Muzeumi i artit modern “Moma” në Nju Jork i dedikoi aktorit të famshëm italian Ugo Tognazzi një ceremoni nderimi, si ritual i përvitshëm në përzgjedhjen e një prej yjeve të kinemasë italiane.

Nga data 5 deri më 30 dhjetor “Ugo Tognazzi: Tragedies of a ridiculous Man” do të përshkojë karrierën e aktorit të madh përmes 25 interpretimesh për t’u mbajtur mend, me regji nga: Pupi Avati, Marco Ferreri, Pietro Germi, Carlo Lizani, Mario Monicelli, Pier Paolo Pasolini, Dino Risi, Elio Petri, Ettore Scola dhe Luigi Zampa.

Pjesët e përzgjedhura për të rikujtuar Tognazzin celebrojnë një aktor të madh, por edhe një regjisor dhe skenarist që, bashkë me Marcello Mastroianin, Vittorio Gasman, Alberto Sordin dhe Nino Manfredin, ka bërë pjesë tek 5 talentet e papërsëritshëm që kanë shenjuar një epokë të artë të kinemasë italiane.

Zgjedhja e filmit “Tragjedia e një burri qesharak”, i cili do të inaugurojë dorëheqjen, kërkon të kujtojë edhe Bernardo Bertoluccin, i cili ndërroi jetë së fundmi dhe të cilit iu dedikua nga “Moma” një ceremoni e po të njëjtit ritual në vitin 2010.

Top Channel