E shtunë, 01 Dhjetor 2018
10:29
Berat, lagjet muzeale rrezikohen nga shembja e gurëve

Lagjet “Mangalem” dhe “Goricë” në Berat, prej vitesh kanë qenë të rrezikuara nga shkëmbinjtë mbi të cilët janë ndërtuar.

10:24
Izrael, gjendet unaza e Ponc Pilatit që kryqëzoi Jezusin

Unaza e vogël u gjet 50 vite më parë në kompleksin arkeologjik “Herodion”, pranë Betlehemit në Çisjordani.

10:12
NBA, humbasin Dallas dhe San Antonio

Los Angeles Lakers arriti një fitore të rëndësishme në sfidën e radhës në NBA. Skuadra kaliforniane fitoi ndaj Dallas Mavericks, ku si zakonisht spikati për të LeBron James.

10:10
Zhdukjet e rrëmbimet në Vlorë, policia: Janë 23, jo 80

Rrëmbimet në qendrën e qytetit të Vlorës, piratët në mes të detit, si dhe vrasjet e tmerrshme ishin në fokusin e emisionit “Top Story” të mërkurën në mbrëmje. Përmes dëshmive ekskluzive dhe dokumenteve të Prokurorisë, “Top Story” zbërtheu një seri rrëmbimesh, të kryera për shkak të përplasjeve në trafikun e drogës.

09:52
Alaska “shkundet” nga tërmeti me magnitudë 7 (Foto)

Një tërmet i fuqishëm tronditi qytetin më të madh të Alaskës, Anchorage, gjatë së premtes, duke tundur dhunshëm godinat e banimit dhe biznesit, e duke bërë që njerëzit të dilnin mes ulërimave në rrugë.

09:41
Itali, kapet gomonia me 1.500 kg hashash. Dyshohet se vinte nga Shqipëria

Një gomone me 1.500 kg drogë, përzierje mes marijuanës dhe hashashit, është kapur mëngjesin e kësaj të shtune në brigjet puljeze të Brindisit, ndërsa dy të rinj vendas janë arrestuar teksa shkarkonin sasinë e narkotikëve nga mjeti lundrues.

09:28
Shuhet në moshën 94-vjeçare i pari i dinastisë Bush

George H.W. Bush, presidenti i 41-të që udhëhoqi Shtetet e Bashkuara në mesin e një periudhe të turbullt sa u përket marrëdhënieve globale, përfshi edhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe pushtimin e Kuvajtit nga Iraku, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, në moshën 94-vjeçare.

08:39
May i kërkon princit saudit të veprojë ndaj vrasjes së gazetarit

Kryeministrja britanike Theresa May i tha Princit saudit të Kurorës, Mohammed bin Salman se ai duhet të ndërmarrë veprime për të parandaluar përsëritjen e incidenteve si vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi zyra e qeverisë britanike.

08:16
Situata në veri, Mustafa: Po përgatitet ndarja nga Kosova

Dorëheqjet e kryetarëve të komunave veriore, janë paralajmërime për ndarjen e veriut nga Kosova, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

05:44
Mijëra në protestë gjatë Samitit, policia argjentinase “blindon” zonën ku mbahet takimi

Mijëra demonstrues u mblodhën në Buenos Aires të premten për të marshuar kundër politikave ekonomike të G20, ndërsa vendet kryesore të industrializuara në botë hapën samitin e tyre vjetor në kryeqytetin argjentinas.

04:57
Perisiç paralajmëron largimin, Bayern dhe Man. United destinacione të mundshme

Sulmuesi anësor kroat i Interit , Ivan Perisiç dha një intervistë për “FourFourTwo”, ku foli për refuzimin që i bëri Manchester Unitedit në verën e 2017-ës, por një fjali e thënë në fund, ka bërë që të “tremben” tifozët zikaltër.

04:01
Qeveria zvicerane shprehet kundër ndaljes së emigrantëve nga BE-ja

Qeveria zvicerane tha të premten se ajo kundërshtoi uljen e emigracionit nga Bashkimi Europian, siç propozohet në një referendum të planifikuar, sepse një votim jo, mund të dëmtojë eksportet në partnerin më të madh tregtar të vendit.

03:38
Zbulohet në Izrael, unaza me emrin e Pons Pilatit

Unaza e vogël u gjet 50 vite më parë në kompleksin arkeologjik Herodion, pranë Betlehemit në Cisgiordanja dhe mbi të sot, falë punës së një makine speciale të vënë në dispozicion nga laboratorët izraelitë të Antikitetit, është deshifruar një emër, ai i Pons Pilatit.

02:21
Arrestohet koloneli austriak, dyshohet se ka spiunuar te rusët

Një kolonel i ushtrisë austriake, i dyshuar për spiunazh për Rusinë për 26 vjet, u arrestua të premten pasi një gjykatë ndryshoi një vendim që nuk kishte nevojë ta arrestonte atë në pritje të gjykimit.

01:38
Protesta e përjavshme në Gaza, mbi 28 palestinezë të plagosur

Rreth 8 mijë palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

00:55
May: Nuk ka plan B, bindim skeptikët për marrëveshjen e Brexit

Kryeministrja britanike Theresa May tha të enjten se ajo ishte e përqendruar në bindjen e ligjvënësve për të mbështetur marrëveshjen e saj të divorcit me BE-në, në një votim në parlament më 11 dhjetor, në vend që të përgatiste një plan B.

00:23
Starton fushata në Andaluzi, testi i parë elektoral për kryeministrin Sanchez

Rajoni i Andaluzisë në Spanjë fillon një sezon elektoral të ngarkuar, që mund të çojë përpara politikën kombëtare, me kryeministrin dhe kundërshtarin e tij kryesor, përballë testeve të tyre të para elektorale.

E premte, 30 Nëntor 2018
23:47
Putin dhe Princi Saudit takohen “ngrohtë” në samitin e G20-ës

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman shkëmbyen një “përplasje duarsh” dhe buzëqeshje të shfrenuara të premten, ndërsa u ulën pranë njëri-tjetrit në një sesion plenar të Samitit të G20-ës.

23:25
Homeland 5 – Episodi 3

Keri e kthen të bijën në SHBA, ndërsa vihet në ndjekje të personit që u përpoq ta vriste. Kuini vazhdon ta kërkojë dhe e gjen shtëpinë se ku fshihej, por Keri e qëllon.

22:55
Hell’s Kitchen/ Oligerti i eliminuari i radhës

Në shërbimin e darkës së sotme, Oligerti mbante përgjegjësi për pjatën e Suflesë.

22:50
Hell’s Kitchen/ Skuadra Blu vazhdon të gabojë, Renato thyen pjatën e Sileonit

Skuadra Blu vazhdon të gabojë!

22:45
Policia belge arreston dhjetëra protestues

Në Bruksel policia belge hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të frymëzuar nga lëvizja kundër taksave që përfshiu Francën, e quajtur “jelekët e verdhë”, të cilët hodhën gurë në drejtim të zyrës së kryeministrit.

22:41
Hell’s Kitchen/ Ervini tërbon shef Renaton

Mosnxjerrja e pjatës së suflesë ka ndikuar tek përqendrimi i skuadrës blu!

22:29
Hell’s Kitchen/ Shef Renato s’pranon suflenë e papërgatitur, rezultati…

Oligerti është përgjegjës i pjatës së suflesë!

22:24
Hell’s Kitchen/ Habit Suzana, nuk shikon një thes me spinaq

Suzana krijon konfuzion në kuzhinë pasi nuk gjen spinaqin në magazinë!

22:22
Tërmet i fuqishëm në Alaskë, paralajmërohet cunami

Një tërmet i fuqishëm tronditi të premten Alaskën jugore, duke nxitur një paralajmërim për cunami për zonën Cook Inlet.

21:59
Hell’s Kitchen/ Erioni ironi me Ervinin, i dhuron fustan të kuq

Erioni prej kohësh e akuzon Ervinin si konkurrentin që përkrah me shumë skuadrën e kuqe, atë të vajzave.

21:50
Fermerët e bardhë humbin betejën, shpronësohen pa kompensim

Një grup fermerësh të bardhë e humbën betejën gjyqësore kundër ligjit që i detyron t’ua kthejnë tokën zezakëve në Afrikën e Jugut, pa u dëmshpërblyer.

21:37
Hell’s Kitchen/ Elvana djeg bukët, reagimi i shef Renatos habit të gjithë

Elvana djeg për herë të dytë bukët, që do të gatuajë trahananë e moderuar!

21:34
Durrës, prishet rrethrrotullimi; Ishte kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve

Drejtuesit e automjeteve kanë qarkulluar lirisht këtë të premte, pas prishjes së një rrethrrotullimi të ndërtuar në fillim të vjeshtës në një nga kryqëzimet e qytetit të Durrësit.

21:31
Hell’s Kitchen/ Shef Renato i derdh gatimin Erionit pa nisur ende punë

Sfida e sotme konsiston në realizimin e recetave tradicionale shqiptare!

21:17
Humbja e Tiranës, Mema: Papërgjegjshmëri totale, kështu nuk vazhdohet

Intervista e trajnerit të Tiranës, Ardian Mema, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pasi bardheblutë humbën derbin në mënyrë “të hidhur”, duke parë t’u përmbyset avantazhi fillestar.

21:12
Hell’s Kitchen/ Letra e Oligertit përlot konkurrentët

Oligerti u largua nga kuzhina e “Hell’s Kitchen” pas lajmit tragjik, se gjyshi i tij kishte ndërruar jetë! Konkurrentet pas darkës ku të dyja skuadrat dolën humbëse, u njoftuan se në dhomën e ndenjes ka një letër për ta.

21:01
Demi kanadez sfidon gjigantin australian, plus Merakliu nga Kosova

Demi australian që pushtoi lajmet para pak ditësh dhe u kurorëzua si më gjiganti, tani ka një konkurrent që kërkon ta rrëzojë nga froni.

20:43
Fiks Fare/ Eksperti gjykatës i heq 50.000 metra2 pronarit, gaboi akt ekspertizën

Topografi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan Shpëtim Pashollari  bënë 2 herë aktin e ekspertimit për të njëjtën pronë, por në të dyja rastet të ndryshme. Rasti u denoncua mbrëmjet e të premtes në Fiks Fare.

20:27
 “Final Destination” në jetën reale, pëson dy aksidente në pak minuta

Një person që mund të quhet vërtet i pafat është kapur nga kamerat e kureshtarëve, teksa pëson dy aksidente rresht, në dy makina të ndryshme, brenda pak minutave.

20:01
“Këmbëzbathur në park”, premiera e komedisë në “ArTurbina”

Le të flasim pak për dashurinë. Për jetën e një çifti të sapomartuar nën titullin “Këmbëzbathur në park”. Kjo komedi, me autor Neil Simon, vendos dy të rinj në qendër të saj, kollaj të identifikueshëm edhe në realitetin shqiptar, që luftojnë përtej pritshmërive të jetës në një realitet rutinor.

20:00
Biznesi: Produkti i Kosovës dhe Shqipërisë të jetë një! Qarkullimi, pa kufij

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në nivele të kënaqshme, pavarësisht se kohëve të fundit është arritur progres. Kështu, të dyja shtetet po punojnë për lehtësimin e procedurave doganore, për t’i ndihmuar tregtarët në të bërit biznes.

19:57
Derbi i Tiranës mbetet i kuq, Partizani fiton me përmbysje 2-1

Një fitore në derbi nuk shijon kurrë si gjithë të tjerat. Madje bëhet edhe më e ndjeshme kur vjen pas një përmbysjeje rezultati, brenda 45 minutave të dyta të takimit të luajtur pasditen e kësaj të premteje në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

19:54
Kush e shënoi golin e barazimit, Cutrone tregohet i sinqertë

Post-ndeshja mes Milanit dhe Dudelanges në fazën e grupeve të Europa Leagues u shoqërua me një kaos në listën e emrave të gol-shënuesve.

19:46
“Dështim me anti-korrupsionin”, KLSH: Strategjia jetime, as BE s’monitoron fondet e veta

Strategjia antikorrupsion e nisur nga qeveria shqiptare 3 vjet më parë ka dështuar. Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas këtij institucioni, strategjia ka mbetur jetime dhe as Bashkimi Europian nuk monitoron më fondet që jep në këtë drejtim.

19:21
Historike, treni me mision inspektues përshkon kufirin mes dy Koreve

Për herë të parë në më shumë se një dekadë, një tren ka udhëtuar nga Koreja e Jugut në Korenë e Veriut përgjatë kufirit të ruajtur rëndë.

18:25
“Grekët, racistë ndaj të dobëtëve dhe të varfërve”

Kampioni olimpik dhe Presidenti i Federatës së Peshëngritjes amerikane, Pirro Dhima ka rrëfyer për mediat greke historinë e jetës së tij, por edhe sukseset e arritura. Ai rrëfen si shkoi në Greqi 30 vjet më parë dhe vështirësitë e integrimit atje.

18:09
Arrestohet “shoqëruesi” i kryeministrit Tsipras. 28-vjeçari, grek me origjinë shqiptare

Policia greke ka arrestuar një 28-vjeçar, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe dhënien e një deklarate të rremë.

17:35
Dita e 27-të e protestës, Basha: Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar edhe sot banorëve të Unazës së re në ditën e 27 të protestës kundër shkatërrimit të banesave të tyre pa asnjë lloj dëmshpërblimi.

17:16
Vrasja e shqiptarit në Korfuz, autori tregon motivin

Arrestohet një person si i dyshuar për vrasjen e ndodhur në Korfuz të Greqisë disa ditë më parë. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij dhe policia kishte nisur kërkimet.

17:12
Trump mbron lidhjet e biznesit me Rusinë

Donald Trump i ka dalë në mbrojtje marrëveshjeve të biznesit që ka pasur me Rusinë përpara se të bëhej president, duke e quajtur sërish hetimin aktual të kryesuar nga prokurori special Mueller si një “gjueti shtrigash”.

16:54
Macja e zezë “i pret rrugën” Partizanit, supersticiozët bardheblu “kryqëzojnë gishtat” – VIDEO

Vetëm para pak minutash, skuadra e Partizanit la hotelin ku ishte e grumbulluar, për t’iu drejtuar stadiumit “Selman Stërmasi”, ku në orën 18:00 do të startojë derbi i kryeqytetit, përballë Tiranës.

16:39
Fluks në poliklinika; Të miturit dhe të moshuarit kërkojnë ndihmën e mjekut

Poliklinikat vijojnë të kenë një fluks të madh të personave që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha. Kryesisht janë fëmijë dhe të moshuar.

16:18
“Fushata” e drejtësisë, prokurorë e gjyqtarë kërkojnë votën e kolegëve për në KLP e KLGJ

Siç ia kërkon ligji, edhe kryetari i Gjykatës së Lartë shpalli ditën e zgjedhjeve, nga ku do të votohet për qeverinë e gjyqësorit. Më 12 dhjetor, mbi 350 gjyqtarë të të gjitha shkallëve do të mblidhen për të zgjedhur mes 10 garuesve, 6 kandidatë për vendet në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

16:06
Makinat e përdorura, orët e fundit të hyrjes në Shqipëri

Prej 2 dhjetorit, në Shqipëri nuk do të lejohet të importohet asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”. Kamera e TCH ishte në sheshin e trageteve në Durrës, aty ku hyjnë pjesa më e madhe e automjeteve që importohen në Shqipëri.

16:05
A do të pasohet vettingu nga hetimi penal dhe a do të përfshihet SPAK?

Njerëzit, ndërkohë, perceptojnë se shumë subjekte të drejtësisë kanë përfituar nga profesioni i tyre dhe kanë krijuar pasuri të paligjshme.

16:02
Vettingu, çfarë ndodh nëse Strasburgu detyron rikthimin e të përjashtuarve?

Shumë nga subjektet e skualifikuara i kanë apeluar vendimet ndaj tyre në strukturën e KPA-së, por ankimimet rrezikojnë të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut. Një pyetje specifike iu bë pikërisht për këtë gjë, të ftuarës së sotme në emisionin “Top Talk”, Erida Skëndaj, kryetare e Komisionit të Helsinkit, nga gazetari Denis Dyrnjaja.

15:58
A ka ndikim politik në procesin e vettingut të njerëzve të drejtësisë?

Ndonëse kryetarja e KSHH-së, Erida Skëndaj foli për ata që janë skualifikuar në studion e “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, fokusi i raportit ka qenë tek ata që janë kualifikuar dhe aty lihet të nënkuptohet se ka një “mbyllje të njërit sy” për disa nga kriteret që duhej të gjenin zbatim te këta njerëz.

15:55
Raporti i “Helsinkit” dhe vërtetësia e procesit të vettingut

“Top Talk” është ndalur këtë të premte te Reforma në Drejtësi. Së fundi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti i Studimeve Politike kanë përpiluar një raport, i cili vëren se vettingu për prokurorët dhe gjyqtarët ka probleme të dukshme me standardet e skualifikimit.

15:15
Hapet gjykata, por nuk shkon njeri

Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ishte thuajse nga gjykatat e vetme në vend që këtë të premte ka hapur dyert për shërbimet ndaj qytetarëve.

15:04
Ngërçi i kreditimit. Ekspertët: Shkak, kërkesa e pakët e biznesit si dhe mungesa e projekteve cilësore

Edhe pse ekonomia është rritur me mbi 4% këtë vit, tregu financiar nuk ka shfaqur të njëjtin entuziazëm.

15:00
Studioja e “Shiko kush luan” në TCH kthehet në “arenë” të papriturash këtë të shtunë

Tani nuk është më çudi që në studion e Luana Vjollcës të ndodhin të papritura nga më të ndryshmet.

14:45
Arrestohet një doganier në Kapshticë

Është arrestuar një doganier për “shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës, shtetasi Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan të Maliqit.

14:42
Azili, ndalimet që në kufi

Aeroporti “Nënë Tereza” mbetet pika kryesore e kalimit kufitar nga ku shqiptarët udhëtojnë në zonën Shengen. Por, në 10 muajt e këtij viti është dyfishuar numri i qytetarëve që janë refuzuar në dalje për shkak se nuk plotësonin kushtet dhe dyshohet se do të kërkonin azil në vendet e Bashkimit Evropian.

14:34
Budva, Bushati e Pacolli “përplasen” me Bosnjen dhe Serbinë

Punimet e ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor nuk kanë qenë edhe aq të qeta.

14:08
Ekipi nga qyteti i karteleve në “play off”, Maradona jep spektakël (Video)

Ish-futbollisti i njohur Diego Armando Maradona ka regjistruar një sukses minimal, por të rëndësishëm në kampionatin meksikan, me skuadrën që drejton, Dorados de Sinaloa.

14:05
Mata Hari – Episodi 9, 10

Mata Hari planifikon të shkruajë një libër. Teksa rrugëve shpërthen dhuna, Mata Hari zbulon se aleancat dhe lidhjet e dashurisë do t’i sjellin më shumë rreziqe se mbrojtje.

13:51
“Brexit”, May refuzon çdo alternativë të marrëveshjes së saj

Kryeministrja britanike Theresa May i refuzoi alternativat për marrëveshjen e saj për “Brexit”-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që të mendojnë për pasojat nëse votojnë kundër.

13:49
Revolucioni i moshës, kujdes kë quani “plak”!

Të moshuar, por sa? Sipas ekspertëve, 65-vjeçarët e sotëm kanë një formë fizike dhe konjuktive të një 40-45-vjeçari të 30 viteve më parë, e pjesa më e madhe e atyre që tani i kanë kapërcyer të 60-at janë në formë të mirë dhe pa sëmundje.

13:41
Veliaj: Do të thyejmë rekordin e 150 mijë pemëve

Pas rikualifikimit të bllokut pranë rrugës “Musine Kokalari” në Kombinat, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për krijimin e minilulishteve si mjedise çlodhëse për të gjithë banorët e kësaj zone.

13:38
Ndëshkimi fizik i fëmijëve nga prindërit, krim në Francë

Dackat, ulërimat dhe shpullat për fëmijët, tani përbëjnë krim në Francë, vend në të cilin ato janë praktika që përdoren shpesh nga prindërit.

13:21
Denoncimi i “Top Story” për të zhdukurit në Vlorë, reagon Partia Demokratike

“E vërteta nuk mund të mbulohet më! Emisioni “Top Story” zbuloi shifrat dhe dëshmitë tronditëse për të zhdukurit e trafikut të drogës në Vlorë. Prokuroria pohoi zyrtarisht numrin 80 të të zhdukurve në 3 vjet. 80 të zhdukur është vetëm numri i denoncimeve që familjarët kanë bërë në polici për të afërmit e tyre”.

13:10
Aksident me një të vdekur në Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pekisht të Peqinit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa është plagosur rëndë një 31-vjeçar.

12:59
IFFHS shpall futbollistin më të mirë të vitit

Në pritje për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual në futboll, Topin e Artë, për të cilin është favoriti kryesor, Luka Modric vlerësohet me një tjetër çmim të rëndësishëm.

12:35
Rruga me gropa. Divjakë-Çermë, aksi i amortizuar i turistëve dhe fermerëve

Aksi rrugor që lidh Divjakën me segmentin Lushnje-Rrogozhinë të autostradës është vetëm 16 km e gjatë, por gropat nuk mungojnë as në dimër dhe as në verë.

12:26
Vijon puna për projektin e Unazës së Madhe, prishen ndërtime të tjera

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka vijuar për të katërtën ditë radhazi prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave që do mundësojnë ndërtimin e Unazës.

12:20
Ukraina ndalon meshkujt rusë

Ukraina nuk do të lejojë meshkujt rusë nga mosha 16-60 vjeç që të hyjnë në vend pas shpalljes së gjendjes së luftës.

12:18
Gjithë drita e yjeve. Astronomët i vendosin një numër

E gjithë drita nga të gjithë yjet që kanë ekzistuar ndonjëherë…është një sasi e një manjitude të paimagjinueshme, por tani, astronomët i kanë vendosur një numër.

12:15
Deputetët e panjohur. Të zgjedhurit e popullit që nuk i sheh elektorati

Durrësi përfaqësohet në Parlament nga 14 deputetë, por sa të përqafësuar ndjehen qytetarët durrsakë prej tyre? Të pyetur rastësisht në rrugë, qytetarë të ndryshëm shprehen se nuk e njohin deputetin e zonës së tyre.

12:10
Masakër balenash. Ngordhin 200 brenda një jave

51 balena pilot kanë ngordhur pasi u bllokuan në një plazh në ishujt Chatham në Zelandën e Re.

12:06
NASA hap tender për Hënën. Kërkon kompaninë që do të ndërtojë anije kozmike

Agjencia amerikane e hapësirës NASA zgjodhi nëntë kompani që do të konkurrojnë për të ndërtuar një anije kozmike, e cila do të dërgojë furnizime në Hënë dhe do të kryejë misione kërkimore atje.

12:05
Reforma zgjedhore, Balla: Shpresë për votimin e draftit para Krishtlindjes

Ashtu siç u rekomandua edhe nga Parlamenti Evropian që i hapi dritën jeshile negociateve të Shqipërisë me BE-në, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, gjatë qëndrimit në Londër ka deklaruar për Top Channel, pas një takimi me pjesëtarë të komunitetit dhe anëtarësisë së Partisë Socialiste, se drafti i reformës zgjedhore do mund të votohej përpara Krishtlindejeve.

11:59
Samiti i G20. Udhëheqësit botërorë mblidhen në Argjentinë

Liderët botërorë po mblidhen në Argjentinë për takimin e përvitshëm të G20 në mesin e tensioneve të reja me Rusinë, në lidhje me Ukrainën dhe mosmarrëveshjen tregtare mes Shba dhe Kinës.

11:55
Brazilianët dominojnë Champions-in

Ka një renditje kuotash për favoritët që do të fitojnë Ligën e Kampioneve, por ka gjithashtu një listë pretendentësh për Këpucën e Artë të turneut, aty ku më së shumti po shikojmë gola brazilianë.

11:49
De Gea ka dyshime për zgjatjen e kontratës me United

David de Gea vlerësohet nga shumë specialistë futbolli si portieri më i mirë në botë dhe për këtë avancimet ndaj lojtarit spanjoll nuk mungojnë në çdo merkato.

11:31
Bushati në Plavë e Guci, premton vëmendje të vazhdueshme

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë vizitës që zhvilloi në zyrat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Plavë dhe Guci ka premtuar vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë, Shqipëria.

10:59
Rita Ora po del me aktorin e famshëm hollivudian

Rita Ora po del me aktorin e famshëm Andrew Garfield.

10:42
Lleshaj, takim me drejtuesit e Policisë së Korçës

Sandër Lleshaj po viziton drejtoritë e policive në vend që kur mori detyrën e ministrit të Brendshëm.

10:40
Ja kur do të zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ-së

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

10:08
Shkodër, digjen 3 makina. Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Tre mjete janë pëfshirë nga flakët në lagjen Rus të Shkodrës.

09:38
Itali, shkatërrohet banda e drogës. Shumica e të arrestuarve, shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafik droge në Pulia.

09:20
Burri hedh gruan nga kati i tetë, më pas hidhet edhe vetë

Një ngjarje tragjike tronditi Beratin këtë mëngjes. Në kushte të një tronditjeje, një çift të moshuarish u hodh nga kati i tetë në pallatin ku banonin.

09:06
Shpërthim në Fushë-Krujë pranë zyrave të OSHEE-së

Policia ka dhënë detaje rreth shpërthimit që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një lokal në Fushë-Krujë.

08:44
Defekt në avionin e Merkelit. Kancelarja gjermane humb hapjen e samitit të G20

Kancelarja gjermane Angela Merkel e humbi hapjen e samitit të G20 në Argjentinë pasi avioni i saj u detyrua të kthehej pak pasi u nis në fluturim nga Berlini.

08:35
Është 50, por duket si 20! (Foto)

Nicole Murphy sigurisht e di se si të jetë në qendër të vëmendjes edhe në vjeshtë.

08:30
Hong Kong, autobusi përplaset me taksinë; 5 viktima

Përplasja e një autobusi me një taksi në Hong Kong ka shkaktuar vdekjen e 5 personave.

08:15
Dron kundër trafikut. Audi prodhon “shpëtimtarin” (Foto)

Audi prodhon Audi-Airbus Pop-Up në “Drone Week” të Amsterdamit, ku në bashkëpunim me Italian-Design kanë prezantuar për herë të parë një prototip fluturues dhe me drejtim autonom.

05:22
Përfaqësuesit e BE-së miratojnë mbështetjen për masë disiplinore ndaj Italisë

Përfaqësuesit e qeverive të Bashkimit Evropian mbështetën të enjten një masë disiplinore kundër Italisë mbi borxhin e saj, tha një zyrtar i BE për Reuters, pavarësisht se nga Roma po vijnë shenja kompromisi.

04:29
Qendër-mbrojtësi i Lazios “kërcënon” rekordin e legjendës së Interit

Francesco Acerbi luajti titullar në sfidën që Lazio zhvilloi mbrëmjen e djeshme përballë qipriotëve të Apollon Limasolit, në atë që ishte edhe ndeshja e tij e 140 radhazi, që ka luajtur në kompeticionet zyrtare.

02:50
Modelja e “Play Boy-t” u përkushtohet garave të automobilizmit (Foto)

Dikur u bë e famshme pasi pushtoi kopertinat e revistës së njohur “Playboy”, por tashmë modelja gjermane duket se ka të tjera plane.

02:06
Presidenti i Argjentinës: Çështja Khashoggi mund të diskutohet në Samitin e G20-ës

Presidenti argjentinas Mauricio Macri tha të enjten se akuzat kundër Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman lidhur me krimet e luftës dhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi mund të diskutohen gjatë samitit të G20, i cili fillon të premten.

01:28
Hyka largohet nga San Jose, disa opsione për të ardhmen

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Jahmir Hyka ka prishur kontratën me klubin amerikan të San Jose Earthquakes, pas rreth dy vitesh bashkëpunim.

00:47
Skocezët bashkohen kundër marrëveshjes së May për Brexit-in

Partitë politike skoceze do të bashkohen kundër konservatorëve, partisë së Kryeministres britanike Theresa May, në një front të rrallë të përbashkët, për të treguar zemërimin e tyre ndaj planit të saj për të lënë Bashkimin Evropian.

00:24
Sabrina Salerno rikthehet pas 4 vitesh, sjell hitin “Voices”

Katër vjet në distancë nga hiti i saj i fundit “Colour Me”, prodhuar nga amerikani Rick Nowels, Sabrina Salerno rikthehet në muzikë me “Voices”, këngë që i paraprin albumit të ri, publikimi i të cilit është parashikuar të dalë në vitin 2019.