Stadiumi në qytetin port “Al-Vakrah” të Katarit, i cili u quajt “stadiumi me formë vagine”, ka nisur të vijë në formë.

Kjo vepër, e cila po ndërtohet në mes të nxehtësisë së shkretëtirës,  mbart një teknologji shumë të veçantë për sa i përket sistemit të ajrimit.

Kondicionerët e teknologjisë së fundit pritet t’ua ulin temperaturën tifozëve deri në 22 gradë celsius, ndërkohë që mjedisi rrotull tyre është përcëllues edhe në dimër.

Stadiumi është projektuar nga arkitektja britanike Dame Zaha, e cila vdiq papritur nga një ndalim zemre në vitin 2016, në moshën 65 vjeçare.

Kur u paraqit projekti, u tha që forma ishte frymëzuar nga një varkë tradicionale arabe, e cila përdoret për peshkim e zhytje. Megjithatë, komentuesit në internet thanë që më shumë ngjante me formën e gjenitaleve femërore, dhe kështu fotot u bënë virale.

E ndjera Zaha u zemërua me përshkrimin që u përhap: “Është e turpshme që i japin emërtime të tilla. Çdo formë arkitekturore me një vrimë në mes duhet të quhet vaginë? Është qesharake”, tha ajo.

Për të shmangur vapën, është vendosur për herë të parë në histori që botërori të bëhet në dimër.

E veçanta e stadiumit është që pas botërorit do të çmontohet i gjithi e do të dërgohet në vende ku ka më shumë nevojë për infrastrukturë futbolli.

Top Channel