Marco Reus në minutën e 40’ dhe Paco Alcacer në të parën shtesë, shënuan dy golat që i dhanë fitoren 2-0 Borussias së Dortmundit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të Bundesligës, për ballë Freiburgut.

Verdhezinjtë regjistrojnë kështu triumfin e katërt radhazi dhe të 10-in në këto javë të para, ndërsa kryesojnë me meritë, me 33 pikë, në një kampionat ku ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes.

Bayerni i Mynihut u rikthye te fitorja në kampionat, pasi fitoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Verder Bremenit, në një ndeshje që u vendos nga dopieta e fantazistit Gnabry, që vijon të shkëlqejë.

Në sfidat e tjera, Stuttgarti fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Augsburgut, ndërsa Hertha e Berlinit triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën e zhvilluar përballë Hannoverit.

Top Channel