Banorët që preken nga zgjerimi i “Unazës së re”, tek zona e njohur si “Astiri” kanë përshkallëzuar reagimin e tyre në mbrojtje të banesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Këtë mbrëmje ata kanë bllokuar dy anët e rrugëve duke vendosur blloqe betoni dhe kanë hequr tabelat e sinjalistikës.

Më pas protestuesit kanë sulmuar edhe rrethimin e firmës private që ka ngritur kantierin.

Ata kanë drejtuar thirrje në adresë të institucioneve që të mos afrohen, duke thënë se Unaza është e tyre.

Në protestë nuk janë parë forca policie, teksa në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Top Channel