“Mami e ka vuajtur qëndrimin tim në BBV”/ Miri i përlotur në “S’e Luan Topi”: E vështirë, akuzat ishin të rënda 02/05 18:49
Edhe këtë të shtunë “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca solli plot të qeshura dhe surpriza.
Një ndër sfidat ku zbulohen të thëna e të pathëna është edhe loja “Ndaje ose haje” ku konkurrentët, të vënë përballë njëri-tjetrit, duhet t’i përgjigjen pyetjeve ose të hanë ushqimet e tmerrshme në tavolinën e përgatitur nga stafi “mistrec” i “Shiko kush luan”.
Dren Abazi u vu përballë një pyetjeje të vështirë të cilën e kaloi me shumë sportivitet. Ai duhet të thoshte emrin e këngëtares komerciale, me të cilën pavarësisht klikimeve dhe ndjekësve të shumtë që ajo ka, nuk do të bashkëpunonte kurrë.
Artisti u përgjigj duke refuzuar ushqimin e “tmerrshëm” dhe tha emrin e Encës.
Top Channel