“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje 03/10 13:17
Banorët e fshatrave të Zejmenit, Pllanës, Treshit, Spitenit, por edhe shume fshatra të tjerë në Lezhë, shumicën e kohës e kalojnë në errësirë.
Mungesa e energjisë elektrike është kthyer në makth në këto zona, kryesisht gjatë stinës së dimrit por jo vetëm. Shkak i ndëprerjes së energjisë është amortizimi i rrjetit, në të cilin nuk është investuar prej dekadash.
Banorët thonë se janë pagues të rregullt të energjisë elektrike, ndërsa investimet në rrjet kanë munguar në këtë zonë.
Punonjësit e OSHEE ndodhen në terren ku po punojnë për gjetjen e defektit, i cili sipas tyre ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe amortizimit të rrjetit.
Top Channel