Të zhdukurit e Vlorës, 80 persona për të cilët nuk ka as nam e as nishan, ndërkohë që shteti hesht, do të jenë argumenti kryesor i diskutimit sonte në emisionin Open të Eni Vasilit në Top Channel.

Ç’ndodhi pas publikimit të fakteve dhe pse policia reagoi duke fshehur shifrën ndërkohë që fakti pohohet nga prokurorja e Vlorës?

Ç’po ndodh aktualisht në Vlorë dhe ku ndodhen hetimet për këtë luftë në mjedisin e narkotrafikut në qytetin e madh jugor?

Pse policia nuk ka marrë për bazë denoncimin e familjarëve dhe ç’po ndodh në uniformat blu të Vlorës?

Tre dosjet e mëdha të lidhjeve të krimit me politikën dhe për kë e ka ambasada amerikane pyetjen retorike Ksuh e ka radhën tani?

Të gjitha këto do të diskutohen sonte në Open të gazetares Eni Vasili me nje panel të zgjedhur.

Gjatë emisionit do të ketë materiale ekskluzive për dosjet e Vlorës, si dhe të rejat mbi hetimet e tre dosjeve që kanë përfshirë emra të mëdhenj të politikës në vend; dosja 339/1 ku është përfshirë kryebashkiaku i Durrësit, dosja e Bajrave në Shkodër dhe ajo e abuzimeve me tokat në Lezhë që ka dërguar prapa hekurave zyrtarë nga PS-ja dhe PD-ja.

Top Channel