjit të sponsorizimeve

Katër ditë pasi Lulzim Basha paralajmëroi fakte tronditëse për projektin e Unazës së Madhe, nga Selia Blu u publikua vendimi numër 628 i Këshillit të Ministrave, të korrikut 2015.

13:24
Vijon prishja e objekteve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe

Për të tretën ditë radhazi ka vijuar aksioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë së Tiranës për prishjen e ndërtimeve pa leje, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe, në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana.

13:04
Kampionati i peshëngritjes për të rinj, ja kush triumfoi

Më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë e të ngritjes së flamurit, Federata Shqiptare e Peshngritjes zhvilloi kampionatin kombëtar të peshëngritjes për të rinj në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

12:57
Zbutet Seehofer. Sprapset në qëndrimet anti-islamike

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer bëri një kthesë 360 gradë të qëndrimit të tij. Njeriu që dikur thoshte se islami nuk është pjesë e Gjermanisë, tani pretendon të kundërtën: myslimanët, deklaroi ai në ditën e parë të konferencës së islamit atje, janë pjesë e këtij vendi.

12:55
Taksa 100%, Trajkoviç: Vendim politik afatshkurtër

Pas dorëheqjes së 4 kryetarëve të tyre, komunat në veri të Kosovës duket se kanë krijuar distancë me serbët në jug të saj.

12:50
“29 Nëntori, ditë e zezë”. Rama: Mirë lajthitën, por pse…

Edi Rama është kapur sot me deklaratën e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

12:45
Parlamenti Evropian voton pro integrimit në BE të Shqipërisë

Parlamenti Europian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

12:38
Familja e varfër që jeton me 10 mijë lekë në muaj

Pesë anëtarë të familjes Gjikola në fshatin Sopot të Bulqizës jetojnë me vetëm një ndihmë 100 mijë lekë të vjetra.

12:30
Fshatrat pa drita. Banorët kërkojnë zgjidhje afatgjatë

Banorët e fshatrave të Zejmenit, Pllanës, Treshit, Spitenit, por edhe shume fshatra të tjerë në Lezhë, shumicën e kohës e kalojnë në errësirë.

12:25
Përmbyten serrat në Fier

Dhjetra hektarë me serra ku janë mbjellë luleshtrydhe u përmbytën në fshatin Kafaraj të Fierit.

12:06
Festojnë shqiptarët e Londrës. Ngrihet flamuri kuqezi në Britaninë e Madhe

Festimet më të mëdha të shqiptarëve në Britani janë organizuar në Londër, ku edhe jeton pjesa dërrmuese e shqiptarëve, ndërkohë që rritet nga viti në vit numri i bashkive të kryeqytetit që ngrenë flamurin kombëtar me rastin e festave. Por, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Ambasada e Shqipërisë në Londër ka menduar si gjetje të re mosorganizimin e pritjes tradicionale për trupin diplomatik dhe komunitetin shqiptar, por pjesëmarrjen në “Javën Shqiptare në Britani”.

12:05
Shkodra nuk feston për 29 Nëntor

Në Shkodër, qytetin e fundit të çliruar, sot nuk festohet. Debati se kur iku gjermani i fundit pasqyrohet në mungesën e axhendës për 29 nëntor dhe në faktin që kryetarja demokrate e bashkisë, Voltana Ademi, nderimet për dëshmorët i bëri një ditë më parë.

11:47
Maqedoni, hiqet imuniteti i Gruevskit

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.

11:42
Homeland 5 – Episodi 2

Keri dhe During vizitojnë një kamp refugjatësh. Sauli dhe Alisona kanë mosmarrëveshje, pasi një gazetare tregon gjatë një interviste që ajo ka materiale të fshehta të CIA-s.

11:26
Opozita ndahet për festa

Edhe këtë vit, politika ka festuar e ndarë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit u pa edhe një “përçarje” mes opozitës, pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi që të përkujtojnë ditën e Çlirimit ditën e djeshme, ndërkohë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zgjedhur që këtë ditë ta përkujtojë sot.

10:58
Konflikti Ukrainë-Rusi. Franca ndërhyn për uljen e tensioneve

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko i kërkoi NATO-s të dërgojë anijet e saj në Detin Azov pas incidentit me Rusinë në ujrat pranë Krimesë.

10:28
Veliaj i uron shqiptarëve Ditën e Çlirimit: Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar në këtë ditë të shënuar për vendin, 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, të gjithë shqiptarët.

10:23
“MoMa” celebron Ugo Tognazzin

Muzeumi i artit modern “Moma” në Nju Jork i dedikoi aktorit të famshëm italian Ugo Tognazzi një ceremoni nderimi, si ritual i përvitshëm në përzgjedhjen e një prej yjeve të kinemasë italiane.

10:09
74-vjetori i Çlirimit, Meta dhe Rama homazhe të Varrezat e Dëshmorëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe të Varrezat e Dëshmorëve në kuadër të 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

10:05
Protestat në Francë, kryeministri kërkon takim me “jelekët e verdhë”

Kryeministri francez u ofrua të bisedojë me përfaqësues të “jelekëve të verdhë”, siç njihen ndryshe protestuesit kundër planeve për rritjen e çmimit të karburantit, por edhe vështirësive të tjera ekonomike.

09:50
Elton John acaron fansat

Lajm i keq për fansat e Elton John: këngëtari ka anuluar koncertin e tij në “Orlando Amway Center”, duke informuar njerëzit të cilët i kishin prenotuar të gjitha vendet e qendrës ku do të zhvillohej koncerti vetëm gjysmë ore përpara nisjes së tij.

09:44
Ja sa duhet të qëndrojmë në Facebook

Të kaluarit shumë kohë në rrjetet sociale, nuk na bën të lumtur. Dhe faji është pikërisht i platformave që megjithëse mundësojnë lidhjen virtuale mes njerëzve, rrisin nivelin e perceptimit të vetmisë.

09:36
Thaçi: Kufiri, më pas marrëveshja

Hashim Thaçi tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, që do të çonte në një njohje të ndërsjellë të të dy shteteve si vende sovrane, nuk mund të arrihet pa percaktimin e kufirit me Serbinë.

09:02
De Biazi arbëresh? Ja si përgjigjet ish-trajneri i Shqipërisë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel.

09:01
Greqi, makina përplas për vdekje shqiptarin

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Greqi. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në mesnatë, në rrugën “26 Tetori”, në zonën Sfagio të Selanikut.

08:48
Hekurudhat holandeze ofrojnë kompensim për viktimat e Holokaustit

Kompania shtetërore holandeze e hekurudhave NS (Nederlandse Spoorwegen) do ti paguajë kompensime të mbijetuarve dhe të afërmve të personave të transportuar me trenat e saj në kampet naziste të përqendrimit gjatë luftës së dytë botërore. Një prej këtyre njerëzve ishte dhe vetë Ana Frank.

08:42
Protestat në Francë, 2 në 3 persona i mbështesin

Dy në çdo tre persona në Francë mbështet protestën e të ashtuquajturëve jelekë të verdhë dhe rreth 80 për qind kundërshton masat e propozuara nga presidenti Emmanuel Macron, duke i quajtur ato të pamjaftueshme.

08:10
E para në NATO; Sllovenia vendos një kryekomandante femër

Sllovenia bëhet vendi i parë anëtar i NATO-s që zgjedh në krye të ushtrisë së saj, një femër. Major gjeneralja Alenka Emenc, 55 vjeçe, mori postin të mërkurën duke zëvendësuar major gjeneralin Alan Geder, që qëndroi në post për vetëm gjashtë muaj pasi paraardhësi i tij u shkarkua për shkak të performancës së dobët të trupave ukrainase gjatë testeve të NATO-s.

08:00
Festohet 29 Nëntori, Dita e Çlirimit të Shqipërisë

Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi fashist. Në nder të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

07:41
Makina bie në lumë, nxirret pas disa orësh trupi i pajetë i shoferit

Mëngjesin e së enjtes, në aksin Maliq-Korçë, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

05:43
Paqja në Jemen diskutohet në G20, shefi i OKB-së do takojë princin e Arabisë Saudite

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se është gati të takojë Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, gjatë samitit të G20-ës, që po mbahet në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

04:50
Pepsi dhe Coca Cola premtojnë 1.2 miliardë dollarë investime në Pakistan

Pepsi dhe Coca Cola do të investojnë rreth 1.4 miliard dollarë në Pakistan në vitet e ardhshme, tha një deklaratë nga zyra e kryeministrit Imran Khan, pasi ky i fundit priti drejtuesit e dy kompanive në një takim zyrtar.

03:58
Çështja Khashoggi, Pompeo: Prishja e marrëdhënieve me sauditët, cënon sigurinë kombëtare

Anëtarët e lartë të kabinetit të Presidentit Donald Trump u kërkuan të mërkurën senatorëve amerikanë të mos “prishnin” lidhjet me Arabinë Saudite lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, duke thënë se do të ishte një gabim për sigurinë kombëtare.

03:16
Spalletti: Keqardhje për humbjen, por besoj te Barcelona

Interi u mposht me rezultatin 1-0 nga Tottenhami në “Wembley”, në një sfidë ku rezistoi për plot 80 minuta, derisa fantazisti danez Eriksen mposhti portierin Handanoviç, pas një aksioni të bukur të Sissoko nga e djathta e sulmit.

02:32
Franca dhe Gjermania, përpjekje të përbashkët për të shpëtuar marrëveshjen me Iranin

Franca dhe Gjermania do të marrin përgjegjësi të përbashkët për një mekanizëm tregtar BE-Iran për të minimizuar rrezikun e sanksioneve të SHBA-së, por tani besojnë se duket e vështirë që të mbulojë shitjet e naftës, duke rritur frikën për fatin e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Teheranin.

01:48
Anulon koncertin 30 minuta para fillimit, fansat revoltohen me Elton John

Lajm i keq për fansat e Elton John, pasi këngëtari ka anuluar koncertin e tij në Orlando Amway Center, duke informuar njerëzit të cilët i kishin prenotuar të gjitha vendet e qendrës ku do të zhvillohej koncerti, vetëm gjysmë ore përpara nisjes së tij!

01:17
Conte jep sinjale për marrëveshje: Zërat e buxhetit nuk preken, por mund të ulen kostot

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të mërkurën se do të ketë hapësirë për të rregulluar numrat finalë të buxhetit, pasi të përfundojë një rishikim i kostos së masave në paketën e shpenzimeve.

01:04
Goli ndaj Liverpoolit, Neymar vendos një tjetër rekord

Braziliani Neymar shënoi golin e dytë të Paris Saint Germain, në sfidën që francezët fituan me rezultatin 2-1 ndaj Liverpool it.

00:28
Studimi/ Koha në rrjetet sociale nuk na bën të lumtur

Të kaluarit shumë kohë në rrjetet sociale, nuk na bën të lumtur dhe faji është pikërisht i platformave që megjithëse mundësojnë lidhjen virtuale mes njerëzve, rrisin nivelin e perceptimit të vetmisë.

E mërkurë, 28 Nëntor 2018
23:29
Modelja me origjinë shqiptare, që po mahnit italianët (Foto)

Modelja me origjinë shqiptare, Jori Delli vijon të jetë protagoniste në rrjetet sociale, ku poston foto që nxjerrin në pah linjat e saj mjaft perfekte.

23:24
Vendi në KS të OKB, Gjermania: Franca t’ia dorëzojë BE-së

Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, propozoi të mërkurën që Franca të heqë dorë nga vendi i saj i përhershëm në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ta kthejë atë në një vend të BE, çka do ta lejonte bllokun të fliste me një zë të vetëm në skenën globale.

23:05
Interi bie në “Wembley”, fitojnë PSG e Napoli

Paris Saint Germain fitoi përballjen direkte me Liverpoolin dhe “preku” kualifikimin për në fazën e 1/8-ave, të cilin mund ta zyrtarizojë falë një fitoreje ndaj Crvena Zvezdës në Serbi, në ndeshjen e fundit.

22:42
Dita e Pavarësisë, Meta: Funksionimi i shtetit kërkon dialog të qëndrueshëm

Në Pallatin e Brigadave, sot në mbrëmje, u zhvillua pritja shtetërore e organizuar nga Presidenti Ilir Meta me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.

22:03
Top Story/ Ish-drejtori i Policisë, Premçi: Rrëmbimet në Vlorë, situata është alarmante

Për Prokurorinë e rrethit të Vlorës ngjarjet e raportuara si të zhdukur nuk janë fenomen shqetësues apo që ngjallin panik në qytet.

21:59
Top Story/ Kush është biznesmeni i përfshirë në trafikun e drogës në Vlorë

Dyert e mortit nuk ka guxuar t’i hapë as Përparim Maze që jeton në një në një shtëpi të papërfunduar në lagjen “15 tetori”, qendër të qytetit të Vlorës.

21:57
Top Story/ Leonard Senkaj dhe Taulant Çerenishti, dy të zhdukur të tjerë në det nga trafiku i drogës

Si peshkatarë të humbur janë raportuar nga Policia e Vlorës edhe zhdukja e Leonard Senkajt dhe shokut të tij Taulant Çerenishtit, edhe pse vetë familja e Senkajt e pranojnë se ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

21:50
Top Story/ Qamil Laze, “peshkatari” që u gjet i vdekur në mes të detit për trafikun e drogës

Qamil Laze është një tjetër i zhdukur, trupi i të cilit u gjet 1 milje larg bregut, pranë ishullit të Sazanit, mëngjesin e 24 marsit të vitit 2017.

21:46
Top Story/ Babai i Mario Metushit: Djali im ishte skafist droge, e rrëmbyen për 150 mijë euro

Top Story vizitoi dhe familjen e Bahri Metushi, i cili jeton në lagjen 28 Nëntori në Vlorë. Marjo Metushi rezulton i zhdukur që nga 16 qershori i vitit 2017. Prokuroria ka pezulluar procedimin ndaj tij e regjistuar për veprën penale, kalim të paligjshëm të kufirit.

21:36
Top Story/ Familjarët: Nani u rrëmbye për shkak të trafikut të drogës me Dalipin dhe Dautin

Ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut u ekzekutua në prill të vitit 2017, teksa po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të kryqëzimit të Sukthit.

21:32
Ekskluzive Top Story/ Zbërthehet rrëmbimi i Nanit, kishte miqësi me Ervin Dalipajn dhe Xhino Dautin

I ekstraduar nga Kanadaja në vitin 2008, pasi ishte i dënuar për akuzën e vjedhjes me dhunë, Leonard Mehmeti, babai i tre fëmijëve është zhdukur mesditën e 22 nëntorit të vitit 2016.

21:30
Top Story/ Si u ekzekutua Edison “faqedjeguri”, i akuzuari për një seri rrëmbimesh

Në një atentat i tipit mafioz në afërsi të Shkozetit në Durrës, ekzekutohet Edison Harizaj. I plagosur rëndë, e më pas ndërron jetë në spital edhe miku i tij, Genci Çaçi.

21:24
Top Story/ “I penduari” Gazment Merkaj, u rrah barbarisht në ambientet e burgut

Familja jeton në një banesë thuajse të rrënuar ndërsa zyrtarisht 36 vjeçarit nuk i është dhënë statusi i të penduarit. Që kur Gazmenti u vetëdorëzua familja jeton në frikë.

21:19
Ekskluzive Top Story/ Flasin familjarët e të “penduarit”, zbërthehen disa nga vrasjet makabre në Vlorë

Top Story ka mundur të sigurojë dëshmitë e familjarëve të Gazmend Merkaj, një tjetër person i zhdukur nga droga e Vlorës. Ai dhe pse jetonte një një apartament shumë afër Drejtorisë së policisë nuk dilte më nga shtëpia.

21:18
Katar, “stadiumi në trajtë vagine” fillon të vijë në formë

Stadiumi në qytetin port “Al-Vakrah” të Katarit, i cili u quajt “stadiumi me formë vagine”, ka nisur të vijë në formë.

21:12
Top Story/ Si u rrëmbye 24-vjeçari Elvis Troqe, pak orë përpara fejesës

Një tjetër djalë i ri zhduket mbrëmjen e 17 korrikut 2018 në Vlorë. Elis Troqe, 24 vjeç rrëmbehet në mes të qytetit. I sapokthyer nga Italia, ku kishte kryer dënimin për trafikim të lëndëve narkotike, Elvisi kishte vendosur të ndërtonte një jetë të re.

21:08
Top Story/ Minutat e fundit të zhdukjes së Albano Xhaferajt tek Kompleksi Oslo

Vlora është një ndër qytetet që po numëron viktimat e një beteje që duket se është sunduar nga krimi i organizuar. Top Story përmes përshkrimit dhe inskenimeve në terren, solli në vëmendje disa histori personazh të zhdukur nga droga. Ndër to është dhe i zhdukuri Albano Xhaferaj.

21:02
Ekskluzive në Top Story/ Mbi 80 persona janë zhdukur 3 vitet e fundit nga droga e Vlorës

Rrëmbime në qendër të qytetit të Vlorës, piratë në mes të detit dhe vrasje të tmerrshme, janë fokusi kryesor i Top Story-t.

20:49
Ftesë në 5/ Deputetja më e bukur e Kosovës: Jam e bukur sepse…

Duda Balje, politikanja e cila konsiderohet si deputetja më e bukur e Kuvendit të Kosovës, ishte sot e ftuar ne emisionin “Ftesë në 5”, nga Bieta Sulo.

20:39
IMT e ALUIZNI sorollatin qytetaren, Fiks Fare zgjidh problemin

Zhaneta Lumani nga Elbasani ankohet në Fiks Fare se ngjitur me shtëpinë saj, gjatë viteve të fundit një fqinj ka ndërtuar një objekt pa leje duke i dëmtuar pronën. Përveç kësaj ai ka zaptuar edhe një hapësirë publike që ka funksionuar si rrugë mes pallateve.

20:32
Grevë në Greqi, paralizohet trafiku në vend

Mijëra vetë protestuan në Athinë të mërkurën në një grevë 24 orëshe në lidhje me pagat dhe pensionet dhe kjo lëvizje ka shkaktuar probleme në trafik.

20:05
Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulohet harta e rajonit e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të jetë vetëm në rastin e Amerikës. Por ndodh edhe me heroin tone kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në këtë hartë të vitit 1455, kushtuar Papës Nikolla V në të cilën territori i Ballkanit ndeshet me toponimin Scandrebeco.

20:00
Si duket ushtria më e fuqishme në botë në vitin 2018

Në vitin 2018, ushtria më e fuqishme e planetit Tokë vazhdon të mbetet ajo e SHBA-ve.

19:54
Sa kushton Unaza e re? Përplasja e shifrave mes ARRSH dhe opozitës

Përveç se për shembjen e shtëpive, përplasja e opozitës me qeverinë për rikonstruksionin e segmentit të Unazës së re nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi “Shqiponja” po zhvillohet edhe për kostot e projektit.

19:49
20 vjetori i Kushtetutës; Në 18 vite në Kushtetutë është ndërhyrë 5 herë

20 vite më parë Presidenti i vendit në atë kohë Rexhep Mejdani firmosi Kushtetutën e parë të Shqipërisë pluraliste, e cila u miratua në referendumin e 21 tetorit të vitit 1998.

19:14
4 minuta tmerr! Piloti harron ta lidhë, turisti varet me duar

Një pushues vendosi të provonte për herë të parë që të lëshohej në qiell me deltaplan, teksa vizitonte Zvicrën, por piloti harroi t’i lidhë litarin, duke i dhuruar kështu një përvojat më të tmerrshme të jetës.

19:11
Protesta tek “Unaza e re”, banorët bllokojnë rrugën me blloqe betoni

Banorët që preken nga zgjerimi i “Unazës së re”, tek zona e njohur si “Astiri” kanë përshkallëzuar reagimin e tyre në mbrojtje të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.