Tre mjete janë pëfshirë nga flakët në lagjen Rus të Shkodrës.

Makinat kanë qenë të parkuara në rrugicën e njohur si Vajguri.

Një nga mjetet është djegur totalisht, ndërsa dy të tjera janë dëmtuar pasi ndodheshin pranë saj.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë nuk përjashtohet pista e një defekti në sistemin elektrik.

Top Channel