E martë, 18 Shtator 2018
18:20
32 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Champions League (Foto)

Sezoni i ri i Champions League do të shikojë plot 32 skuadra që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm europian për klube.

18:12
Lulzim Basha njofton “deklaratë të jashtëzakonshme” në orën 19:00

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar se në orën 19:00 do të dalë me një deklaratë të jashtëzakonshme nga selia e partisë.

17:38
Takimi i tretë mes udhëheqësve koreanë… brenda vitit

Një pritje në stil koreano-verior për liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në Penian. Liderët e dy Koreve po takohen për të tretën herë gjatë këtij viti, por për të parën herë në kryeqytetin e Veriut të izoluar.

17:34
“Hell’s Kitchen”, së shpejti në Top Channel. Audicionet vazhdojnë

Renato Mekolli do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, aty ku u bë i njohur për të gjithë publikun me formatin “Masterchef”. Këtë sezon ai rikthehet në Top Channel me një “reality-show” që mban emrin “Hell’s Kitchen” (Kuzhina e Djallit).

17:10
“Favoriti për të fituar Champions-in është…”

Ndihmësi i Pep Guardiolës te Manchester City, Mikel Arteta, e ka të qartë se kush është favoriti për të fituar Champions League, kompeticionin që nis pasditen e sotme.

16:54
Njihuni me futbollistët me më shumë Champions (Foto)

Pasditen e sotme nis Champions League, kompeticioni që çdo futbollist ëndërron që ta luajë dhe ta fitojë një ditë.

16:46
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 62

Euzhenio e kalon natën me Irenën. Sirio pyet Bibinë nëse është penduar që e la Kaion. Rubinjo i tregon Bibisë se përdorte adresën e internetit për të shitur drogë

16:32
Lojtarë të mëdhenj, por pa Champions (Foto)

Sot nis faza e grupeve e Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm për klube në botë.

16:08
Alfred Peza në “Top Talk”: Edhe PS e do vettingun politik, por PD është jo serioze

Vettingu politik është tema kryesore e ditëve të fundit, kjo ka qenë edhe tema e trajtuar këtë të martë në studion e “Top Talk”, ku përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ka qenë Alfred Peza, Sekretar i Partisë Socialiste për Shoqërinë Civile dhe Mediat.

15:37
“Martesa” kosovare, në garë për çmimin Oscar

Filmi “Martesa” është fitues i dy çmimeve ndërkombëtare dhe së fundmi është propozuar për kategorinë e filmit më të mirë të huaj ne garën e çmimeve Oscar.

15:32
Teatri, ligj i ri me tender. PS pranon dekretin e Metës. PD rikthehet në Kuvend

Dekreti presidencial që kthen ligjin për teatrin ktheu opozitën në Kuvend, por qëndrimi i saj u kushtëzua me votën që mazhoranca dha për variantin e ri të ligjit, duke sjellë edhe përplasje të ashpra në komision.

15:24
Protestë për pronat; Ish-i përndjekuri lidhet me zinxhirë para zyrës së ATP

Një nga ish-pronarët që nuk është dakord me sasinë e parave që do i jepen për kompensimin e 52 mijë metrave tokë në pronësi të tij, sot zgjodhi të protestojë para zyrës së trajtimit të pronave, duke u lidhur me zinxhirë te dera e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

15:15
“Pronat”, kompensimi u ul; Nga 3.7 miliardë lekë, qeveria dha vetëm 1.3 miliardë lekë

Qeveria ka ulur me tre herë pagesat për kompensimin e pronarëve në 7 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën Janar-Korrik fondet që buxheti ka dhënë për të kompensuar pronarët zbritën në 1.3 miliardë lekë, kur për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar qeveria dha 3.7 miliardë lekë.

15:10
Jaguar i ri Pace dhe Dua Lipa (FOTO)

Në timon dhe të dëgjosh muzikë, është një nga veprimet më të përbashkëta në botë. Për më tepër të ngasësh makinën dhe të këndosh këngën që dëshiron. Duke shtuar këtu stilin, ritmin dhe mjetet instrumentale që ju pëlqejnë.

15:02
Ermal Hoxhës iu fal burgu, gjykata e la në shërbim prove

Përmes një statusi në rrjeteve sociale, Rezarta Shkurtaj ka njoftuar daljen nga burgu të Ermal Hoxhës, i dënuar si i implikuar në laboratorin e Xibrakës.

15:01
“Vetting me të pavarur”, Basha kërkon miratimin e Ramës. Detajet më pas

Lulzim Basha paraqiti pikat e projektit për vetting në politikë pa zbuluar detajet. Ai tha se vettingu i politikanëve do jetë i pavarur nga politika. Kreu i Partisë Demokratike tha se më parë kërkonte miratimin e mazhorancës për nismën. Basha tha se nuk do lejonte diskutimet teknike ta merrnin peng projektin.

14:52
Ushqimet në çantën e fëmijëve për në shkollë

Pushimet mbaruan dhe shkolla dhe puna i rikthehen rutinës. Në mëngjes, përveç punëve të përditshme, tashmë do duhet të përgatisni dhe ushqimin për fëmijët në shkollë.

14:42
Feston ditëlindjen, Reshat Arbana nxjerr sekretin për veten

Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana ka festuar 78-vjetorin e lindjes dhe në këtë datë të shënuar i është rezervuar një festë e veçantë

14:31
Rrugë të reja me pagesë, Gjiknuri: Do të varet nga kostot e mirëmbajtjes

Rruga e Kombit u bë e para rrugë me pagesë në Shqipëri, por shumë shpejt kostot në rritje të mirëmbajtjes mund të çojnë që edhe rrugë të tjera në vend t’i nënshtrohen sistemit të pagesave të kalimit. Ministri Infrastrukturës, Gjiknuri ata që përdorin rrugën duhet të paguajnë më shumë.

14:30
Rrëzohet avioni rus, Moska akuzon Izraelin për sulmin

Rusia e pranoi se një prej avionëve të saj të zbulimit është qëlluar në Siri, por fajin për këtë incident nuk ia faturon Damaskut; Moska pretendon se problemi i vërtetë pas rrëzimit të mjetit me 15 persona në bord është Izraeli.

14:24
Një japonez në Hënë; Miliarderi do të jetë turisti i parë i “Space x”

Kompania e Elon Musk, Space X tregoi emrin e pasagjerit te pare privat te cilin planifikon ta dërgojë ne satelitin e vetëm natyror te tokës. Turisti i rrallë hapësinor do te jete miliarderi japonez Yusaku Maezawa.

14:19
Soreca vjen në Tiranë, Meta: Të rrisim përpjekjet për bashkëpunim pozitë-opozitë

Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka nisur zyrtarisht punën në Shqipëri, pasi ka paraqitur letrat kredenciale tek presidenti Ilir Meta.

14:07
Projektet e Ferrarit, paralajmërohet fuoristrada e parë

Nga 2019 deri në 2022, Ferrari do të hedhë në treg 15 modele të reja, përfshirë serinë speciale dhe në masën 60 për qind do të jenë makina hibride.

13:54
“Fundjavë Ndryshe” dhuron gjak, Meta: Të bashkuar ndihmojmë ata që kanë nevojë

Fushatës së kreut të shtetit Ilir Meta për dhurimin e gjakut i është përgjigjur dhe stafi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

13:47
Kryemadhi: Roli i faktorit politik shqiptar, i rëndësishëm për Maqedoninë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me kreun e PDSH-së, së Maqedonisë Menduh Thaçi, ku theksoi se stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm, duke vlerësuar dhe rolin e faktorit politik shqiptar në shtetin fqinj.

13:38
Dhunoi djalin e tij të mitur, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 47 vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar djalin e tij të mitur.

13:34
Sipërmarrja inovative në Shqipëri, mbi 300 kompani nga rajoni prezantojnë idetë e tyre

Mbi 300 kompani nga i gjithë rajoni prezantuan praktikat më të mira, idetë dhe projektet inovative të tyre në Tiranë në fushën e start up-eve, turizëm, teknologji, sistemin bankar, energjetikë dhe telekomunikacion.

13:25
Champions, nis faza e grupeve me përballje të mëdha

Sot starton faza e grupeve të aktivitetit më të madh të klubeve të kontinentit, si UEFA Champions League.

13:21
Mayweather i pangopur, tjetër ndeshje me Pasquiao

Gati ndeshja e “shekullit”; Mayweather-Pasquiao, në dhjetor përballja e dytë?

13:16
“Sherr” në regbi, vëllai i sportistit futet në fushë për ta mbrojtur

Stad Fronse kanë fituar ndaj Tulon në Francë në kampionatin e regbisë të zhvilluar fundjavën e shkuar.

13:12
Vettingu në politikë, Rama ironizon Bashën në “Twitter”

Kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet përmes një statusi ironik kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për vettingun e kërkuar në politikë.

13:12
Shemben ndërtimet pa leje në Jalë. Banorët kundërshtojnë aksionin e IKMT-së

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) u përball me kundërshtimin e banorëve të tensionuar, gjatë aksionit për shembejn e 9 objekteve në zonën e Jalës.

12:59
Gjirokastra jo më qytet-tranzit, shtohen vizitorët

Gjirokastra shënoi një rritje me 20% sa i përket numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë.

12:59
Maradona e nis me fitore, ylli argjentinas fillon aventurën si trajner në Meksikë

Ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e trajnerit të Diego Armando Maradonës në Meksikë.

12:53
Plehrat mbeten në Porto Romano, Bashkia Durrës pret nga qeveria

Shpallja e emergjencës mjedisore në territorin e bashkisë së Durrësit, ku mbetjet hidhen të pandara e të patrajtuara, përfshirë mbetjet e rrezikshme spitalore dhe industriale, nuk ka sjellë ende asnjë ndryshim në qytetin bregdetar.

12:52
Gazidis, administratori i ri i Milanit: Rikthejmë klubin ku e meriton

Ivan Gazidis do të jetë administratori i ri i deleguar i Milanit nga 1 dhjetori 2018. Pas një negocimi të gjatë kanë ardhur edhe njoftimet zyrtare të klubit kuqezi dhe Arsenalit.

12:45
Edhe autostrada e Kosovës me pagesë

Pas vendosjes se taksës për qarkullim në “Rrugën e Kombit” nga Qeveria e Shqipërisë edhe Qeveria e Kosovës po përgatitet që qarkullimi në autostrada e vendit të bëhet me pagesë.

12:41
Kate Middleton para se të ishte në familjen mbretërore (FOTO)

Kate Middleton ka qenë një princeshë perfekt që kur u martua me William në vitin 2011. Por para se të martohej dhe të bëhej Dukesha e Kembrixhit ishte një vajzë shumë normale.

12:35
Vettingu në politikë, Basha: I ndryshëm nga SPAK e BKH

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpjegoi nismën e opozitës për vettingun në politik, duke hedhur poshtë pretendimet e mazhorancës se do i takojë 2 institucioneve që do të dalin nga reforma në drejtësi që të largojë politikanët e korruptuar.

12:22
Basha: Ermal Hoxha u lirua se nuk nxori emrin e Olsi Ramës

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha folin për lirimin e Ermal Hoxhës nga burgu.

12:16
Fëmijët e ujit, notarë të lindur- FOTO

Teksa shumë prindër nuk i lënë foshnjat e tyre të notojnë deri sa të rriten pak, këto vogëlushë tregojnë se nuk je kurrë aq i vogël sa duhet për të mësuar notin.

12:15
Ambasada amerikane: Rrugë të mbarë Donald Lu

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane në Tiranë i ka uruar rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu, i cili përfundoi mandatin e tij.

12:04
Thaçi: Marrëveshja me Serbinë sjell stabilitet në Ballkan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur serish sot në një konferencë për medias se duhet të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

11:33
E bardha “pushton” tapetin e kuq të Çmimeve Emmy

Në edicionin e 70-të të ndarjes së çmimeve Emmy, divat e kinematografisë botërore kanë parakaluar në tapetin e kuq duke dhuruar spektakël me veshjen e tyre.

11:29
Salah: Liverpool fiton Champions dhe Premier League

Në prag të një supersfide mbrëmjen e sotme ndaj PSG, ylli i Liverpool, egjiptiani Salah, ka dhënë një deklaratë të fortë, duke u shprehur se skuadra ku ai bën pjesë do të triumfojë këtë vit si në Champions ashtu edhe në Premier League.

11:23
Kërcënon Theresa May: Ka vetëm një marrëveshje për “Brexit”

Kryeministrja May i paralajmëroi mbështetësit e vijës së fortë të Brexitit në partinë e saj për një shkëputje pa marrëveshje të vendit të saj nga BE. Ose marrëveshja e saj e Brexitit, ose nuk do të ketë marrëveshje.

11:20
Hahn apelon për referendumin: Çdo votë e rëndësishme

Ajo e perëndimit në Maqedoni përpara referendumit të 30 shtatorit është me padyshimin më të vogël një ofensivë e vërtetë diplomatike.

11:10
Prishja e ndërtimeve në Jalë, pronarët: I kemi në tokat tona

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u përball me kundërshtimin e banorëve të tensionuar, gjatë aksionit për prishjen e 9 objekteve të ndërtuara pa leje në zonën e Jalës.

11:06
Jepen çmimet “Emmy”, Game of Thrones shënon një tjetër sukses

Game of Thrones shënoi një tjetër sukses dërrmues në edicionin e 70-të të çmimeve Emmy. 9 statueta gjithsej rrëmbeu seriali magjik-përfshirë atë të dramës më të mirë dhe aktorit më të mirë jo protagonist Peter Dinklage.

10:44
Gjiknuri: 138 mln dollarë shtesë për rrugën Elbasan-Tiranë

Në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri u shpreh se rruga Elbasan-Tiranë kërkon 138 mln dollarë më shumë nga sa ishte parashikuar në fillim.

10:29
Heroinë, kokainë e kanabis në shtëpi, në kërkim 47-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka sekuestruar heroinë, kokainë, kanabis dhe 35 granta ofensive, duke shpallur në kërkim një 47-vjeçar.

10:25
Modelja më e paguar në botë “harron” reçipetat

Nëse ajo merr pjesë në një event, personazhet e tjerë mbeten të gjithë në hije. Kështu ndodhi edhe në eventin e Burberry në Londër.

10:15
Ministrja Nikolla: Së shpejti, gjuha rome në sistemin arsimor

E pranishme paraditen e sotme në forumin për dialog në nivel kombëtar për arsimin gjithëpërfshirës të mbajtur në Tiranë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është shprehur se arsimi gjithëpërfshirës do të ketë fokus deri në hierarkinë më të lartë në Ministrinë e Arsimit.

09:58
Ermali doli nga burgu, Rezarta: Familja ime e vockël u bashkua

Ermal Hoxha nuk është vetëm nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, por dhe bashkëshorti i këngëtares dhe modeles Rezarta Shkurta. Së fundmi ajo ka nisur biznesin e saj, kompaninë fotografike me emrin e vajzës së çiftit, “Hera”.

09:51
Aksident me një të vdekur në Elbasan

Një shtetase rreth 40 vjeç ka mbetur e vdekur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pasi është përplasur nga një automjet.

09:46
Victoria e lëshon veten, kërcen këngën e Spice Girls mbi divan (VIDEO)

Victoria Beckham ka festuar 10-vjetorin e krijimit të markës së saj të modës në një klub të Londrës, bashkë me modelet Winnie Harlow dhe Adwoa Aboah, dhe ikonat e sektorit si Charlotte Tilbury dhe Alexa Chung.

09:38
Thuaje me një bluzë!

Ka lindur në kontekstin e një veshje sportive, por tashmë është veshje e modës së lartë. Bluzat janë bërë një nga veshjet më të domosdoshme të gardërobës femërore. Dhe jo vetëm në kohë të lirë. Perfekt me xhinse për të qenë sa më cool, por mjaft të dobishme edhe në mbrëmje elegante.

09:33
Të shtënat me armë në Tiranë, policia zbardh ngjarjen e një nate më parë

Të shtëna me armë zjarri u raportuan një natë më parë në kryeqytet në rrugën “Shefqet Musaraj”.

09:29
Akrepi, shenja e ditës

Dita përkufizohet si e jashtëzakonshme, përgatiturni për të konkretizuar objektivat profesionalë të rëndësishëm dhe të merituar , pasi është frut i kompentencës dhe vendosmërisë suaj që keni në fushë.

09:19
Korrigjimi i kufijve, Haradinaj: Na kthen në të kaluarën tragjike

Ramush Haradinaj deklaroi se korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet me Serbinë duhet të çojnë në njohjen e ndërsjellë.

09:12
Helen Flanagan, e magjishme 3 muaj pas lindjes

Në muajin qershor, ajo solli në jetë vajzën e saj të dytë Delilah, por kur kanë kaluar vetëm 3 muaj nga lindja, aktorja Helen Flanagan ka shfaqur një fizik për t’u admiruar.

09:02
Prishja e ndërtimeve pa leje në Jalë, pronarët përplasen me policinë

Banorët në Jalë kundërshtojnë aksionin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

08:36
Ashpërsohet lufta tregtare, SHBA vendos tarifa të reja ndaj mallrave kineze

Shtetet e Bashkuara janë duke vendosur mbi mallrat kineze tarifa të reja me vlerë 200 miliardë dollarë, më të ashprat deri tani.

08:29
Shehi: Shohim vetëm ndeshjen e radhës, luajmë me ego dhe uri

Ish-portieri Orges Shehi po rezulton në zgjedhje duhur në krye të stolit të Skënderbeut në këtë nisje të kampionatit.

08:06
Digjet një makinë në Shkodër, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Mjeti tip “Ford” me targa AA 368 RA, në pronësi të shtetases më iniciale A. L. ishte i parkuar pranë banesës në rrugën “Qemal Draçini”.

E hënë, 17 Shtator 2018
23:02
“Open”, Luarasi: I paqartë procesi i vetting-ut në politikë

Iris Luarasi deklaroi në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se nevoja për vetting në politikë është e qartë dhe të gjithë shqiptarët e duan këtë, por mënyra se si do të bëhet ky vetting është e paqartë.

22:48
“Open”, Rakipllari: Vetting-u në politikë, i nevojshëm. Mënyra si bëhet…

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Robert Rakipllari deklaroi se është dakord me vetting-un në politikë, por shtoi se nuk është dakord që të bëhet me komision parlamentar.

22:45
“Keni bërë krime publikisht”; “Nuk jemi në politikë për të blerë çantë”. Përplasje mes Spiropalit dhe Salianjit në “Open”

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji shkëmbyen deklarata të forta në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili mbrëmjen e së hënës.

22:29
Spiropali në “Open”: PD-ja kërkon të sjellë thashethemet përpara një komisioni të përbashkët

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, e cilësoi nismë dhe jo projektligj atë që ka propozuar Partia Demokratike në lidhje me vetting-un në politikë.

22:22
Vetting-u i politikanëve, Salianji sqaron në “Open” propozimin e PD-së

Vetting-u në politikë ishte tema e diskutimit të emisionit “Open” me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e së hënës, në Top Channel.

21:54
Skënderbeu fiton në Vlorë. Korçarët shkëputen në krye të renditjes

Skënderbeu mund Flamurtarin brenda në Vlorë me rezultatin 0-2, duke vazhduar në krye të Kategorisë Superiore pas 4 javësh.

21:45
E pastreha tregon se si shpenzoi 280 mijë euro për 14 muaj

Dikur ka qenë e martuar, me dy vajza, dy prona, bënte punë të qetë dhe jetë të rehatshme.

21:18
Për herë të parë SHBA lë pas Rusinë dhe Arabinë Saudite

Për herë të parë që nga viti 1973, Arabia Saudite dhe Rusia nuk janë më vendet që prodhojnë më shumë naftë në botë. Në vend të parë ka kaluar SHBA, e cila e ka dyfishuar prodhimin në dekadën e fundit, vit pas viti.

21:13
Të vegjlit, kundër bojkotit. PR, PDK e LZHK, të pashqetësuar për PDIU. Dule…

Sali Berisha është i pari që foli për bojkot të zgjedhjeve në kampin opozitar, duke ngritur pikëpyetjen ashtu si një vit më parë, kur ishin në çadër, nëse opozita duhet apo jo të futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

20:55
Protesta në mbrojtje të Valbonës. Aktivistë të huaj dhe banorët e Dragobisë, kundër ndërtimit të HEC-eve

Në orën 6:00 të mëngjesit, aktivistë të huaj për mbrojtjen e lumenjve në Ballkan dhe banorë të Dragobisë në Tropojë protestuan kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi Valbonë. Ata bllokuan hyrjen për në kantierin e ndërtimit, pikërisht aty ku firma koncesionare po kryen pjesën më të madhe të punimeve.

20:43
Plagë e kafshime, fakte për dhunimin e 12-vjeçarit në Qendrën e Rehabilitimit në Berat

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës fakte të reja për dhunën që ushtrohet ndaj fëmijëve në Qendrën “Unë jam si ju”, në Berat.

20:35
Në radhë për te mjeku. Të moshuarit dalin që në 4 të mëngjesit

Që në orën 6 të mëngjesit në Poliklinikën Qendore të Fierit pacientët vendosen në radhë. Disa prej tyre kanë ardhur që në orën 4:30. Ata kanë ardhur për të kryer vizitën pranë mjekut specialit osë për të bërë analizat. Është mjeku i familjes ai që vendos për datën dhe orën e vizitës. Më pas, pacienti duhet të paraqitet pranë poliklinikës për të marë në recepsion numrin e radhës së vizitës. Pikërisht një gjë e tillë ka bërë që qytetarët të vendosen në radhë që në orët e para të mëngjesit.

20:25
Basha zbulon si dhe kush do ta bëjë vetting-un

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se si dhe kush do ta bëjë vetting-un e politikanëve.

20:20
Gjakmarrja e ka ngujuar, 6-vjeçarja lutet: Më lini të shkoj në shkollë

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkollën disa fshatra larg familjes së saj, te gjyshërit.

20:15
Hetim për kumarin. Policia kërkon verifikim pasuror për Besnik dhe Gramoz Muratajn

Departamenti Qendror i Hetimit referon në prokurori materialet për hetim pasuror në ngarkim të shtetasve Besnik dhe Gramoz Murataj.

19:58
Gjakësi nuk e lejon në shkollë. Historia tronditëse e 6-vjeçares nga Malësia e Madhe, sonte në “Fiks Fare”

Në ditën e parë të fillimit të procesit mësimor, “Fiks Fare” do të sjellë sonte dy histori rrënqethëse.

19:33
Rrugët, 682 milionë dollarë më tepër. Elbasan-Tiranë dhe Rruga e Kombit, kostot u shtuan në ndërtim

Ndërtimi i veprave publike në Shqipëri është një histori e mbushur me tejkalime kostosh dhe fatura të fryra në kurriz të taksapaguesve.

19:31
Athinë, grupi anarkist i së majtës sulmon Ambasadën e Iranit

Një grupim anarkist, i njohur si “Rubikonas”, ka sulmuar Ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

19:20
Iker Casillas, 20 sezone radhazi duke luajtur në Champions League

Portieri i Portos, Iker Casillas, do të nisë të martën sezonin e tij të 20 radhazi në Champions League, duke thyer rekordin e uellsianit Ryan Giggs, i cili kishte arritur të duronte 19 sezone radhazi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në botë.

19:04
Shmanget katastrofa humanitare, Rusi-Turqi bien dakord: Zonë të demilitarizuar në Idlib

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë kanë rënë dakord për krijimin e një zone të demiliratizuar në provincën siriane të Idlibit, me synimin për të ndarë forcat qeveritare nga ato rebele.

18:50
FMN paralajmëron Britaninë: Brexit pa marrëveshje, zgjidhja më katastrofike

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se, një “Brexit pa marrëveshje” do të nënkuptonte “kosto të konsiderueshme” për ekonominë britanike, bazuar në termat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

18:48
Basha: Kukulla e krimit, Edi Rama mbylli 133 shkolla

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në Twitter se “kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës”.

18:38
Nisja e vitit të ri shkollor, Veliaj: Shumë më mirë se çdo vit tjetër!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi në Twitter Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake për punën e tyre në ditën e parë të shkollës.

18:29
“Luftë” në Laç, plagosen me automatik 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në Laç, ku një person ka plagosur me automatik 3 veta në Sanxhak.

18:18
Orban, sfidues ndaj BE-së. Do të vijojë betejën për emigracionin

Hungaria do t’i rezistojë çdo përpjekjeje të Bashkimit Europian për t’i hequr asaj të drejtën për mbrojtjen e kufijve të vet, e do të luftojë t’i kthejë mbrapsht politikat pro emigrantëve të grupit të qendrës së djathtë, të cilit i përket në Parlamentin Europian.

18:16
Inter, Spalletti: Me Tottenhamin bëjmë kthesën

Interi po kalon një moment të keq. Në 4 ndeshjet e para të Serisë A ka grumbulluar vetëm 4 pikë. Të shtunën u mund në San Siro me rezultatin 0-1 nga Parma, ndërsa nesër do të ketë përballë Tottenhamin, sërish në Milano, kësaj radhe për Champions League.

18:01
Rama në Twitter: Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive

Kryeministri Edi Rama i cilësoi në Twitter si “të pabesueshme” ato që i quajti “shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive”.

17:35
Itali, arrestohen dy shqiptarë me 800 kg hashash

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Foxha të Italisë pasi u kapën duke transportuar 800 kg hashash.

17:30
Të martën nis samiti ndërkorean, bisedimet bërthamore në rrezik

Presidenti koreano-jugor, Moon Jae-in pritet të kalojë zonën kufitare tejet të militarizuar gjatë së martës, për atë që do të jetë samiti i tij i tretë me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong-un, me synimin për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur në bisedimet e ngecura bërthamore mes Penianit dhe Uashingtonit.

17:25
Meta: Kënaqësi e veçantë të vizitoj Vatikanin

Presidenti Ilir Meta vizitoi Vatikanin, ku u prit në një audiencë të posaçme nga Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë. Më pas, u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

17:19
BMW prezanton të ardhmen: Vision iNext (Foto)

BMW ka prezantuar Vision iNext, makinën e saj të së ardhmes.

17:08
Dyqani virtual i “Elysee”-së, 350 mijë euro xhiro në 3 ditë

Një dyqan “online”, që merret me shitjen e gotave të dekoruara me fytyrën e presidentit francez, Emmanuel Macron, si dhe disa byzylyqe të ngjashme me veroret në vendin tonë, me vlerë 250 euro dhe që i bëjnë jehonë sloganit “liri, barazi dhe vëllazëri”, ka shitur sende me vlerë deri në 350 mijë euro për vetëm 3 ditë.

16:51
Kundërshtarët bëhen bashkë për të SHTYRË ambulancën! (Video)

Flamengo dhe Vasco da Gama bashkuan forcat ditën e shtunë për të shtyrë një ambulancë me një lojtar të dëmtuar brenda saj. Mjeti nuk ndizej dot dhe futbollistët lanë mënjanë rivalitetin për të shtyrë ambulancën.

16:46
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 61

Bibia i tregon Rubinjos se i kërkoi Sabianit, shefit të trafikantëve, mbrojtje për të në burg. Irena vazhdon lojën e saj joshëse ndaj Euzhenios.

16:37
Korrigjimi i kufijve, Thaçi shkon në SHBA për t’u takuar me Trumpin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në fillim të javës së ardhshme, për të diskutuar – siç mësohet nga burime diplomatike të “KosovaPress”, – mbi nismën e përkrahur nga Amerika për korrigjimin e kufijve mes Prishtinës e Beogradit.