Kukësi fitoi ndaj Luftëtarit në Gjirokastër me rezultatin minimal 0-1, falë një goli të shënuar nga Valon Etemi, 3 minuta nga fundi i takimit.

Luftëtari, pas një pjese të parë mjaft të mirë, 45-minutëshin e dytë e luajti thuajse të gjithën me një lojtar më pak, pasi mesfushori shkodran Ramadani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 47.

Gjithsesi, për 87 minuta bluzinjtë rezistuan mjaft mirë, duke u mbrojtur me fanatizëm, deri sa Etemi nisi një aksion personal dhe pasi kombinoi me një nga shokët e skuadrës, gjuajti nga pranë pikës së penalltisë dhe kaloi topin poshtë duarve të portierit Ruçi, i cili e preku, por nuk ia ndali drejtimin për në rrjetë.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në kuotën e 27 pikëve, duke parakaluar Teutën dhe Laçin, por njëkohësisht duke ruajtur ritmin e Partizanit kryesues, që ka 34 pikë.

Top Channel