Është arrestuar një doganier për “shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës, shtetasi Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan të Maliqit.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit me inicialet: R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç dhe P. V, 45 vjeç,

Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht.

Shtetasit e mësipërm janë kapur në Bilisht me mjetet e tyre, në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës, ku shtetasi L.K. dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.

Top Channel