Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Greqi. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në mesnatë, në rrugën “26 Tetori”, në zonën Sfagio të Selanikut.

Raportohet se një 20-vjeçar grek kaloi me shpejtësi me mjetin e tij dhe aksidentoi për vdekje shqiptarin.

40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po kalonte rrugën, ndërsa makina ecte në drejtim të qendrës së Selanikut.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Top Channel