Priyanka Chopra josh dhe “tmerron” të ftuarit para dasmës përrallore

29/11/2018 20:09

Priyanka Chopra ka rrëmbyer kopertinën e një reviste tejet të njohur të modës, vetëm pak ditë përpara se të martohet zyrtarisht me Nick Jonas në Indi.

Ylli i serialit “Quantico” shfaqet me një fustan të kuq të ndezur, në dy foto të shpërndara nga “Vogue” mëngjesin e kësaj të enjteje për numrin e Janarit të vitit 2019. Aktorja 36-vjeçare tregon më pas në intervistën e saj “bombastike” të gjitha detajet e ditura apo të paditura, mbi romancën me Jonas.

Jonas dhe Chopra do të kenë dy ceremoni, një dasmë tradicionale indiane dhe një shërbesë të zakonshme të të krishterëve, të mbajtur nga babai i Jonas. Që të dyja ceremonitë do të mbahen në Pallatin “Rajasthan”, por në vende të ndryshme të tij.

Zyrtarisht do të jenë 3 ditë festive, ndërsa Chopra ka paralajmëruar se “të ftuarit do të kenë nevojë për shumë ditë pushimi pas kësaj martese”.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel