Në ditën e 29-të të protestës së tyre, banorët e “Unazës së Re” janë mbështetur edhe këtë të diel nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Ky i fundit tha se opozita, por edhe vetë ai personalisht do të vijojë të qëndrojë në krah të banorëve, që sipas tij kërkojnë me të drejtë anulimin e vendimit për prishjen e banesave nëse nuk kompensohen plotësisht.

Kryedemokrati shtoi se policia, me urdhër politik, ka ushtruar dhunë ndaj qytetarëve mbrëmjen e djeshme pas protestës. Bash shkon më tek duke akuzuar edhe kryeprokuroren

“Dënoj dhunën e ushtruar mbi fëmijët dhe gazetarët. Dje po mbaronte protesta, gjithçka ishte e qetë, dhe me urdhër politik u shoqëruan njerëzit e u dhunuan kameramanët për këtë që po ndodhte para publikut. Këtu po tregohet si ka rënë shteti e s’ka Gjykatë Kushtetuese si ta ndajë. Arta Marku është fshehur dhe futur poshtë tavolinës në vend që të hetojë për këtë vjedhje. Ajo është vendosur aty për të mbrojtur Ramën dhe Gjiknurin”, u shpreh Basha.

Sipas tij, “kjo është pasqyra e vërtetë ku ka përfunduar Shqipëria, me një të çmendur, një plaçkitës, për të ndërtuar kulla shumë milionëshe. Kjo është e vërteta e kësaj drame, është detyra ime për të qenë në krah të qytetarëve, por u bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen të ndalojnë të keqen se nesër mund t’iu vijë në derë. Qeveria po sillet si bandë, duke përçarë e frikësuar banorët për ta çuar deri në fund aferën e vjedhjes së unazës”, – theksoi Basha.

Basha akuzoi kryeministrin se është i përfshirë familjarisht në këtë aferë korruptive.

“Unë në fillim do konsultohesha me banorët siç është e pranueshme me ligj, do ndaja shpronësimet me banorët, vetëm pas kësaj do fillonin punimet pasi të ishte bërë edhe tenderi. Garë nuk ka pasur, është shkelur ligji për prokurimet publike, Kushtetuta po dhunohet çdo ditë me qytetarët, vetëm që Rama të grabisë një shumë astronomike për këtë projekt, – u shpreh Basha. – Pse një nga kompanitë është regjistruar në parajsë fiskale, fshihet Rama apo familjarët e tij, sa milionë euro do përfitojë ai nga këto para të qytetarëve shqiptarë”.

Top Channel