Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in pritet të kalojë zonën kufitare tejet të militarizuar gjatë së martës, për atë që do të jetë samiti i tij i tretë me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, me synimin për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur në bisedimet e ngecura bërthamore mes Penianit dhe Uashingtonit.
Presidenti Ilir Meta vizitoi Vatikanin, ku u prit në një audiencë të posaçme nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë. Më pas, u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
BMW ka prezantuar Vision iNext, makinën e saj të së ardhmes.
Një dyqan “online”, që merret me shitjen e gotave të dekoruara me fytyrën e presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe disa byzylyqe të ngjashme me veroret në vendin tonë, me vlerë 250 euro dhe që i bëjnë jehonë sloganit “liri, barazi dhe vëllazëri”, ka shitur sende me vlerë deri në 350 mijë euro për vetëm 3 ditë.
Flamengo dhe Vasco da Gama bashkuan forcat ditën e shtunë për të shtyrë një ambulancë me një lojtar të dëmtuar brenda saj. Mjeti nuk ndizej dot dhe futbollistët lanë mënjanë rivalitetin për të shtyrë ambulancën.
Bibia i tregon Rubinjos se i kërkoi Sabianit, shefit të trafikantëve, mbrojtje për të në burg. Irena vazhdon lojën e saj joshëse ndaj Euzhenios.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në fillim të javës së ardhshme, për të diskutuar – siç mësohet nga burime diplomatike të “KosovaPress”, – mbi nismën e përkrahur nga Amerika për korrigjimin e kufijve mes Prishtinës e Beogradit.
A mund të kesh frikë nga lumturia? Përgjigja është Po. Frika nga lumturia nuk është në manualet kryesore të klasifikimit të shqetësimeve mendore, por mund të përcaktohet si një formë paraprake e ankthit që ndalon arritjen e qetësisë.
Industria e modës po sheh nga e ardhmja. Zakonisht, ajo sheh vetëm pak sezone përpara, por kohët e fundit, disa stilistë po shfrytëzojnë pasarelat për të parë drejt së ardhmes së largët.
E ftuar në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u shpreh ndër të tjera se do të ketë një inspektim tërësor të standardeve dhe të kritereve të licencimit të të gjitha institucioneve të arsimit parauniversitar private.
E keni pyetur vetenndonjëherë se sa të gjata janë yjet që ju preferoni? Sigurisht për disa mund të thuhet “Gjatësia, gjysma e bukurisë” ndërsapër të tjera vlen shprehja “Një verë e mirë është në bute të vogël”.
Sot nxënësit e shkollave të Tiranës kanë marrë edhe një letër me këshilla nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e shkollor.
480 mijë nxënës u ulën sot në bankat e shkollës, nga të cilët rreth 32 mijë fëmijë shkuan për herë të parë në shkollë, duke nisur klasën e parë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor përmes një njoftimi për mediat bëjnë me dije se duke filluar nga data 18 Shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.
“Rinia që shpëton”, ky është kuptimi që donin t’i jepnin një grup të rinjsh nga Berlini anijes shpëtuese IUVENTA, që ata e krijuan me qëllimin për të shpëtuar ata që largohen nga Afrika në Evropë ne 2016.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lexuar pretencën e Prokurorisë për 3 personat e akuzuar si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur më 27 majin e vitit 2015 në Bulevardin “Zogu i Parë”.
Champions League rifillon këtë fundjavë me një standard tjetër financiar për klubet pjesëmarrëse.
Në 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, eshtrat e atdhetarit Mid’hat Frashëri do të kthehen në atdhe, pasi prehen që prej 68 vitesh në New York, aty ku edhe rilindasi ndërroi jetë.
Pak ditë më vonë padia e riformuluar e trajnerit të kombëtares është pranuar nga gjykata. Panucci kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani.
Ministria ruse e mbrojtjes tha të hënën se raketa që goditi fluturimin MH17 në korrik 2014, duke i marrë jetën të 298 personave që ndodheshin në bord, ishte prodhuar në 1986 dhe ishte në pronësinë e autoriteteve ukrainase.
Holanda është vendi më i fundit që goditet nga skandali i abuzimeve seksuale me të mitur nga ana e priftërinjve katolikë me më shumë se gjysmën e klerikëve të kishës që akuzohen se kanë mbuluar agresionet seksuale mbi fëmijët.
Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar statujën e një sfinksi ndërsa thanin ujin nga tempulli i Kom Ombo në qytetin jugor Asvan.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, në kuadër të vizitës në Shkup, ka theksuar se referendumi është mundësi unike për të shënuar histori në vend.
Mbështetur mbi fakte te vërteta ku vetmitë e dy njerëzve përballen në luftën midis krimit të organizuar e shtetit: Provenzano i Cosa Nostra e Sanna, shefi i skuadrës Duomo.
Një aksion i madh antidrogë është finalizuar së fundmi në Ballkan, ku janë vënë në pranga 148 persona, mes tyre edhe shqiptarë.
Nga 3 deri në 5 javë penalizim dhe një gjobë që mund të shkojë deri në 100.000 euro për Douglas Costa i cili në ndeshjen kundër Sasuolos pështyu kundërshtarin e tij Di Francesko.
Irlandezët dallohen për shpirtin luftarak, por që një 83-vjeçar do të reagonte gjatë një grabitje, e do të përleshej me ta, pakkush do e mendonte.
Cândido Godói është një qytezë prej 7000 banorësh në jug të Brazilit dhe ajo që e bën të veçantë është numri jashtëzakonisht i lartë i binjakëve.
Aktorja me e famshme e Kinës është zhdukur pa lënë gjurmë, dhe shumë po pyesin nëse këtu ka gisht Partia Komuniste kineze.
Të organizosh dasmën e ëndrrave është stresuese, të mendosh për restorantin, ushqimin, të sigurohesh që të ftuarit të mund ta përballojnë pjesëmarrjen. Por një nuse ka postuar një mesazh mjaft e zemëruar në rrjetet sociale pasi asnjë nga të ftuarit e saj nuk shkonte në dasmë. E dini pse?
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar vendimin e marrë për pezullimin e 16 mësuesve në Lushnjë, ditën e parë të shkollës.
Nga dita e sotme nisën pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit, ku për qytetarët e Kukësit është caktuar një tarifë e reduktuar.
Fëmija i dhjetë i Eddy Murphy do të jetë një djalë. Aktori 57-vjeçar po pret një tjetër fëmijë nga e dashura e tij Paige Butcher, 39 vjeçe, e cila pritet të lindë në dhjetor.
Plazhet me rërë ngjyrë rozë, ujërat e kristalta dhe moti i ngrohtë gjatë gjithë vitit kanë tërhequr prej kohësh njerëzit e pasur dhe të famshëm në ishullin e vogël të Bermudas.
Tre janë risitë që vini re në bordin e një makine të re Opel Combo Life, hapësira, komforti dhe pesë sediljet.
Komisioneri europian I zgjerimit Johannes Hahn, kërkoi që media në Ballkanin Perëndimor të ndihmohet me mbështetje financiare. Zyrtari i lartë i BE-së argumenton se për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e gazetareve nuk janë të mjaftueshme vetëm ligjet, por edhe një gjyqësor efikas dhe i pavarur, i cili garanton zbatimin e plotë të tyre.
Nën akuzë prej një viti për korrupsion, ish-gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri rrezikon të dënohet me katër vjet burgim për çështje korrupsioni.
Në pamje të parë ngjajnë më boronicat, por açai është një superfrut që vjen nga Amerika Latine, dhe në fakt Brazili është toka ku rriten palmat e saj.
Kreu i shtetit Ilir Meta është pritur sot në një audiencë të posaçme nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Banorët e fshatit Boçovë në Fier protestuan këtë ditë të parë të fillimit të vitit të ri shkollor për mbylljen e shkollës së fshatit.
Përmbytjet e shkaktuara prej uraganit Florence, praktikisht po e shkëpusin qytetin bregdetar te Wilmingtonit nga pjesa tjeter e karolines se veriut. Zyrtaret thone se te gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse prej tij janë të pakalueshme dhe i këshilluan banoret e evakuuar të qëndrojnë larg.
Tregu i kafshëve në Cërrik është mbyllur. Vendimi është marrë nga bashkia e Cërrikut, por shumë më herët ky treg u vu në vëmendje për shkak të kushteve shumë të këqija dhe pa kontroll të tregtimit të kafshëve për mish.
Presionet janë shtuar përpara referendumit të 30 shtatorit mbi marrëveshjen e emrit në Maqedoni, dhe sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më të qarta, ato mbërrijnë nga Rusia.
Aktori i njohur hollivudian është dëshmia më e fundit se të bëhesh prind në ditët tona, vërtët që nuk ka me kufizime kohore: Richard Gere dhe e shoqja, Alejandra Silva po presin fëmijën e tyre të parë.
Supersfida mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, që do të luhet mbrëmjen e së hënës, do të mbyllë kuadrin e javës së katërt të Kategorisë Superiore.
Një subjekt lojërash fati e ushtron aktivitetin në Durrës vetëm pak metra larg një shkolle jopublike 9-vjeçare dhe të mesme.
“Arsimi sot është në ditën më të zezë”, kështu u shpreh deputetja e PD Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, ku tha se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka shkelur ligjin duke mbyllur 133 shkolla.
Një motor dhe një automjet u përplasën tek zona e njohur si Pallati me Shigjeta në kryeqytet e për pasojë u plagos drejtuesi i motorit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të humbasë mundësinë për “marrëveshje paqësore me Serbinë” përmes korrigjimit të kufijve, në një opinion të publikuar sot në mediumin ndërkombëtar “Euractiv”.
Nëse në pjesën më të madhe të vendit, sot ishte dita e parë e shkollës dhe gjithçka nisi normalisht, nuk ka ndodhur aspak kështu për një shkollë 9-vjeçare në Çermë të Lushnjes.
Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Këmishët, e dimë mirë këtë, janë një aleate e çmuar për një pamje fantastike, që nga ato “casual” tek më elegantet.
Një tjetër bandë italo-shqiptare u shkatërrua në Leçe. 11 persona mes të cilëve 6 shqiptarë u arrestuan gjatë një operacioni në Galipoli nën akuzën për trafik lëndësh narkotike.
Një aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari ka ndodhur rreth orës 09:20 të së hënës në aksin rrugor Berat-Poshnje, në vendin e quajtur Orizaj.
Në zyrë do të tregoni gjithnjë e më shumë performancën tuaj në rritje. Skuadra e kolegëve, përfshi dhe nivelin e lartë drejtues e vlerësojnë mënyrën tuaj të punës. Komplimente!
Pas 15 vitesh, shkolla 9-vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës.Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Agjensia britanike e Luftës kundër Krimit NCA, është e shqetësuar se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një ndikim të spikatur në radhët e krimit të organizuar, që operon në Britani dhe ka një kontroll të konsiderueshëm në tërë tregun e trafikimit të lëndëve narkotike në Britani.
Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryebashkiakun Veliaj, e ministren Nikolla ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shkollës “Kosova” në Tiranë disa vite pas mbylljes dhe shembjes së saj.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka zgjedhur bashkë me kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj shkollën “Kosova” për të uruar ditën e parë të shkollës, 17 vite pas mbylljes dhe shembjes së saj.
Pas vdekjes së babait të Henrit, familja e tronditur nga dhimbja zbulon disa sekrete të rënda. Rasëlli i fsheh një informacion shumë domethënës ekipit të Elizabetës.
Silvana ngatërrohet me gënjeshtrat e saj dhe Nonatoja i thotë Bigës dhe Ditës së dyshon që Silvana e tradhton Eurikon. Ritinja i thotë Marildës se është e sigurt që Zeka e do ende.
Teksa shumë prindër kanë zgjedhur të shoqërojnë fëmijët e tyre në shkolla, deputetë e PD kanë zgjedhur rrjetet sociale për të denoncuar një sërë problematikash, sipas tyre, në disa institucione arsimore në vend.
Revista Time është duke ndryshuar pronar edhe një herë, gati tetë muaj pasi ishte shitur në grupin e medias amerikane Meredith Corporation.
Ashtu edhe siç ishte parashikuar rifillimi i shkollës ka risjellë edhe trafikun e rënduar në Tiranë.
Gruaja që akuzon për sulm seksual të nominuarin e Donald Trump në krye të Gjykatës Supreme të SHBA, Brett Kavanaugh, e ka bërë publik identitetin e saj.
Barazimi 1-1 mbrëmjen e kaluar në transfertë ndaj Kaljarit erdhi për kuqezinjtë pasi ylli argjentinas, Gonzalo Higuain, tregoi më të mirën e tij në Gonzalo Higuain në të 56-tën duke vendosur balancat, pas golit të shënuar nga vendasit që në minutën e 4-të me anë të Joao Pedro.
Angela Merkel i ka dalë në krah Austrisë në lidhje me kërkesat e saj për kufij më të fortë të bllokut evropian.
Nga sot, nisin pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit. Më poshtë, janë tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, për kalimin në këtë aks. Për qytetarët e Kukësit, është caktuar një tarifë e reduktuar.
E hëna e 17 shtatorit shënon edhe hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit. E teksa ishte paralajmëruar prej ditësh fillimi i pagesës, pranë sportelit janë parë edhe forca policie të pranishme për të evituar çdo incident.
Mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar hapjen e vitit të ri shkollor për 480 mijë nxënës, nga të cilët 32 mijë kanë provuar emocionet e tyre të para, pasi për ta ishte dita e parë e shkollës.
Grabitet pronari i një pike këmbimi në qytetin e Vlorës. Ngjarja e regjistruar rreth orës 21:50 të së dielës në lagjen Bashkimi, ose siç edhe njihet ndryshe lagjja Çole.
Është i vetmi vend ballkanik që ka një kryeministre të deklaruar gay, por aktivistët LGBT në Serbi nuk e duan atë në paradën e përvitshme të tyre.
Kina po përballet me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë që po shoqërojnë tajfunin Mangkhut. Më shumë se 100 persona janë lënduar në Hong Kong, ku gradaçelat lëkundeshin si pasojë e erës së fortë, me xhamat e dritareve që nuk i rezistonin dot forcës së saj.
Çdo vit, për pak javë, tapete lulesh shumëngjyrëshe shndërrojnë hapësira të mëdha toke përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës së Jugut, në një shpërthim të hareshëm ngjyrash.
“Mund t’ju gjej një vend pune vetëm duke kaluar rrugën”. Kjo ishte përgjigjja që Presidenti francez, Emmanuel Macron i dha një të riu, me profesion kopshtar, që iu ankua se nuk kishte punë.
Tirana ka arritur që të marrë fitoren e parë në kampionat pas 3 javëve të para ku nuk kishte provuar suksesin.
Lazio e Strakoshës mori një fitore të vuajtur në fushën e Empolit, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Frederik Veseli.
Me dëshirën e tyre u regjistruan në raundin e parë dhe po me dëshirën e tyre u çregjistruan nga kjo fazë për të kapur një degë më të preferuar në raundin e dytë. Këta janë maturantët e vitit 2018, numri i të cilëve është thuajse i ngjashëm me atë të një viti më parë.
Policia e Vlorës u erdhi në ndihmë 4 turistëve italianë ditën e dielë. Dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerët kishin humbur rrugën.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet mbi dyshimet se zyrtarë të shtetit kanë shpërdoruar detyrën kur kanë nxjerrë fitues në tendera një ish të dënuar droge, siç është Edmond Bego.
Ndeshja Juventus-Sassuolo do të mbahet mend për golat e parë të Cristiano Ronaldos me fanelën bardhezi, por edhe për minutën e çmendurisë së Douglas Costa.
Në prag të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se “reforma e thellë në arsim vazhdon për t’i dhënë një cilësi më të mirë mësimdhënies”.
Laçi dhe Partizani nuk shkuan më shumë sesa një 0-0 në ndeshjen e javës së katërt të Kategorisë Superiore.
Çel siparin edicioni i 13 i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Nëse vitet e kaluara festivali ishte i fokusuar tek krimi i organizuar dhe korrupsioni apo migracioni, këtë vit aktiviteti vjen me një tematikë të mprehtë, që në fokus do të ketë kërcënimin e të vërtetës.
Juventusi arriti të fitonte 2-1 ndaj Sassuolos, por lajmi ishte se të dy golat u shënuan nga i shumëprituri Cristiano Ronaldo.
Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit dhe e çon në +40 pikë avantazhin e tij ndaj Sebastian Vettel në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve.
Pikat e lojërave elektronike janë shqetësuese për qytetarët e Korçës. Adoleshentët dhe të rinjtë janë grupmosha më e kërcënuar nga ky aktivitet.
Inaugurohet segmenti i parë i rrugës Korçë-Ersekë, me një gjatësi prej 17.6 kilometrash. I gjithë projekti për lidhjen e Korçës me Ersekën është i ndarë në 3 lote, ndërsa ministri Gjiknuri tha se qeveria është e vendosur për të financuar edhe lotet e tjera deri në përfundimin e plotë të aksit deri në Ersekë.
Viti i ri shkollor do të nisë me kushte më të mira infrastrukturore për nxënësit e 3 shkollave në fshatin Lladomericë, Pasin dhe Miresh, në fshatin Ostren të Bashkisë Bulqizë.
Të hënën nis procesi mësimor, por jo të gjitha shkollat, kopshtet apo çerdhet në vend i plotësojnë kushtet higjieno-sanitare.
Ndonëse ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik me dy të vdekur, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë për vendosjen e sinjalistikës në një kryqëzim që të çon dret Kamzës.
Peza është vendi ku është zhvilluar një prej ngjarjeve më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve gjatë Luftës së Dytë Botërore: është mbledhur Kuvendi ku është mbajtur Konferenca e Pezës, më 16 shtator 1942.
Roma nuk arrin dot të rikthehet te fitorja në kampionatin italian të futbollit.
Paralajmërime kishte pasur edhe më parë, por duket se gjithçka kishte rënë në vesh të shurdhër.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se qytetarët duhet të pranojnë emrin e ri të shtetit, ose do të përballen me destabilitet dhe izolim.
Një referendum të ri për “Brexit”-in! Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar një votim të ri, duke kritikuar mënyrën sesi qeveria po adreson negociatat me BE-në.
Nxënësit që ndjekin mësimin në shkollën “Isa Boletini” në Kodër Kamëz nuk do ta zhvillojnë mësimin me dy turne këtë vit shkollor. Shkollës ekzistuese i janë shtuar 17 klasa rë reja, çfarë i jep zgjidhje shqetësimit të nxënësve dhe prindërve të tyre.
Eliud Kipchoge shkruan një faqe të historisë së atletikës. Keniani vendosi një rekord të ri botëror të maratonës dhe këtë e bëri në turneun e zhvilluar në Berlin.
Dita e parë e shkollës sjell gjithmonë trafik të rënduar në kryeqytet. Ndaj, për këtë arsye, Policia Rrugore ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.