“Do ulem me opozitën”, Albin Kurti flet në shesh pas daljes së rezultateve paraprake: Kosovës sot i mungon Kuvendi, pakica nuk vjen në punë 08/06 00:14
Dhjetra hektarë me serra ku janë mbjellë luleshtrydhe u përmbytën në fshatin Kafaraj të Fierit.
Ndonëse Lumi Vjosë ndodhet në shtratin e tij, rreth 20 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytja që ndodhi për shkak të bllokimit të kanalit kullues.
Kanali i Çesmës, siç e quajnë banorët, u bllokua pas shirave të dy ditëve të fundit, pasi, siç thonë ata, nuk ishte pastruar.
Fermerët që kultivojnë serra me luleshtrydhe janë dëmtuar sistematikisht nga përmbytjet e Lumit Vjosë. Por, edhe pse pjesa më e madhe e fermerëve kanë braktisur tokat e tyre pranë Lumit Vjosë dhe kanë marrë hapësira me qira në zona më të largëta, sërish nuk po u shpëtojnë përmbytjeve.
Top Channel